Tre burra, tri pyetje dhe bretkosat brenda Vettingut

April 23, 2018 10:04

Tre burra, tri pyetje dhe bretkosat brenda Vettingut

Nga Adrian Thano

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla shpalli papritur se ambasadori Lu i ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës. Pak orë më pas, ish-kryeministri Sali Berisha në të njëjtën linjë tha se ambasadorja Vlahutin i ka kërkuar Llallës arrestimin e tij. Thuajse në të njëjtën kohë, portalet afër opozitës shkruan se ambasadori Lu kërkon arrestimin e Adriatik Llallës.

– Tre burra, tri pyetje

Uauu! Ish-Kryeministri, ish-kryeprokurori dhe ish-kreu i Kuvendit, në pak orë distancë njëri nga tjetri, shpallën me gojën e tyre ose me atë të njëri tjetrit, që Perëndimi i do në burg.

Pyetja e parë: I do vërtet?  Dyshoj fort të jetë kështu për të tre.

Pyetja e dytë: A nuk tradhton kjo njëkohësi eklektike lidhjen e përfolur mes të treve? Po. Por edhe humbje kontrolli. Et jam, perdebat quem tenebat – thoshin latinët.

Pyetja e tretë: Pse e bëjnë? E thoshte qartë shkrimi i kopertinës së djeshme të Ditës. Në rast se preken, do thonë që janë arrestime politike. Me pak fjalë, nuk janë as vrasës, as të korruptuar, por “viktima të ambasadorëve të Perëndimit” dhe/ose viktima të “drejtësisë së kapur nga Edvini”.

Në të vërtetë, Lalla mund të jetë i vetmi nga të tre për të cilin mund të lëshohet në kohë të shkurtër një mandat arresti. Dosja e akuzave ndaj tij ka rrjedhur tashmë në media. Provat duken bindëse dhe nuk janë kontestuar.

Por nuk është ai peshku i madh që presin shqiptarët. Dihet kush është. A do ketë dikur drejtësi edhe për të?  Tenori sapo ka qëruar fytin. Do duhet kohë derisa tu vijë radha duartrokitjeve.

– Ndërkohë, brenda Vettingut…

Niveli i ujit po ngrihej, akrepi e ndjente që po mbytej. I lutet bretkosës ta kalojë matanë. Bretkosa fillimisht i thotë:  – Je në vete, ti je akrep do më kafshosh. Akrepi: Të premtoj.

Bretkosa e merr dhe kalojnë bashkë lumin. Kur ishin afër bregut, bretkosa kthen kokën dhe ç’të shoh? Akrepi e kishte kafshuar në b…

– Ç’bëre i tha, tani do vdesim të dy. – E di, tha akrepi, po nuk kam ç’bëj. Është në natyrën time.

Një anëtar i rëndësishëm i institucioneve të reja të Vettingut tha disa ditë më parë në një bisedë konfidenciale se shumë nga ata që po kryejnë kontrollet e pasurive të gjykatësve dhe prokurorëve janë të prirur t’i zbusin disi gjërat. Vecanërisht disa të huaj që kanë punuar më parë në Kosovë dhe disa të tjerë nga vende me histori të ngjashme me Shqipërinë. Por kanë hasur në rezistencën e amerikanëve sidomos njërit prej tyre…

Bregu i lumit të Drejtësisë është cit me akrepa. Niveli i ujit është ngritur si kurrë më parë. Beeehh, sa më pak bretkosa!

 

******

Për pyetje-përgjigje me kryeredaktorin mund të shkruani 1-Poshtë këtij shënimi. 2-SMS ose Whatsapp në +355 68 90 73730. 3- Email në adresën [email protected]

April 23, 2018 10:04
Komento

17 Komente

  1. Eqrem Shkoder April 23, 10:26

    Shume i admiruari im z.Adrian Thano. Per mua e keni kaluar pjesen e respektit,per mua jeni i shume i admiruar per vepren tuaj gazeten DITA. Jam lexues dhe bleres qe nga numri i pare. N.Q.S. Ju do te arkivoni ne ndonje arkiv te ruajtur mire, shkrimet dhe analizat tuaja dhe te Mojkom Zeqos, Viktor Malaj, Bedri Islamit dhe Xhevdet Shehut do te lini nje pasuri shume te cmuar brezave qe do te vijne.

