Tre enigmat e mëdha të Vettingut

August 12, 2018 13:23

Tre enigmat e mëdha të Vettingut

Bedri Islami

Procesi i Vettingut mbi sistemin e drejtësisë është tashmë në ditët e tij të pushimit, pasi ka lënë pas vetes “kufoma” të prokurorëve dhe gjyqtarëve, thuajse gjysmën të cilët nuk e kaluan dot atë. Ishte një provim i vështirë, i pamenduar më parë dhe që, si ka qenë e ditur, i domosdoshëm.

Jo rastësisht, pothuajse të gjithë krerët e sistemit, që nga ai i Gjykatës Kushtetuese, ndaj të cilit ONM po bën kundërshtimin e saj, Prokurori i Përgjithshëm dhe ndihmësit e tij të shkallës së lartë, të cilët dolën jo edhe aq befas latifondistë dhe sekserë shitblerjesh apo pronarë të zhytur në të zezë,  kryetari i Gjykatës së Lartë, ndaj të cilit është e njëjta strukturë që vëzhgon, por që, si duket, më shumë do të jetë objekt i një propozimi të shefit të dikurshëm të qeverisë se sa motivimi i profesionit, e deri më tej, tek ata që synuan të jenë pjesë vendosëse e sistemit të ri, ka pasur largime, të cilat e kanë bërë sot të jetë jashtë sistemit dy nga hallkat më të rëndësishme; Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë.

Vettingu, i cili po merrej si një shaka e radhës, më në fund po jep shpresën se kësaj here, në mos vendasit, të paktën ndërkombëtarët , e kanë seriozisht dhe se janë lodhur e ngopur deri në fyt me bëmat e pashoqe të drejtësisë shqiptare.

Megjithatë, tri enigma të mëdha janë të vendosura para saj, të cilat, ose do të zgjidhen duke i dhënë rrugë përfundimisht pastrimit të sistemit dhe bërjes së drejtësisë në drejtësi, ose do i lërë gjërat në mesin e rrugës dhe nuk do të jetë e zbatueshme ajo fjala e vjetër, “ fillimi i mbarë, gjysma e punës”. Sepse gjërat mund të përmbysen.

Enigma e parë : Si është lejuar që në sistemin tonë të drejtësisë të kenë bërë ligjin, të jenë promovuar, rritur në detyrë dhe bërë koka e tij pikërisht figura të tilla, thellësisht të korruptuara. Në vendin tonë ka pasur dhe vazhdon të ketë një Këshill të Lartë të Drejtësisë, mbi të cilin ka qenë dhe është presidenti i vendit. Ka pasur dhe vazhdon të ketë një Institucion  i cili merret posaçërisht me kontrollin e verifikimin e pasurisë.

Megjithatë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, më shumë në vitet e fundit, ka bërë emërime të çuditshme, ka qenë jo ajo që është pritur, një Këshill organizativ, vendimmarrës dhe ndëshkues, por këshilli i qokave, përkëdheljeve dhe kundërshtive ndaj qeverisë, duke e parë këtë të fundit jo si strukturë e drejtimit të shtetit, por armike të saj.

Në Këshillin e Lartë të Drejtësisë u vendos një rrymë politike, që fare mirë mund të quhet gjingjonizëm, me frymëzim nga endësia e plepave, për një drejtësi të kapur fund e majë, shërbyese ndaj pushtetit deri në themel dhe që përmes besnikërisë së saj ka qenë jashtë kontrollit të vetë shtetit, pra jashtë kontrollit të parlamentit dhe të vetë sistemit.

Disa nga anëtarët e këtij Këshilli janë që tani jashtë sistemit, shumë prej tyre thjeshtë nga pasuria e pambuluar, të tjerë do të jenë po ashtu jashtë sistemit, sepse, si shokët e tyre, nuk mund të justifikojnë as pasurinë e deklaruar.

