Ish-Kryeministri Meksi: Ka dokumenta për ‘97-n, janë në arkiva, disa i kam dhe unë

Xhevdet Shehu February 14, 2014 20:13

Ish-Kryeministri Meksi: Ka dokumenta për ‘97-n,  janë në arkiva, disa i kam dhe unë

I pyetur nga DITA rreth një interviste televizive, ku ai u shpreh për ngjarjet e viteve 1992-97,  ish-kryeministri demokrat Aleksandër Meksi thotë se  “kjo periudhë nuk është treguar me vërtetësi”.

“E vërteta ndodhet e arkivuar dhe do të ndriçohet pasi të deklasifikohen dokumentet përkatëse” – tha Meksi, i pyetur rreth pohimit se në ngjarjet e 97-s janë përfshirë “jo vetëm individë por edhe shtete”.

Për ngritjen dhe rënien e skemave piramidale të fajdeve që pasuan me rebelimin popullor dhe me rënien e qeverisë së tij, ish-Kryeministri Meksi thotë se ka dëshminë e tij autentike dhe se disponon dokumente të tij të cilat do t’i publikojë.

I pyetur nëse ishte rastësi apo i qëllimshëm ky rikthim i tij në ngjarjet e ’97-s, Meksi tha për DITA se përderisa ajo ngjarje vazhdon të ngjallë diskutime dhe debate, nuk mund të them se është as e qëllimshme, as e rastësishme. “Mua më pyeti gazetari dhe unë u përgjigja në mënyrën time – tha Meksi.

 

Aleksandër Meksi dha dorëheqjen si kryeministër i Shqipërisë  më 11 mars të vitit 1997, dhe nuk u angazhua më politikisht deri në vititin 2009 kur tentoi të rikthehej në politikë në krye të aleances së “Polit të lirisë” por kjo tentativë  nuk rezultoi e suksesshme. Ai prej vitesh tashme i është përkushtuar profesionit të tij si arkeolog dhe si restaurues.

Xhevdet Shehu February 14, 2014 20:13
Komento

32 Komente

  1. lulimiri February 13, 15:42

    Po, po fajet gjithmone i kane te tjeret. Asnjehere ne. Se parate nuk dalin ne rruge pa punuar edhe kete na e mesuan te huajt. Nuk ka nevoje per shtete te huaja per te treguar sa te keq jane shqiptaret me njeri tjetrin. Edhe nese ka patur shtete te huaja kjo tregon edhe nje here se shqiptari eshte gati te shitet per 5 leke si gjithmone ne histori. Ngado ta kapesh po shoqeri e dhjere ngelemi.

    Reply to this comment
  2. al February 13, 15:43

    po mer po edhe nja 100 vjet te tjera qe te hapen dosjet kur personat mos tju mbahet mend as emri hajde mendje hajde

    Reply to this comment
  3. Horri i Bulevardit February 13, 15:47

    Kur sishe ne gjendje, pse kerkoje me ngulm si mushka te rrije kryeminister?!, pse nuk dole dhe ti thoje popullit se thenia e Berishes, qe ti investojne parate ne firmat piramidale, eshte nje genjeshter dhe te jepje doreheqjen si kryeminister.

    Reply to this comment
  4. Aedinse February 13, 16:23

    Leka Meksi me keto qe pohon tani del fajtor edhe me i madh se “bin laden berisha” i tropojes.
    Ai qe fsheh nje krim (dhe jo te gjitha qe ka bere pd ne ’92-’97) eshte me i rrezikshem se fajtori sepse ai ja ka me hile elektoratit budalla qe vazhdon ti shkoje nga pas pd-se. Kriminalistika ate qe fsheh krimin dhe kriminelin e denon njelloj si kriminelin.

    Reply to this comment
  5. nasruddin February 13, 16:24

    PIRAMIDAT E 97 JANE VJEDHJA ME E MADHE NE HISTORINE BOTES.

    Deri tani historia boterore e vjedhjeve bankare nuk njeh vjedhje me te madhe te LEKAVE qe j’u grabiten nje populli te tere. Kjo vjedhje u pergatit me kujdes nga banda me pushtet e komunistit Sali Berisha me sekserin e tij dinak Ridvan Bode. Kryeministri arkeolog ishte nje LOLO pak a shume sic eshte sot Lulzim Basha, dhenderi i firmes kusare VEFA, qe komandohej totalisht nga mafia e Saliut, prandaj edhe keto qe flet dhe qe tregon jane historia nonens, njesoj si ne Kohen e Qepes te Partise se Punes kur e kapen ne flagrance me pastruesen e Muzeut te Ministrise se Brendeshme dhe e detyruan me zor qe te martohej me te.

