Tre firmëtarët e PD-së së re: Më 22 korrik Shqipëria do mbetet pa opozitë

June 30, 2017 09:12

Tre firmëtarët e PD-së së re: Më 22 korrik Shqipëria do mbetet pa opozitë

Tre firmëtarë të kërkesës për largimin e Lulzim Bashës nga kreu i Partisë Demokratike për herë të parë sqarojnë publikisht arsyet përse firmosën peticionin.

Të ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, ata cilësojnë si rrezik kryesor që pas 22 korrikut Shqipëria mund të mbetet pa opozitë.

Sipas tyre jo vetëm me marrëveshjen që bëri fshehtas me Edi Ramën, jo vetëm me humbjen skandaloze në zgjedhje por edhe më ngrirjen dhe garën për kryetar duke shkelur statutin e partisë Luzlim Basha po e çon vendin pa opozitë. Ja disa deklarata më të rëndësishme që ata bënë gjatë emisionit.

Arben Skënderi, anëtar i kryesisë së PD

“Kemi 4 vjet që shkelet statuti i PD. Kemi tre vjet që nuk është mbledhur asnjëherë Këshilli Kombëtar dhe tani duke u shkelur të gjitha, madje edhe gara për kryetar dhe po shkelet sërish statuti. Çfarë është ky nxitim që të bëhen zgjedhje më 22 korrik? Kjo do të thotë se nuk do ketë garë dhe më e keqja vendi nuk do ketë opozitë”.

Endira Bushati, anëtare e kryesisë së PD.

“Ne të PD-së gjatë fushatës nuk kemi bërë fare opozitë kundër qeverisë. Ne kemi bërë opozitë vetëm kundër LSI-së. Më 22 korrik Lulzim Basha mund të jetë sërish kryetar, por nuk do ketë Partinë Demokratike me vete”.

Leonard Olli, koordinator, kryetar i këshilltarëve të PD, Bashkia e Tiranës

“Të gjithë ata që më njohin e dinë mirë që nuk kemi kërkuar largimin e Lulzim Bashës për shkak të hatërmbetjeve pse nuk ishim pjesë e listave të kandidatëve për deputet. Ne kërkojmë që PD të reformohet dhe nuk ka lidhje as me emra të përveçëm e as me mua. Nëse vazhdojmë kështu rrezikojmë që vendi të mbetet pa opozitë”

June 30, 2017 09:12
Komento

6 Komente

  1. LILI June 30, 11:18

    boboboo!
    Po ma mire pa opozite se me i opozite te shemtuar si PDja, kete ka menduar populli kur ka votuar
    Nuk e keni kuptuar ende?
    Ju nuk keni qene opozite: keniqene mortaje e ketij populli, edhe cdo te keqe e kemi nga partia e juaj qe nuk eshte parti ne sherbim te kombit po parti ne sherbim te Familjes.
    Edhe populli ju tha nuk kemi nevoje per sherbetoret e Familjes e sherbetoret te se keqes ketu.
    Veprimi i juaj do ishte OK sikur ta kishit ba ma heret, kur u vendos disa gjera te shemtuara para zgedhjeve si konflikti me aleatete,per te cilin asnje nga ju ju nuk u deklaruar, apo marreveshkja ma Ramaen per te cilen heshtet po ashtu…
    Pfff.. njereze pa pike kurizi!

    Reply to this comment
  2. optimizem per vendin June 30, 13:04

    O Leonard, po Lulezimi vuri kandidat pronarin tend te KQZ-se (per sqarim: Leonard Olli ishte zedhenes i kqz-se, ndersa Arben Ristani ishte kryetari kqz-se, gjithmone te pavarur, por pas pak ditesh u bene te varur; Ristani ne Pd e Olli ne pd, njeri edhe zv/minister i brendshem e tjetri kryetar i keshilltareve ne bashkine Tirane dhe hajde te degjoj te pavarurin Olli !) dhe humbi, tani te humbiste edhe me tyja? Te njohim si s’te njohim, kur ishe i pavarur dukeshe korrekt, kur u bere i varur , çfare nuk nxirrje nga goja. Po pse me njerez si ju do te vazhdoje te drejtohet Shqiperia? Ju e siguruat veten dhe femijet, tani doni çertifikata legalizimi per brezat, me sa duket. Pika qe s’u bie megjithe politikane.

    Reply to this comment
  3. astrit June 30, 13:45

    Oh,sa mire.vendi nuk ngel pa opozite,po ngel pa dallkauke,maskarenj.U shkatarrofshi me keq se si jeni shkatarru.Ju beri Edi Rama lesh e li,nuk dini ku jeni,dhe nuk do ta merrni veten kurre,se jeni te gjithe idiote,bashke me Lulin dhe Salen.Me e forta eshte qe nuk e dini sa te pa afte dhe debila jeni,komplet si kryesi,keshill kombetar etj,injoranca tek ju eshte shume high,mbi normalen.

    Reply to this comment
  4. Gaspri June 30, 15:23

    Njerez te peshtire te derguar nga sigurimi per te shkatrruar te djathten shqiptare dhe tani ka arritur ta bejne. Do shihni oak me vone kur te fillojne te kerkojne dekorata si patriot te medhenj qe I a hoqen nga qafa nhe oarti kriminelesh. Jetu do jsmi.
    Berisha ben mire te marri perseri frenat e PD dhe te shporri keta te degjeneruar qe sa ishin ne poste I lepiheshin Bashes.
    Kam pershtypjen se ato projekte qe ka Basha per te qene prezent ne reformat qe kerkohen dhe qe afrojne Shqioerine me Evropen, do jete shkaku kryesor ose ka shperthyer tere ky marshim ndjellakeq ndaj Bashes.

    Reply to this comment
  5. petrit June 30, 16:00

    SU — RRU –GE –TER .

    Reply to this comment
  6. e verteta June 30, 16:33

    Pse nuk e kuptoni o derra te pangopur qe populli ju dha dermen me 25 qershor. Mire jua berei Luli te gjitheve juve qe vetem hengret pite u argetuat sa kishit pushtet.Tani na dilni nismetar. IKNI MORE USHUNJZA DITA JUAJ MBAROI NJEHERE E PERGJITHMONE.Askush nuk ju do ju sdoni njeri tjetrin jeni bere mish mash per interesa vetjake.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*