    Reply to this comment
    • Tartufi April 23, 15:54

      Nje popull i mencur po te vendoste [ Eqremin e Shkodres ] te zgjidhte
      gjerat e cmuara per te shtuar pasurine e tij,, ketij populli do ti ngelesh
      teneqeja ne thesarin e tij ! Gezohu o Adrian se nga pas te vjen Eqremerija e ketij mileti pisqolle . Neise ,,me te lumturit e kesaj bote jane
      qorat,qe nuk shikojne .

      Reply to this comment
      • I tille je , sa here hap gojen April 23, 16:14

        …… me te lumturit e kesaj bote jane qorrat , qe nuk shikojne , sepse nuk deshirojne te shikojne , si puna e Tartufit , apo matufit , Demos e nje tufe me ferra , qe nuk i hane as gomeret !

        Reply to this comment
        • Tartufi April 23, 18:23

          Ti ke avazin e gomarit,qe kur te gjithe flene ne mbasditen e
          lodhur e te nxehet,hap gojen dhe pellet,pa kuptuar se ne kete dynja ka dhe te tjere. Lexo o hajvan,qe ke mesuar 5
          fjale ne kete jete te mjeruar,,, dhe ata qe ne na kundershtojne ne qendrimet tona,,,,kur ju del perpara me 5
          fjalet e tua,per te na share ne te urierit e tu,,, ju vjen turp,qe
          nje hajvan si ti me te njejtin avaz te gomarit [ i turpuron ]

          Reply to this comment
  2. Muhamet Bela April 23, 10:35

    Pershendetje i nderuar zoti THANO, E pashe ne gazete sot ne mengjes me pelqeu shume “Kendi i Kryeredaktorit” shume kuptimplote “Tre Burra Tri Pyetje ( Dhe Bretkosat Brenda Vetingut)”. Respekt Muhamet Bela

    Reply to this comment
  3. LUAN MUHAMETI April 23, 10:41

    I NDERUARI ADRIAN!DX_TRE KONSTATIME NGA VLORA.POLITIKANEJ P0SHTETIN E DUAN PER PARAT E PASURIN.PARAT PER TE MARRE E MBAJTUR P0SHTETIN. POPULLI “HA” PROPOGANDEN E TELEVIZIONEVE,KUR NE FAKT JETON NE VARFERI,PA PUNESI,PA SIGURI. IKEN NE VITET 90 E S’U KTHYEN ME,SHPETUAN E SIGURUAN JETESEN. C’NA NDOHI ME 240 MIJE QE IKEN E ATA QE DUAN TE IKIN? ! ARMIQT PO NA RHKATERROJNE E SUNDOJNE ME DUART E VEPRIMET E MOS VEPRIMET TONA SI POPULL.LUANI I VLORES

    Reply to this comment
  4. Nje lexues April 23, 12:34

    Kujtesa juaj per vemendje eshte ne kohen e duhur!
    Do te ishte me leverdi edhe kapja e bretkocave duke mos u perqendruar vetem tek “Peshku i Madh”…
    Ndoshta i vete ne vesh edhe peshkatarit LU…!

    Reply to this comment
  5. info analitike April 23, 13:37

    Po per keta rilindjotet e mbjellesit e hashashit, PPP ve, kullave te betonit a nuk kishe vend e lohe per dy rreshta shoku Thano? Si mendon ti korrupsioni dhe e keqja qenkan vetem Saliu, Iliri dhe Tiku? Po per raportin e DASH a nuk kishe kohe per nje koment? Po Kriepsikopati me Beqet Gjiknuret e Ahmetajt a e meriton burgun njesoj si keta te siperpermendurit?

    Reply to this comment
    • Pushti i UDB-se April 23, 16:27

      Jo , z. Thano nuk mendon ashtu si thote “infoleshi”, por ka mendimin , qe me pare duhet gjetur vendi gardes se cubave te bajraktarit , qe i sherbejne me shpirt prej skllavi , prej gati tre dekada dhe tani perpiqen me mish e shpirt ta rikthejne ne pushtet , si vepronin dikur ,te ngjashmit e tyre , qe therrisnin me lot ne sy : ” Dum Baben ! “

      Reply to this comment
  6. . April 23, 13:43

    Pershendetje. Pse sa me pak bretkoca? A nuk do ishte me mire: te gjitha bretkocat e mocalit?