    Reply to this comment
  6. Loku February 13, 16:44

    Zoti Meksi na hiq nje kuriozitet se per arsye te moshes nuk i arime dote ato arkiva qe do hapen pas 20-30vjeteve,Emri jot ne cilen arkive do te jete?Desha te thoja kujt shteti.

    Reply to this comment
  7. WIKING February 13, 17:29

    E drejte do ishte qe ky plak matuf ish-kryeminister me 1997 te kerkonte falje publike per punen e qeverise ne 1992-97. E cuditshme se si socialistet nuk e fajesuan e nuk e fajesojne edhe sot vetem se flet ndonje fjale kunder Berishes. Nje nga gabimet e shumta te Berishes ishte pikerisht emerimi i ketij gerxhoje kryeminister.

    Reply to this comment
  8. miri February 13, 18:05

    je ca pusht ……ti fotaq

    Reply to this comment
  9. Lulip February 13, 18:22

    Pse nuk ndodhi me pare katrahura e 97-tes,gjera te mbrapshta ne historine e shqiperise ndodhen gjate viteve 92-96.Firmat piramidale filluan me Suden me 1992 prane pallatit tim,pas dy vjetesh u spostua 300 metra me tej.Cdo dite prane sudes qendronin dy furgona me police te kryeministrit Meksi dhe ne darke mernin parat dhe i conin…..Ne vitin 1996 me 26 maj u vodhen votat me shik e police deri ne tepri.Triptan Shehu ne oren 10(para dite) te dites se votimit deklaronte se i ” fituam zgjedhjet”.Megjthese ndodhen keto ngjarje shume te renda shqiptaret nuk u ndjen por kenaqeshin me perqindjet qe merrnin nga firmat piramidale te Meksit dhe Berishes.FMN-ja paralajmeroji per mbylljen e tyre dhe Berisha ju kundervu ndersa Meksi nuk u ndje.Kur filloi kolapsi ne firmat piramidale nga fundi i vitit 1996 dhe fillimi i 1997 plasi revolta Popullore se u pren te ardhurat.Kjo eshte pergjegjesia e Meksit ne radhe te pare qe ilejoi (por ai i shfrytezoi ato) dhe e dyta po te kish dhene dorheqjen Meksi sipas kerkeses se revoltes popullore nuk do te kishte ndodhur ai shkaterrim i renies komplete te shtetit me ushtri,polici,administrate,uhapen burgjet.Keto jane veprimet kriminale te nje qeverie kriminale.Nuk jane ato prralla me mbret qe shet Meksi se jane implikuar shtete dhe individe, keto jane genjeshtra.Nese do vepronte drejtesia do ti drejtonte pyetje Berishes dhe Meksit si president dhe kryeminister: Ku e keni ushtrine, policine,administraten pergjigja e tyre do te ishte se u shkrine,po burgjet ku i kini dhe ato u hapen.Dhe drejtersia do te thoshte: Ju jeni kriminela.Kete te fundit e kane shqiptuar jurista te nje vendi te madh perendimor.

    Reply to this comment
  10. Labinot Fusha February 13, 18:23

    E dhe pse gjoja me tituj keta te paskrupuj bene ate qe shkaterruan nepermjet drejtimit te tyre nje pasuri te vene nga populli nepermjet punes dhe gjakut te tyre, vodhen parate e ardhura nga jashte ne te gjithe format nepermjet rrugeve te ndryshme (firmat piramidale,ryshfeteve per te ardhur e bere biznes lloj lloj sorollopi sa sot eshte pushtuar gjithcka) . Keta tipa kane nje fund litarin. Por kush ?