Në Shqipëri, sidomos pas vitit 1992, drejtësia është bërë shpata e pushtetit mbi vetë sistemin. Dua të risjell një shembull të përjetuar nga takimi i ish Presidentit Berisha, sapo ishte zgjedhur në atë post, me demokratët e Shkodrës, në teatrin “Migjeni”.

Ndërsa ai po fliste për ndryshimet që do të ndodhnin, një ish i burgosur politik, Dedë KASNECI, pyeti gjithë mllef, përse qeveria dhe presidenca kishin vënë në drejtimin e njërës prej Gjykatave më të rëndësishme, një ish gjyqtar të komunizmit, i cili kishte bërë në atë qytet gjyqin e fundit politik , ku kishte dhënë dy dënime me vdekje, ish ushtarakët Rustem Tabaku dhe Enver Bicakani. Ish presidenti u përgjigj se njeriu i kishte ndihmuar në hartimin e statutit të partisë, të proceseve të tjera, pra u kishte shërbyer dhe shtoi, “ Kë të bëjmë, më jep, ti Dedë, disa emra dhe unë po i emëroj  gjykatës”.

Ky ishte mentaliteti i demokratikasve që erdhën në pushtet; sipas shërbimit dhe nga baza. Deda ishte njeri i mirë, por nuk merrte vesh nga drejtësia, ose, në rastin më të mirë, dinte vetëm aq sa ishte marrë drejtësia me të.

A do të ketë pasoja për njerëzit që i emëruan, që i morën në mbrojtje këto gjykatës e prokurorë të korruptuar apo gjithçka do të shkojë me një mbyllje të lumtur?

Proces verbalet e mbledhjeve në Këshillin e Lartë të Drejtësisë janë ende aty. Aty mund të shihet edhe sot se kush mbrojti dhe cilin, përse ishte kjo mbrojtje edhe kur gjërat ishin krejt të hapura, cilat lidhje kishin funksionuar etj.

Nëse nuk bëhet kjo, gjërat, pas disa vitesh, kur ndërkombëtarët të mos jenë më, do të përsëriten. Çdo faj që nuk ndëshkohet, ai përsëritet.

Enigma e dytë: Shumica e atyre që po largohen nga procesi i Vettingut është për pasurinë e deklaruar të tyre. Po ajo, e padeklaruara?

Pasuria është njëra nga tre kontestimet në profesion.

Çfarë ka ndodhur me dy të tjerat? A mos vallë janë ato më pak të rëndësishme se vjedhjet që kanë bërë, mashtrimet, përfitimet?

Nuk do të jetë harruar , për shembull, gjyqi i “famshëm” ndaj një trafikanti turk, i kërkuar nga drejtësia e shtetit gjerman, i cili u la të shkonte në arrest shtëpiak dhe shtëpia e tij ishte “ Tek kthesa e Kamzës”.

Natyrisht trafikanti ia mbathi. Gjyqtari që mori vendimin , duke gjetur sebepe juridike të paditura, nuk mbajti asnjë përgjegjësi. Ka njeri që mendon se ai ose ajo e bëri këtë se deshi të ishte më i saktë se drejtësia e shtetit gjerman? Ka njeri që nuk e di se adresa” tek kthesa e Kamzës” do të thotë në askund?

Sa gjyqe të tilla ka pasur: me qindra. Njerëz të dërguar në gjykim për vrasje që janë lënë të lirë dhe kanë vrarë përsëri. Njerëz të politikës që, pasi kanë bërë tenderë hajdutësh të mëdhenj, janë lënë të lirë për procedurë. Vrasës në mesin e Bulevardit, për të cilët besohej një ekspertizë e detyruar se plumbat kanë bërë rikoshetë, edhe pse para tyre nuk kishte asnjë pemë?

Nëse do të kenë largime thjesht për pasuri të pajustifikuar, mbajeni mend, shumë prej tyre do të kthehen, pasi në shkallën tjetër ato do të jenë më të përgatitur për të mashtruar dhe se, rruga tjetër, Gjykata e Strasburgut, nuk do të jetë kaq e ashpër, sepse nuk i shkon në mendje se gjyqtarët e prokurorët tek ne janë nga fisi i peshkaqenëve të mëdhenj.

