Trazira në Shkup pas përgjimeve që implikojnë kryeministrin në vrasje. Dhjetëra të plagosur rëndë (VIDEO)

May 5, 2015 23:55

Trazira në Shkup pas përgjimeve që implikojnë kryeministrin në vrasje. Dhjetëra të plagosur rëndë (VIDEO)

Situata në Shkup dje në mbrëmje ka dalë nga kontrolli.

Rreth 20 të plagosur rëndë mes tyre policë dhe protestues janë raportuar të shtruar me plagë në spitalin e qytetit.

Protesta nisi dje pasdite kur mijëra qytetarë u mblodhën përpara selisë së Qeverisë së Maqedonisë duke bërtitur “dorëheqje”, “vrasës”, “Ikni”, “Ik Grujo”!

Fillimisht policia u tërhoq nga hyrja e Qeverisë.

Një zyrtar policor hapi rrethojën përpara Qeverisë së Maqedonisë për demonstruesit që ata të kishin mundësi të futeshin në oborrin e godinës qeveritare dhe më pas ai dorëzoi armën dhe uniformën në mënyrë demonstrative.

Qytetarët kanë hyrë në oborr dhe kanë përqafuar policin, por paqja nuk ka zgjatur shumë.

Forca speciale kanë ndërhyrë brutalisht më pas, ndërsa u përhap lajmi se Nikolla Gruevski po e drejton vetë operacionin nga salla e kamerave të policisë.

Pas ndërhyrjes së dhunshme turmat e protestuesve janë shpërndarë nëpër qytet dhe policia është vënë në ndjekje të tyre, transmeton “Zhurnal”.

Deri në orët pas mesnate nuk dihej ende nëse protesta do vazhdonte deri në mëngjes apo do merrte fund natën.

Në bulevardin “Ilinden” nuk ka më protestues pasi Policia i ka shtyrë ata drejt rrugës “Goce Dellçev”.

Flamujt të cilët ishin ulur në gjysmështizë nga protestuesit sërish u ngritën në nivelin e duhur në selinë e Qeverisë.

Trazirat nisën pasi opozita e Zoran Zaev publikoi atë që ajo e quajti “bomba” e 29-të që ka të bëjë me vrasjen e të riut Martin Neshkovski.

Në biseda dëgjohen kryeministri Nikolla Gruevski, ministrja e brendshme Gordana Jankullovska dhe drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov.

Konteksti i bisedës i inkriminon ata në fshehjen e vrasësit dhe në fshirjen e provave.

Prej javësh tashmë botohen përditë përgjime që implikojnë gjithë krerët e politikës maqedone dhe ata shqiptarë / DITA

 

May 5, 2015 23:55
Komento

2 Komente

  1. Arben May 6, 05:12

    PO I VJEN ORA EDHE KETIJ KRIMINELI ANTISHQIPETAR.

    Reply to this comment
  2. pro.... May 6, 07:02

    ..Sa shume vrases ka te ne ,..te pakten nga ato qe lexojme.Uroj qe kjo pranvere e eger te mos hyje ne kufijte tone.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*