Tre destinacionet turistike që Tour Radar reklamon për Shqipërinë

March 18, 2016 11:50

Tre destinacionet turistike që Tour Radar reklamon për Shqipërinë

Për të gjithë turistët e interesuar se cilat janë tre aventurat kryesore që mund të kryejnë ata në Shqipëri, Tour Radar ka përzgjedhur muajin gusht të këtij viti për ti publikuar ato.

Të ndarë me paketat specifike, numri një renditet turi i ngjitjes ose i ecjes në Valbonë. Sipas faqes së njohur, nëpërmjet një udhëtimi të tillë vizitohen dy shtete, përfshirë edhe Kosovën, pasi një ndalesë do të behet në Prizren. Ky tur zgjat 6 ditë.

Një tjetër tur i marketuar, po në kuadër të ofrimit të turizmit të aventurës, është ngjitja në malin e Kelmendit. Turi zgjat 8 ditë, përfshin edhe 6 pika të tjera turistike në vend.

I treti destinacion që Tour Radar ofron për të gjithë të pasionuarit e turizmit të natyrës është Thethi, për të cilin shkruan: “Shijoni Thethin me të gjithë shkëlqimin e tij”. Kjo shëtitje turistike zgjat 8 ditë, përfshire edhe vizitën në Tiranë, Shkodër dhe Lezhë. /H.M/Dita

March 18, 2016 11:50
Komento

1 Koment

  1. Titra March 18, 22:29

    kemi vende super te bukura ! Gjynaf qe nuk reklamohemi me shume , duhet ta kemi pike te forte Turizmin !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*