Enigma e tretë: Çfarë do të bëhet me ato që po largohen nga sistemi i drejtësisë?

Do i mbajnë pronat që i vunë përmes vjedhjes dhe korruptimit? Do të shkojnë rehat rehat në shtëpitë e tyre dhe me kaq mbaroi gjithçka?

Një  Vetting që vetëm largon, pa u shoqëruar me një “Vetting” që ndëshkon është vetëm gjysma e rrugës.

Askush nuk dëshiron të mbesë në gjysmën e rrugës, vetëm me përjashtim të atyre që na e bënë rrugën e drejtësisë një rrugë ferri.

August 12, 2018 13:23
Komento

12 Komente

  1. vjola August 12, 14:39

    Mese e drejte , me patjeter sekuestrimi dhe ndeshkimi .

    Reply to this comment
  2. ETHEM August 12, 17:12

    TE LUMT B.ISLAMI.SHQETESIMI ESHTE I SAKT.NE DREJTESIN TONE DUHET NJE GJYKIM “ENVERIST” PER TE BERE ATE QE KERKONI JU.
    -A.LLALLA E KO..NUK DUHEJ TI SHPETONTE VETINGUT,PASI DO SJELLE PRECEDENTIN E RADHES NE VETINGUN E POLITIKANEVE NE VITE,SIDOMOS TE ATYRE QE JANE OPO TE V I P A V E,K/MINISTRAVE,PRESIDENDEVE,MINISTRAVE,DEPUTETEVE etj.
    -VETINGU GJYKOI PER PASURINE E DEKLARUARE,QE ESHTE MAJA E AJZBERGUT.ME KETE RAST ATA QE NGELEN NE PROVIM PO NXJERRIN GJUHEN,PO TALLEN ME KOMISIONIN,PASI ME PASURINE QE ATA KANE VENE NE VITE NUK KAN ME PSE TE PUNOJNE,ATA,FAMILJA E FISI TYRE.NESE NUK U SEKUESTROHET PASURIA E TEPERT-KY VETING ESHTE NJE V R I M E NE UJI,ME BEKIMIN E ND/KOMBETAREVE.
    -KY ESHTE NJE MESAZH I KEQ QE JEPET PER POLOTIKANET E KRIMBUR NE PASURIN PRRALLORE 28 VJEÇARE.QE DO TE THOT SE ATA NUK DO TE PREKEN FARE.A DO KET BURRE-NENE E GRUA-BURRE QETE FIRMOS SEKUESTRIMIN E PASURISE TE SB,LB,IM..E KO ? PA LE ARRESTIMIN E TYRE..!