    Reply to this comment
  11. Bocari February 13, 19:04

    Alexander Meksi do ishte mire te rrefehej para njerezve qe e besuan dhe ndoqen ne ato vite. Gabimi eshte njerezor dhe mund te behet edhe duke u nisur nga e mira, por te njohesh gabimin dhe ta mbulosh e tu thuash njerezve prisni 30 vjet eshte faj i rende. Eshte shume i rende kur krimet qe mbulohen kane te bejne me ekzistencen e nje shteti dhe genocidin e nje populli. Nuk i falet asnje qytetari qe mendon se eshte njeri i ndershem,qe shqetesohet per fatet e femijeve dhe popullit te tij. Historia ka kaq shume shembuj, qe njeriu kur ka karakter i thote edhe burgut hapu. Me sa duket Shqiperise i mungojne karakteret njerezore, jemi te gjithe te menderosur. Sa per keto qe deklaron Meksi i di cdo njeri qe ka pak mend ne koke dhe nuk perqafoi Saliun. Saliu ishte qe diten e pare veper e djallit sepse:
    1. Komunisti i zellshem nuk mund te jete kurre demokrat.
    2.PD nuk ka qene kurre parti dhe aq me shume demokratike. PD ka qene nje bande e drejtuar nga komunistet per shkaterrimin e Shqiperise. Te interesuar per kete jane natyrisht edhe komshijte qe nuk duan rivalitetin, sidomos ate turistik me te cilin ata sigurojne buken e gojes dhe historikisht jane perpjekur te na gllaberojne si dhe amerikanet qe ishin ne lufte jetike me sistemin komunist. Shikoni rezultatin, u shkaterrua me ndergjgje dhe plan cdo strukture e industrise qe siguronte jeten e ketij populli, u shkaterrua bregdeti qe do te ishte e ardhmja e turizmit dhe te mirave materiale suplementare. Ne vend te ndertohej e ardhmja u zhduk e kaluara deri dhe historia. Te ndertosh nje sistem socialist nuk eshte krim, eshte nje ender e zbatuar gabim qe pati pasoja per nje pjese te popullsise. Sistemi socialist na privoi nga shume gjera, por nuk na shkaterroi moralin, nuk shkaterroi natyren shiti cdo pasuri te Shqiperise deri tek femijet per para.
    Vetem karieristet, kriminelet dhe leshkot perqafuan Berishizmin. Por kjo sdo te thote qe te dikush qe kuptoi se gaboi, te mbaje te fshehur gabimin, ne pritje qe kur te hapen aktet te dale e verteta. Pastroje shpirtin Zoti Meksi qe te shkosh i lumtur ne qiell.
    Fatkeqesia e Shqiperise nuk jane shtetet e huaja, por shtetasit e tij te vegjel dhe te dobet. Shqiperia ka burra me nje” r” qe u mungon kromosomi i dinjitetit dhe shiten tek cdokush qe i paguan, dhe fatkeqesisht ata jane shume.

    Reply to this comment
  12. LORA February 13, 19:47

    Macokut meksi ju dashkan edhe 30 vjet te tjera per t’ja vene mire kapakun atij gjirizit kriminal te vet me tere kompanine bandite te partise se tij.Per cfare faktesh flet ky ndyresire????Per faktin se zor qe shpetoi nje familje pa te vrare,ne ate vit te tmerrshem, prej krethemeljes se shtetit nga qeverisja bandite e meks-pisit????????
    Ky fare a.meksi nuk mund t’i tregonte popullit hatane qe do t’i sillnin piramidat ,sepse me piramidat qeverisja e meksit kreshperohej ne mender-suksesin ekonomik te hapave galopante e ne kete kreshperim vidhte zgjedhjet e majit dhe tetorit 1996-es.
    Apo e ka harruar meks-efendiu parrullen ,-“Me ne fitojne te gjithe”??????A ka fakte me te renda qe jane kryqezim per meksin dhe banden e tij??????Para se te shkoje tek te tjeret,tuj kerku fajin e vet,ben mire qe t’ja varim kemboren ketij plakushi ne mender mustaqet e tij.Cfare kujton ky gjakprishur se 97-a eshte njeqind vjet perpara dhe njerzit mund ta kene harruar??????
    Edhe nese ka njerez apo shtete fajtore (kjo eshte vetem nje opsion qe meks-zgjyra e ka per konsum vetmbrojtes) faji eshte po i ketij macoku qe nuk ishte kader te bente detyren e tij dhe insistonte te qendronte ne fronin e kryeministrit,kur Shqiperise i ishte vene flaka.
    “PO ME HOQE UNE DO TE FLAS”,-JA KESHTU I BERI DR.DHJERAMANIT(e kam degjuar ne VO) SHANTAZHIN E TIJ KAMORRIST ky fare zgjyre,,,,duke vene keshtu themelin fillestar te shtetit mafjoz.Brekedhjeri nuk e preku,,,,,dhe meks-zgjyra nuk foli,per 17-vjete.Edhe sot nuk ka folur asnje fjale per pergjegjesine e tij dhe te dr.krimit.Paska dale te na tregoje se eshte i vendosur ta ruaje paktin e heshtjes edhe per 30-vjet te tjera !
    Ce do,qe renkimet e atyre qe u futen ne dhe,prej “mrekullive” te bandes se meksit, nuk shterin akoma,,,,dhe kerkojne shpagim.Nese lekura e kermosur e kesaj bande shpetoi ne 1997-en ,prej nano-kurvave,eshte vota e shenjteruar e 23 qershorit qe do ta shkoqise mire edhe mega-krimin shteteror te 1997-es.Pa u bere kjo ne nuk bejme dot perpara ne ngritjen ,prej humneres,te shtetit te se drejtes per shqiptaret.