    Reply to this comment
  7. vasili April 23, 14:03

    Asnjehere nuk e kam humbur respektin,per personalitetin tuaj te vecante,trim dhe profesional,pamvaresisht se ne gazeten tuaj,´´analistet´´vazhdojne te tymosin droge kulle pa fund,per mendjet e hoxhisteve dhe bythkallove te tjere te panumert te kafeneve,qe keta me pas te funksionojne si mullinj. zhurmues fjalesh,duke e mbajtur kete vend,ne nje reth vetvrases vicioz.
    Po i hoqe kesaj specie komentet per bemat e byroisteve shqiptaro-ngrenes, saliut,metes,lulit(kur ky vend ka nevoje teper jetike,per nje opozite shume dimensionale cilesore,qe i kerkohet se pari ta bej gazetari cilesor ´´analistet´´ mbeten pa honorare dhe bashke me turmen e kafeneve do i godase nje shkretetire shpirterore.
    Prandaj z.Thano,mendoj se keta lloj analiste hibrid,vuajne nga nje veting i munguar.
    E marre me mend,veshtiresine tuaj,per ta bere kete.kur nga njera ane,mund te jene dhe forca madhore,qe e pengojne .
    Nje guxim te tepruar as une nuk do tja u rekomandoja,pasi nuk do tja u falja,qe mbas kesaj te mbeteshin ata dhe ju te iknit.Nuk e di a kini familje?
    Por ne qofte se po,eshte nje pergjegjesi e madhe se pari para femijve,qe i kini krijuar vet.Pra nje makiavelizem human,mund tja u rekomandoja,pasi ne te kundert,humbja e vetvehtes te ndjek dhimbshem tere jeten.Por as e mendoj kurre se kjo mund tju ndodh ju.
    Por nje gje mund tja u kerkoj,qe tju ndryshon se pakui axhenden e problematikes te botes shqiptare, ´´analisteve´´,pasi mbas deres se tyre vazhdojne te presin per nje analize efektive,nje morri ndodhish dhe zhvillime cilesore,qe kane qene dhe jane jetike,per egzistencen dhe cilesine e jetes se shqiptarit te thjeshte.
    Persa i perket vetingut te madh,ai vazhdon te jete ne ndikimin e ererave dhe vorbullave,qe fryjne nga vrimat e kullave,per ta futur ne nje verdallosje te pafund.Rama ndihet i lodhur dhe i squllur,per tu perballur.Shpresat,per te dale ky vend,nga gropa e vdekjes i gjej tel Amerika,pak tek Europa as mish as peshk,por dhe tek gazetaria investigative,qe nuk egziston,por dhe kur egziston,ka me shume pralle se te verteta.
    Se pari z.Thano,ju uroj perhere nje shendet te mire,se te mirat mbas ketaj vine.