    SALIU NUK RRI KOT AKOMA NE POLITIKE.DERI TASHME AI ETJ,KAN PENGUARE VETINGUN,PO MBROJNE PREK.E GJYQTARET E TYRE,PO BOMBARDOJNE KM RAMA QE PO KAPE DREJTESINE,PO SHAJNE SHBA,BE,ETJ.PRA PO BEJNE TE PAMUNDUREN PER TE SHPETUARE VEHTEN DHE SHOKET E TYRE NGA KJO NISME E RE E SHBA & BE.
    -NGA VONESA E KRIJIMIT E ORGANEVE TE REJA TE DREJTESUSE PO PERFITON KRIMI IRGANIZUAR E KORRUPSIONI I VESHUR ME PUSHTET POLITIKE TE PD+LSI,KU SB,LULI E MONI SHPIFIN NE DEM TE QEVERISE RAMA.PSE:
    .ARMATOSJEN E POPULLIT E BERI SALIU NE ’97 DHE PASOJAT NDIHEN DHE SOT,KU 8 VIKTIMAT E PAFAJSHEME NE SELENICE ISHIN PASOJ E TIJ.
    .NESE QEVERIA DHE POPULLI KERKOJNE ÇARMATOSJEN E KRIMINELEVE,SALIU DEL KUNDER DUKE BERE THIRRJE PER ARMATOSJEN E POPULLIT PER TE MARRE PUSHTETIN ME DHUNE.
    .SE DREJTESIA E SALIUT GJER TANI KA LIRUAR NGA BURGU SHUME KRIMINEL ME POROSI TE TIJ PER TE MANIPULUAR VOTAT.DHE TASHME AKUZON PS DHE E.RAMEN NDINSE KURRE NUK E KA BERE NJE GJE TE TILLE.
    DHE SA TE JETE GJALLE MOSTRA SALI,NE KETE VEND NUK BEHET DREJTESIA QE I DUHET POPULLIT,NUK DO TE KET QETESI,MARRJEN E STATUSIT APO FUTJEN NE BE.
    SB NE GJITHE KETO VITE KA PERDORUR DEPOZITEN ME HELME NDAJ KUNDERSHTARIT POLITIKE SIKUR TA KISHTE ARMIK,NDAJ GJITHE AMBASADOREVE TE SHBA E KO..DHE JA KU ESHTE NE KEMBE SI DRAGUA PER TE NGREN ME DHEMBE KM RAMA SAKOHE QE AI ESHTE KM I VENDIT.
    .FAKTI QE FUTI NE BURG F.NANON PER TI MARRE KARRIGEN E ME PAS E DEMSHPERBLEU ME 75 MIL.LEKE TE POPULLIT E VERTETON MESEMIRI KETE.

