Kush fshihet pas 12 tonëve drogë të Përmetit?

April 21, 2017 00:40

Kush fshihet pas 12 tonëve drogë të Përmetit?

Droga e kapur së fundmi në një magazinë në Përmet mund të nxjerrë në sipërfaqe emra shumë të rëndësishëm të lidhur me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit – sipas disa informacioneve të rrjedhura nga një hetim i Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Sasia rekord prej 12 ton kanabis ishte grumbulluar në një godinë të rezervave të shtetit, e futur në mbi 800 thasë plasmasi me ngjyrë të zezë.

Çdo thes ishte shënuar me bojë, me ngjyrat tre llojesh dhe e ndarë në pjesë të ndryshme të magazinës, duke nënkuptuar se lënda narkotike i përkiste tre personave. Ngjyrosja shërbente në mënyrë që transportuesit mos ngatëronin mallin e grumbulluar në një vend të vetëm.

Në disa prej thasëve ishte shënimi “Malësori”.

Përgjimet telefonike dhe dëshmitë e të arrestuarve kanë ngritur dyshime të forta se droga i përket dy personave nga Tirana me inicialet E.C dhe K.C dhe një shtetasi nga Tepelena, të lidhur me ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme dhe me funksionarë aktualë të Policisë së Shtetit.

Sasia rekord e drogës është zbuluar falë një informacioni operativ të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, pranë Ministrisë së Brendshme.

Ministri i ri Fatmir Xhafaj shkarkoi disa efektivë të komisariatit të Përmetit. Hetimet lidhur me këtë çështje janë duke u ndjekur tashmë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Dita

April 21, 2017 00:40
Komento

6 Komente

  1. aqo April 21, 06:21

    O gazekar,a e ke mbaruar 8-vjecaren?
    Jo nje thase…..por nji thes
    jo me ngjyrat tre llojesh…por tri llojesh.
    Jeni per te ruajtor lopet per nga niveli gjuhesor.

    Reply to this comment
  2. fakti April 21, 08:46

    Kush pra jane keta persona ?!

    Nuk flitet vetem me iniciale ,pasi duket sikur po meremi me thashetheme !

    Reply to this comment
  3. Nona April 21, 08:47

    Shikoni kush ka sponsorizuar nje feste qe u be se fundmi ne Permet per gatimet permetare.

    Reply to this comment
  4. intelektuali April 21, 09:18

    DROGA E PERMETIT ESHTE LULE NE KRAHASIM ME DROGEN E KRYETARIT SOCIALIST TE BASHKISE SE ELBASANIT

    Qe u trafikua ne Itali me nje skeme perfekte te Rilindjes Edviniste nga Maqedonia per ne Itali, por qe u zbulua dhe u kap si cdo here nga te huajt.

    prandaj:

    Edhe ASKUSH nga Shteti dhe Pushteti i Edvinit dhe Likes nuk permend emera te pervecem, por vetem iniciale konspirative kur kanabisi Qeveritar edvinist alla Frroku dhe Vellezerit e tij dhe droga enveriste prej kokaine nga Xibraka e Taulant Balles dhe Ermal Hoxhes po permbyt Vatanin dhe perseri ASKUSH nuk guxon te thote:

    POR CFARE PO BENI MORE DROGAXHINJ TE POSHTER ME PUSHTET?

    Reply to this comment
  5. Mark uk April 21, 09:18

    Pse i sielleni anash.Eshte Sajmir Tahiri nen drejtimin e Edi Rames.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*