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi February 14, 01:19

      Në një mëndje me ju “Lora”? Ky farë burri nuk po thotë ndonjë gjë të re. Që u përzjenë shtete dhe individe agjenturash brenda e jashte shqipërisë në ngjarjet e 97-ës edhe këtë e dimë. Që ky dhe pd çuan urdhra te fshehte te partise se tij e te saliut për te hapur depot edhe këtë e dimë. Dimë dhe për keshilltarin agjent qe i la ramizi saliut. Por nuk dime se ku e ka bazen frika e tmerrëshme e këtij njeriu që sa here del ne publik nxjer gjysma faktesh,gjysma duarsh te përdhosura,gjysma spiunësh,gjysma faktesh,gjysma provash,gjysma…gjysma…!? Duket sikur kërkon të tërheqë vëmëndjen e dikujt. Vuan vetmine e lënies pasdore dhe për te shpetuar nga ajo fillon e rifillon lojën e gjysmave!!? Prandaj mbeti gjysmë burrë shteti ose gjysmagjel. E degjova te “AS” me furxhiun por jo plotesisht. Me merziste me gjysmat,me arrat ne gojë! Më duhet te them se ky njeri duhet te thirret nga prokuroria sepse denoncon gjysma veprimtarish antishteterore e antishqiptare dhe për këto krime duhet të shprehet në mënyrë të plotë. Nuk jane krime që prokuroria duhet t’i kapërdijë. Kanë të bejnë me veprimtari antikushtetuese e antishtetërore te përmasave te medha. Që shkaterruan gjithë shtetin shqiptar!!!? A mund të shpërfillet një denoncues dhe bashkëfajtor i këtij kalibri ??? Mendoj se prokuroria inkriminohet e intimidohet për vehte në rast mosveprimi ? Jam shumë dakord me këshillën tuaj për atë që “duhet t’i varin këmborën kétij plakushi…”. Dhe mesa ju kuptova bëni fjalë për “këmborën e ligjit”!? Nderime lora!

      Reply to this comment
  13. danilo February 13, 19:49

    Emra zotri emra,te tjerat jane kolloface me rigon,dhe tjetra ku e di ti qe do hapen mbas 25 vjetesh,po te kete shtet fajtoret gjenden brenda nates,po Gjirokastrit ska me!E kupton kush eshte Gjirua?

    Reply to this comment
  14. al pacino February 13, 20:48

    pirdh ti pirdh

    Reply to this comment
  15. Kris February 13, 21:28

    Ka filluar dhe Meksi te shohe ne ender Ufot qeshkaterruan shqiperine.

    Reply to this comment
  16. P.A.B February 13, 23:23

    Nuk ja per re-hash te lajmeve nga TV n gazeta e non-stop…por me beri pershtypje kjo:

    —-
    Një tjetër ngjarje e cila edhe sot e kësaj dite ka dritëhijet e veta, është periudha e skemave piramidale. Ish kryeministri Meksi, u shpreh se fajdet kanë nisur aktivitetet e tyre herët ne Shqipëri, por ne nuk mundem qe tu deklaronim hapur shqiptareve qe te mos depozitonin të ardhurat ne këto firma.