    Reply to this comment
  3. Bureto August 12, 19:41

    Te tre enigmat jane shqetesuese, por nese reformen e kane seriozisht, sidomos nderkombetaret, dhe qe une besoj se kesaj here e kane, atehere mendoj se gjerat do te behen shkalle sahkalle. Nuk eshte thene kot se procesi do te vazhdoje te pakten pese vjet. Gjithashtu mendoj se nese do te ndiqesh rruga qe zgidh problemin ne themel, pra edhe anen morale, pra integritetin e gjyqtarit apo prokurorit, si dhe ate profesionale te tyre, per rreth 800 gjyqtare e prokurore, merret me mend sa kohe do te duhej. Jane me mijra dosjet (civile) qe duhen shqyrtuar, dhe per ceshtjet penale duhet filluar qysh nga faza e hetimit qe drejtohet po nga prokuroria. Ndaj mendoj se zbatuesit e reformes, do te kene menduar qe me anen e pasurise, si fillim, per te cilen ka nje baze sepse ka ekzistuar dhe ekziston ILDKPI, procesi eshte me i thjeshte dhe me i shpejte. Qysh nga fillim te muajit maj, kur filloi vetingu te zbatohet u moren vendime per 47 te verifikuar dhe brenda shtatorit pjesa tjeter. Por te ngecej ne labirinthin e dy te tjerave nuk i dihej fundi. Pa kete proces, i cili per shkaqe qe dihet u vonua mbi nje vit, nuk i hapet rruga KLGJ dhe KLP, dhe me pas SPAK dhe prokurorine speciale, qe nga vettingu, dhe keshtu kane dale jo pak probleme. Por probleme u krijuan edhe per Gj.Kushtetuese dhe per Gj.Larte, por jo per faj te procesit, por se te tille gjyqtare kishim aty duke filluar me kryetaret e tyre. Pa llogaritur ketu Llallen, por qe per shkak se u mbaroi mandati, u zgjidh me procedure parlamentare, me zonjen Marku, perkohesisht, por tashme dhe ajo e vettuar dhe e konfirmuar nga KPK, merak qe e kishin peshkaqenet. E tmerrshme vetem ta mendosh, qe ka patur nje vend si i yni, ku tre drejtuesit me te larte te te gjithe sistemit te drejtesise kane ato kredenciale morale qe tashme jane te njohura publikisht dhe kjo u be e ditur pikerisht ne saje te vettingut. Mos harrojme dhe rolin tejet destruktiv te opozites se sotme, por dhe asaj te djeshme me LSI jo dhe aq hapur dhe sot hapur. Halli i te dyve dihet. Jane drejtuesit e tyre qe kane hall te madhe dhe deri sa kane votat per te bere keq ne parlament, nuk do te lene gur pa levizura te pengojne sa me shume.shtatori do te tregoje se rruga do te jete e veshtire per te ecur drejt objektivave sidomos ato te hapjes se negociatave ne qershor. Ketu, me kete gur ne dore opozita do te luaj fort. Qe nuk do t’ia dale kjo eshte e sigurt, por qe do krijoje probleme dhe kjo eshte e sigurt. Mendimi i im eshte qe, me mire te mos hapen negociatat ne qershor, se sa vendi te lengoje gjate me kete klase politike, qe vetem me ane te drejtesise mund te ndryshoje, sepse do te pastrohet nga plehrat, kudo qofshin strehuar.Jo pa qellim ka zera nga telallet e opozites si ndoca konstitucionaliste, si djali i ish kryetarit te Gjykates Kushtetuse (gjykatesi i Shkodres) te Saliut, ish kryetari i KQZ, po i saliut, qe permend dhe zoti Islami me siper, se vettingu duhej te fillonte nga politika dhe jo keshtu si filloj. Ndaj sipas tij ky, pra vettingu eshte i deshtuar. Kjo eshte loja e tyre, ata qe duan te korruptuarit ne politike e gjyqesor. Por pavaresisht veshtiresive (s’ka reforme, sidomos si kjo pa veshtiresi) reforma do te behet, dhe politika do te pastrohet. Me mire vone se kurre. Sepse kete e do mbare populli shqiptar (92% e te anketuarve), kete e duan edhe nderkombetaret SHBA dhe BE, qe kane investuar per te jo pak, qe kjo te arrihet.
    sa i perkte merakut se cdo te behet me te ardhmen e te perjashtuerve nga sistemi dhe pasurite e tyre, me kete do te vazhdoje te merret drejtesia e reformuar dhe e pastruar. Dhe kjo s’eshte detyre e vettingut. Shembuj se do te merren dhe me ata jane, ish prokurori i pergjithshem Llalla dhe gjykatesi i larte Thanza. Jo keq si fillim.