    Reply to this comment
  8. Pjeter Bubaj April 23, 15:34

    I dashuri Adrian, Pyetjet qw shtroni pwr diskutim e bejnw miken tonw tw dashur “Dita”shumw tw larmishme.Vleresimet e mija janw tw pambarimta.Nejse, te futemi direkt.Tema wshtw e rendw pwr gjykim, po dhe nwse nuk godasim aty ku kwrkon ti, rwndwsi ka tw marrim pjesw.Gjithwmonw nxenwsit e mirw I bwjnw pyetje mwsuesit, ndaj dhe nisma jote tw vendos nw rolin e mwsonjwsit, siq thoni ju andej nga anwt tuaja.Ne shqiptarwt I njohim shume mirw tw tre protagonistwt e tu’, dhe ta dishw sw c’do shwiptar ka shumw pwr tw thenw pwr te tre.Nuk dua tw pwrswris bwmat e tyre pwr gjithw vitet e qverisjeve tw tyre, por ms don mendja, nga qw janw shumw tw pwrfolur ata I pret fati qw kanw gatuar vetw?, Por me justifikime me ankesa e kundwrshtime , shpifje e trillime, kwrkojnw tw shpwtojnw pa u ndwshkuar.Si do qw tw jetw puna, tw tre janw fajtorw, pasi populli I din mirw fajet e tyre? Kwshtu qw fajtori I mbifajtorwve wshtw dirigjenti dhe realizuesi Sali Berisha qw e ka nw gjak armiqwsinw ndaj popullit.E pra kwtu wshtw prova mw e madhe por kemi dyshim se me shkeljet qw u benw nw vitin1997 nga drejtuesit e kohws Fino e Majko,nw reabilizimin e Berishws nw politikw, kemi frikw se kwti shkatwrruesi tw vendit dhe vrasjet qw ka bwrw dotw shpwtojw dhe kwtu dotw jetw tradhwtia mw e madhe pwr popullin dhe vendin tonw.Unw kam patur dhe kam besim tek pushteti I katwt qw wshtw media e c’do llojw, e cila na ka hapur horizont qw te japim edhe ne ndihmeswn tonw nw proceset demokratike, siq jeni ju qw drejtoni gazetwn “Dita”.Pra, pa u vendosur Berisha nw bankwn e tw akuzuarve, wshte e vwshtirw tw dalin dhe tw gjykohwn gjwrat qw i kemi pwrjetuar.Dwshiroj qw kjo rubrikwe qw keni hapur tw vijojw dhe kemi pwr tw parw shumw probleme ndoshta dhe ndonjw nuk wshtw njohur akoma, e kush mw mirw se ju mund ti nxisi qw tw dalin.Ne’ lexuesit presim mbwshtetjen tuaj.Ju pwrshwndes dhe ju lumtw pwr nismwn e dashura mikja ime “Dita”dhe ju i zoti I saj i dashuri Adrian, perqafime.

    Reply to this comment
  9. Fatmiri April 23, 18:30

    Pershendetje Thano! Ju dhe gazeta “Dita” qe ndrit ne kete mugetire qe na merr frymen, keni mbetur”oaz ” ne shkretetiren qe po sundon ket vend per gati 30 vitesh! Mos lejoni te hedhe ndokush helm ne kete oaz !
    Ju pergezoi per gjithcka keni bere e beni me redaktoret tuaj te guximshem e te talentuar per te ruajtur dinjitetin e popullit tone dhe ate c’ka ai ka dhene njerezimit!
    Fatmir Xhamamllati

    Reply to this comment
  10. gjermani i fundit April 23, 21:45

    hhahahahhahaaaaa, ajo historia e peshkut me akrepin eshte gjeniale. Qe do te thote se te tere shkojne ne pushtet me premtimin se do ta nxjerrin matane lumit qeverisjen por si zakonisht dehja e pushtetit (autokracia) i thumbon mu ne mes te lumit dhe te dy bashke, si qeverisesi dhe qeverisja mbyten te dy duke denigruar besimin e zgjedhesve.

    Reply to this comment
  11. anetari i PD-se(Partise Destruktive) April 24, 09:32

    Ju pergezoj per shkrimin e goditur qe keni publikuar.Eshte e vertete qe e dine te medhenj dhe te vegjel! Peshku i madh=peshkaqeni qe presin shqiptaret dhe bashke me ta dhe Zoti Lu,zonja Vlahutin e te tjere personalitete dashamirese ndaj shqiptareve eshte askush tjeter vec nje emer:Salih Ram Berisha=Qoftelargu=dixhitalit vicidolas,haleja e PD-se,fytyra me e urryer e ketyre 30 vjeteve,krimineli,shpifesi,hajduti me cizme i pasurise se shqiptareve dhe per te mos e zgjatur shume peshqeshi i UDB-se dhe i Amerikaneve per shqiperine,qysh kur ambasadori amerikan i viteve 90, Ryerson, bente fushate haptas e pa doreza krahas bandes me pardesy te bardha me ne krye Berishen ne sheshin Skenderbej,ne kundershtim me normat diplomatike. Per sa kohe ky perbindesh nuk do detyrohet te paraqitet para togave te zeza per krimet qe ka bere shqiperia s’ka derman dhe drejtesi nuk do te kete!

    Reply to this comment
  12. Tom April 24, 12:49

    z.Thano!
    Ti nuk je aq budalla sa ti lexosh se cfare shkruajne budallenjte si ne ne komente, por gjithsesi:
    Per hir te se vertetes Adriatik Llalla ka thene prej kohesh ato qe kane ndodhur mes tij dhe z.Lu, ka thene qe kur ishte ne detyre e nuk mund ti thoshte te gjitha keshtu qe Llallen e besoj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*