    “Një shifër fare e vogël mund të ketë ikur, dhe kanë kaluar nga një dorë në tjetrën, ti i fut unë i marr dhe i fundit del i humbur”-u shpreh Meksi. [artikulli]
    ————-

    Nese nuk e kane keq-kuotuar tek ” nuk mundem tu deklaronim hapur Shq te mos depozitonin!” Ky zoteri e ka lene veten te hapur:

    – ndaj gjykimit civil (cdo person ka te drejte ta hedhe ne gjyq per Humbje pasurie/fondesh etj ti marre c’ka derisa te deklarohet i falimentuar, a $1 ne menyre simbolike)
    – ndaj gjykimit penal.

    Nuk di sa fuqi prapa-vepruese ka ligji shqiptar ne te dy rastet.

    Nuk eshte se kjo ka ndodhur vec ne Shqiperi (ponzi schemes, investment fraud, pyramid saving schemes etc) dhe me pas nesh pati Irlanda, Ukraina, Kolumbia…kjo eshte histori e vjeter.

    Por shteti ka detyrime ligjore, nese parlamenti nuk ka ligj duhet bere nje.
    Nese se kalon dot…Njofton Qytetaret, nuk ka hush-hus, si thote zoteria i nderuar.

    Per ate paguhej ”tu thonte Qytetareve hapur” e ne i paste-patur te gjithe Koleget kunder to bertiste ”nga maja e malit” ne emer te integritetit personal ,e te jepte doreheqje sa ta dinte/kuptonte kete.

    Ne USA, per piramida te tilla, dhe lokale, Populli a individe kane hedhur ne Gjyq – Qeverine Federale.

    Vetem ne Shqiperi behen deklarata te tilla ”konspiracionale” e ”vet-inriminuese” e kerkush; nga publiku, media, prokuroria nuk i kundershton apo ti verifikoje; e te gjeje sa-dhe a ka faj.

    Reply to this comment
  17. gjermani i fundit February 13, 23:47

    ky ishte kryeminister?!!!!!!!! E pamundur te mos jete implikuar ne skemen gjigante,le qe ky arkeolog ishte,skema Ponzi nuk i perket antikitetit.La na pa nje dyshke ne xhep dhe tani thote qe ishin implikuar agjenturat,shtetet,individet…Po laraskat kishin ndonje rol?

    Reply to this comment
  18. N/A February 14, 00:22

    97ta nuk eshte para 3000 vjetesh por vetem 17 vjet perpara. Kjo eshte eshte tamam si puna e atyre te vrarve tek antenat ne shkoder ne 80ten e u sollen 20 vjet per t’ju jetur eshtrit pasi kriminelet ishin prape ne pushtet. Nese 97 do hetohet ndonjehere duhet te hetohet nga persona qe nuk kane pjese ne ate katrahure.

    Reply to this comment
  19. Ilir February 14, 06:10

    PO AJO DIHET MOR ZOTERI, UDB-JA EDHE SOT BEN LIGJIN E JO ME NE KOHEN E SLLOBOS.

    Reply to this comment
  20. Aliu nga Selenic February 14, 10:40

    Nuk e dije perse Meksi shprehet Keshtu. Nuk kishim mundesit tu deklarojme shtatasve qe te mos depozitonin parat e tyre ne firma. Kjo me sa duket Meksit i ka ikur kujtesa. Po kure deklaroi Ministri i Financave Bode qe te ndalohen firmat piramidale si u be,? C`fare tha Berisha.? Ai tha parat e shqip[tarve jen qinde perqinde pa ra te pastra. Keshtu njerzit vershyen edhe me shum “ujte duke u shterruar njerzit duke u bytur edhe me shume” Pra edhe kur u deklarua qe fajdet do te jen katastreofe e shqiperi perseri u inkurajuan nga Berish qe ato te funksionojne madje sikur shqiperi i kishte kthyer syte nga fajdet, duke menjanuar bankat.
    Pra nuk eshte e sakte qe nuk kishin mundesi per te informuar pore eshte e sakte se ideatori i tyre Berisha hajduti i shqiptarve i ngriti, i inkurajoi dhe me ne funde edhe i voli. Ajo qe ishte me e rendesishmeja Berisha provokoj me keto firma pasi ai duke shfrytzuar revolten popullore ne Jugun e shqiperis berisha kerkonte te ngrinte nje vellavrasje ne shqioperi, nje larje hesapesh po ne ato kufi te Xhaferr Deves dhe te Rexhep Mitrovices.
    Me vjen shume keqe per disa nga figurat socialiste qe ne kundershtim te ashper me revolten popullore e rikthyen kete fashist perseri ne politike. Rikthimi i tije ne politike nuk e permiresoi Berishen , pore Berisha nga dita ne dite kerkon t`ja rifilloi aty ku e nderpren revoltat
    popullore. Problemet qe shkatoi me Jugun e shqipoeri si dhe ato te 21 Janarit u pa qarte se Berishe nuk kishte hequr dore nge provokimet per nje lufte vellavrasese ne mes shqiptarve dhe kete kryesishte Jug -Veri.
    Qenja akoma e Berishes ne politik dhe mose venja e tije para drejtesise krijon akoma proobleme te cilat nen masken e luftes se atije qe nuk ekziston( komunizmit) akoma kerkon nje larje hesaper ne mes populli me sa duket Berisha para pinjolleve koloboracioniste te shqiptarve qe iken ne bishte te fashizmit eshte zotuar qe tu sjell atyre nje situate te tille.
    Shteti i Rilindje duhet t`ja kepute te gjitha fijet ketije zjarrvensi te shqiperise.!