    Reply to this comment
  4. Lili August 12, 19:52

    Keta Presidenta qe kane mbrojtur vjedheset edhe bashkpunetoret ne krime kunder shtetit shqiptar duhet t’i leme rahat apo duhet t’i denojme…
    Qeveria Rama tash e 5 vjete ka zgedhur me i lane rahat…

    Reply to this comment
  5. alphade August 13, 00:54

    Shenim: tri dite me pare bera nje koment ne gazeten shu-
    me te dashur ” DITA” ,qe realisht shpreh deshirat dhe
    pritmerite e miliona qytetareve te zakonshem e anonime,
    si puna ime, se mire qe Vettingu po behet dhe po dalin ne
    shesh te gjithe kalbesirat e sistemit te korruptuar deri ne
    palce te sistemit te Drejtesise, po me tej c’do te behet ?!
    Kjo pyetje shqeteson te gjithe qytetaret shqiptare,prandaj
    parrulla e dites duhet te leshojne qeveria ,shteti dhe nder-
    kombetaret duhet te jete: NDESHKIM – KONFISKIM – duke “gerrmuar” me tej jo “bishtin e qenit” te Kadri Roshit
    por pasurine e meshehur te kesaj bande te strukturuar
    MAFIOZE, e cila ka patur kohen e mjaftueshme per t’i
    derguar parate jasht vendit. Vite te shkuara u fol per milio
    na,270 milion dollare te transferuara jasht, edhe keto dite
    BSH deklaroi se kane “fluturuar” 160 milion dollare jasht.
    Mafia shqiptare me trinomin e dirigjuar: Berisha- Meta- Basha eshte hedgur ne sulm te gjitheanshem per te coro-
    ditur qeverine dhe duke perfituar nga gjurulldia e zallama-
    hia qe krijojne, ne kercenimet qe i bejne qeverise se frika-
    cakeve qe nuk ka ditur deri me sot t’i prese rrugen krimit
    te mafias qe po lulezon nen hunden e saj dhe po ben ker-
    dine me parate e vjedhura duke i cuar valicet dhe syndy-
    qet me Euro e dollare ne boten e “Parajsave” ,ndersa qe-
    veria, BSH e Sejkos dhe Fullaneve,vecse rri e konstaton!
    Turpi botes ju mbulofte ! Dhe thoni paturpesisht “Do bej-
    me shtet” ! Cfare shteti do beni ore kstrane me zift,kur
    bandat e Saliut,Metes,Bashes po bejne kerdine. Shtypi,
    Radiot,tekevizionet dhe pergjithesisht media shqiptare
    cdo dite nxine dhe vetem nxine realitetin shqiptare. Cdo
    dite vrasje,perdhunime, vjedhje, grabitje,plackitje,……! Dhe shteti qeveria merren vetem me Teatrin Kombetar,
    debaton me delenxhijte qe as i plas bytha per TK. por i
    bejne te gjitha keto per “fluturuar” milionat. Zoterinj qeve-
    veritare,nese doni qe Shqiperia dhe shqiptaret t’i heqe
    qafe cibanet duhet te dale hapur me emra e mbiemra se
    cilet jane mafiozet shqiptare. Ambasadori LU e ka thene
    hapur pothuajse se ne Shqiperi ekzistojne 4 grupe deli-
    kuente” Peshqish te Medhenj” ,sigurisht pa emra prandaj
    eshte detyre e shtetit shqiptar te percaktoje cilet jane ATA
    dhe te vere pikat mbi “i” . Thaci para kater ditesh e caktoi
    njerin prej tyre : Dhe kur e thote Thaci,presidenti i Koso-
    soves ka tjeter efekt dhe kur e thote qeveria e shtetit
    shqiptare efekti shumefishohet dhe kur e thone njerezit e
    zakonshem,anonime, efekti bie ne fund te ujit. Qeveria
    duhet te ” zgjohet” dhe te mos flere mbi dafina. Euforia,
    nenvleftesimi i kundershtarit politik, qe realisht ne Shqipe-
    ri nuk kemi te bejme me kundershtare politik por me mafian eshte vdekjeprurese per nje parti qe ka si objek-
    tiv berjen e SHTETIT.
    Kaq kusha per sot.,.!

    Reply to this comment
  6. shqiptari August 13, 09:37

    Analize perfekte,ky shkrim vlen per t’u shtrire ne kohe dhe per gjithcka qe ka ndodhur ne
    shtetin shqiptar keto 28 vjet.

    Reply to this comment
  7. Mendimi jo profesionist August 13, 09:37

    Per nje ajdut ordiner gjykata shkon ne cdo rast deri ne denim te vepres,vjedhies.Po per keta mega ajdut cfar do te ndodh?Do te lihen ti gezojne mallin e vjedhur?Po ta shohesh nga reagimet e komentuesve duket si zbatim te mesimeve te sistemit te kaluar ,per barazi kapitale,une do te thoshia jo.Gjeja e vjedhur (bere me kontraband,korupsion apo cdo rruge jo e ligjeshme,duhet konfiskuar.Kjo jo vetem per gjyqtaret ,por per kedo qe ka kryer vepra te tilla.

    Reply to this comment
  8. AstritSHBA August 13, 12:50

    Problemi qe ngre Zoti Islami eshte mjaft i rendesishem per zhvillimin e drejtesise dhe shtetit,por une mendoj se me kete klase politike pa u larguar ajo nga skena qe e ka krijuar kete sistem pas viteve 1990 e ne vazhdim nuk mund te regullohet .Kete duhet ta rregulloj klasa e re politike dhe sistemi i pastruar i drejtesise .Pa dyshim qe pergjegjesi te madhe kane ata qe kane drejtuar KLD jo vetem ate por dhe si ka qene zgjedhja e antarve te saj per te siguruar votat e nevojshme per te mandatuar gjyqtaret ne kupolen e drejtesise dhe ne te gjithe sistemin perfshi prokurorine dhe gjykatat e republikes Eshte e vertetuar se nje ish oficer i policise gjyqsore me nje forminim te ceket juridik per shkak se i vellai behet kryetar shteti gradohet prokuror ne nje qytet te madh pas Tiranes dhe per te mos mjaftuar kjo me pas emrohet edhe zv. Drejtues i ketij organi ,pa as nje merite ne punen e tij,Mbasi largohet vellai nga detyra ky shkon perseri prokuror po ne ate gjykate .Emrimet ne organet e drejtesise jane bere politike dhe shperblyese nga te dy krahet e politikes sa kane mundur i kane ndyer duar ne sistemin e kalbur qe kane ngritur. I kane shkatrruar jeten qytereve te thjeshte se per veten e tyre punet i kane mbaruar si kane dashur me ata njeres qe i kan e zgjedhur gjyqtare dhe prokuror .Ne kete gare per kapur sistemin ne te gjithe piramiden eshte evidente koha e qeverise Berisha si president dhe kryeminister 13 vjecare ai ka bere e cte doje vete pa i ardhur kur fare turpi per ate qe ka thene dhe bere me sisteminin e drejtesise .Sot eshte e nevojshme qe shteti te ruaje protokollet e KLD per te mos u zhdukur si dosjet e komunizmit ne menyre qe drejtesie e re qe presim te gjithe qytetaret e ndershem ti hetoje ato per te nxjerre konkluzionet e duhura per ate te keqe qe i eshte bere ketij populli per te krijuar nje drejtesi te rreme qe ka marre pervec atyre te drejta edhe vendime te padrejta qe i kane cenuar jeten e popullit dhe e kane bere te mendoje se shteti ligjor qe duhet te drejtohet shoqeria demokratike me kete sistem te kapur nga politika nuk vjen kurre ne kete vend.Shqiptaret duhet te jene besim plote jo vetem tek ajo pjese e perfaquesve te tyre ne paralament qe e kerkon reformen ne drejtesi te behet sa me pare dhe te pastrohet sistemi i kalbur nga ata qe po shohim te bijne nga fiku me deshire dhe pahir..Kjo qe pritet te ndodhi nga puna e madhe e nderkombetareve shba dhe qeveria gjermane do te shkruhet me germa te medha ne historine e ketij vendi Pas vuajtjes qe i shkaktoj komunizmi per 44 vjet me rradhe te shkatrrimit te sistemit te drejtesise kete i beri pas tij edhe i ashtuquajturi sistem demokratik.Shtetaret qe ngriten e mbajten ne kembe kete sistem me veprimet e tyre kane treguar se nuk kane qene aspak atdhetare.Ata e kane ditur se pa nje drejtesi te dhene nga gjykatat e tere sistemi i drejtesise nuk ka zhvillim normal te vendit dhe investime te qendrueshme por ka mbajtje stajacioni dhe krijim te nje zhgenjimi tek shtetasit shqiptar duke i bere te mendojne, se ky vend nuk behet kurre,Por o tashti eshte koha per tu bere o as njehere te gjithe ne kembe per te kurorzuar kete hap te madh me fitoren e plote te drejtesise se munguar te sistemit qe deshirojme te ngrihet sa me pare per te dhene drejtesi njelloj per te gjithe qytetaret e ketij vendi.

    Reply to this comment
  9. antiharresa August 13, 17:51

    Nuk ka byth asnjoni te matet me amerikonin dhe gjermonin.Reformen po e bojn atya ,ne vazhdojm me llafet.