    Reply to this comment
  21. . February 14, 20:21

    *****************************************************************************************************

    …. Te verteten e dine vetem Tiransit qe jane larguar nga Shqiperia qysh prej 97-tes …
    Ti dhe gruaja jote ishit “KOPETENTET E FAJDEVE”.

    GRUAJA JOTE BENTE LIGJIN NE KRYEMINISTRI, KURSE TI RRIJE DUKE REGULLUAR MUSTAQET.

    ******************************************************************************************************

    Reply to this comment
  22. Kosta Olldashi February 14, 20:31

    Fol Meksi, por ruhu nga gabimet tona…

    Reply to this comment
  23. ARUSHA February 14, 20:53

    qen bir qeni dhe fajtor bashke me berishen jeni o hajduti i pare i shqiperise

    Reply to this comment
  24. mimoza February 14, 21:11

    Sido qe te kete vepruar, per demokratet dhe te perndjekurit beri me shume se cdo tjeter , por duhet te kishte bere edhe me shume. Them duhej, por nuk u ndihmua sa duhej edhe nga ca lapangjoze si Dash Shehi qe e privatizoje Entin e BaNESAVE ETJ., ETJ., DHE SE BASHKU ME NJE DREJTOR SI xHAVIT OSMAnagaj u dhane shtepi me 100 e 150 metra vetes e te aferme APO SI REXHEP KARRAPICI QE U BE NJESH ME KELYSHET E BYROSE DHE I NDIHMONTE NE NDERTIME, PASTAJ KIOMPENSOI EDHE VETEN ETJ., ETJ.

    Reply to this comment
  25. Horri i Bulevardit February 14, 21:19

    Vete e deklaron qe disa dokumente shteterore, i ke cuar ne shtepine tende.
    Vetem per kete juve ish kryeminister, duhet te arrestoheni, per vjedhje te dokumentave shteterore.
    Ne nje shtet tjeter demokratik, ti do te ishe mbas hekurave te burgut.

    Reply to this comment
  26. koco February 14, 23:33

    Zoti Meksi ti do ishe figure e paster dhe i nderuar , ne qofte se nuk do kishe pranuar , te mandatoheshit per here te dyte , mbase nga te thenat e tua , rezulton se dinje shume gjera ?.

    Reply to this comment
  27. Azem Olldashi February 14, 23:57

    Po nuk ka nevoje per dokumente o Leka, ti je vete nje arkive e gjalle, por mbylle gojen se Brecani ka mbetur pa pune …

    Reply to this comment
  28. Loni February 15, 05:47

    Po atehere thane se ky na kishte hapur firmer e Sudes dhe mori parate e popullit dhe u largua nga politikane.

    Reply to this comment
  29. Lali February 15, 10:37

    Me pelqen shume fundi i ketij shkrimi ku theksohet se “Ai (Meksi) prej vitesh i eshte rikthyer profesionit te tij si arkeolog dhe restaurues” por pa e percaktuar se ku e une do ti shtoja “si pronare e restaurues i disa pallateve nen pronesi te tij”!Meksi ka nje merite qe te gjithe duhet t’ia njohim rembeu e u largua ne kohe nga politika!

    Reply to this comment
  30. shqiptari February 15, 13:08

    ky vodhi miliarda dhe doli pa lagure eshte njesoi si pollo bijete e bindure te grekute qe nese i len na zhdukin pa meshir

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*