    Reply to this comment
  10. Prit gomar te mbije bar... August 13, 19:55

    Hapat me te cilat po “perparon” i ashtuquajturi Vetting” jane si ato te breshkes. Nuk jane gjyqtaret dhe prokuroret e korruptuar shkaktaret kryesore te gjendjes se krijuar. Sigurisht sejcili bart fajet e veta per te cilat jo vetem duhet pezulluar, por edhe duhet penalizuar sipas ligjit ne fuqi. Konfiskimi i qindarkes se fundit per gopsekun dhemb me shume se burgu, prandaj ky duhej te ishte hapi i pare menjehere pas pezullimit. Deri me sot per bese asgje. Dhe kur them asgje, asgje fare fare.

    Drita jeshile ne fund te tunelit do te duket vetem atehere kur mediat te raportojne “suksesin” e pare te SPAK.

    Deri atehere grykesit do kene perfituar kohe te mjaftueshme per ti transferuar valixhet e parave drejt oazeve fiskale.

    Djalli fshihet ne detaje. Protokollet e KLD-se s’kishte pse te permendeshin medoemos ne shkrim, se keshtu mund t’i linde ideja ndonje zullumqari dhe ben te pamunduren per t’i zhdukur pa lene gjurme.

    Reply to this comment
  11. alphade August 13, 23:25

    Sa i konfiskuan LLalles pronat, me nje here,me vrap u
    kthye ne Shqioeri,ndryshe nuk do te kthehej kurre……!
    Prandaj ka te drejete : “prit gomar,te mbije bare..”! hapin
    e pare qe duhet te ndermarre qeveria eshte konfiskimi i
    pasurise se mafiozeve duke filluar nga trinomi: Berisha-
    Meta- Basha. Kesaj treshje nuk i behet vone fare nese
    nuk i preket pasuria e grabitur. Ata shkojne me “deshire”
    ne REC, nese Zenit, Gites, Mones,etj. nuk i preket pasu-
    ria sepse e dine fare mire qe nje dite do dalin nga burgu
    dhe sipas “tradites se demokracise shqiptare” ashtu sic
    u veprua me Nanon,Fullanin,etj, do ju vijne milionat si
    “demshperblim” per vitet e burgut dhe e gjithe kjompara do te dale nga taksat e fakirit popull. Nje precedent i tille,
    nese vertete kjo qeveri don te beje dicka me ligj te nder-
    prese te tilla abuzime qe iu behet shqiptareve fukarenj.
    Te gjitha ligjet qe ka bere ky parlament pergjate 28 vjete-
    teve i ka bere vetem per mbrojtjen e vetvetes, te privile-
    gjeve te tyre. Te gjitha,absolutisht te gjitha. Shqiptaret e zakonshem i kerkojne kesaj qeverie dhe Rames qe te
    abrogoje te gjitha ligjet saliste qe kane per qellim bunkerizimin e tyre dhe te familjeve te tyre,ruajtjen e pri-
    vilegjeve,etj. Sa marrin votat e popullit, e harrojne ate. ,!!
    dhe i “pervishenpunes” per t’i rregulluar gjerat per hesapin e tyre .Madje c’duhen 140 deputete per nje vend
    2.8 milion banore,sic eshte Shqioeria. C’duhet ai ligj qe
    pas 2-3 legjislaturash deputet,mgezon tere jeten privile-
    gjet sikur te vazhdoje te ishe deputet
    Rames i kerkohet te beje nje “revolucion reformues” edhe
    ne kete fushe. Ndiqni me prioritet reformat qe po ben Andrea Lopez Obrador e Meksiken e Larget por qe duhet
    te perbeje nje shembull per ne ne kuptimin e Reformave
    te tjera jo vetem ne Drejtesi, ne politike, ne administrate,
    etj. Ai iu drejtue meksikaneve me keto fjale : Me dhate
    voten ” NUK DO JU ZHGENJEJE” dhe ju zoti Rama “MOS NA ZHGENJENI” …..!!!

    Reply to this comment
  12. Krist August 14, 01:14

    Bedri,gazetar shkodran,qe te tana ,i ban.Tani po na behesh edhe jurist,dhe jo dokudo,por qe merr ne analize edhe gjykatat te larten,kushtetuesen,bile,prit kur te merret edhe me gjykaten nderkombetare te Strasbourgut!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*