Tre gabimet e Evropës postfordiste ndaj emigrantëve (INTERVISTA)

Kosta Barjaba September 4, 2015 11:05

Tre gabimet e Evropës postfordiste ndaj emigrantëve (INTERVISTA)

Politikat europiane për emigracionin janë tashmë jo vetëm në fokus të opinionit publik, por edhe në axhendën e shtetarëve më të rëndësishëm të kontinentit.

Publiku progresist europian pret një përgjigje nga politikanët europianë, jo vetëm për shmangien e tragjedive njerëzore në Mesdhe e më gjerë, por për t’i dhënë emigrimit zgjidhje afatgjata.

DITA iu drejtua njërit prej ekspertëve më të njohur për çështjet e emigracionit, Prof. Kosta Barjaba, për të marrë gjykimet e tij mbi zhvillimet më të fundit migratore në kontinent.

Flukseve të njohura, dhe duhet thënë mjaft të larta, të emigrantëve ekonomikë, iu shtuan këto muajt e fundit edhe flukset e azilkërkuesve. A nuk iu duket se Europa është e paqartë në politikat e saj migratore, sidomos në mënyrën e menaxhimit të flukseve të fundit?

Europa asnjëherë nuk ka qenë e qartë në politikat migratore, sidomos gjatë këtij dhjetëvjeçari. Por vitet dhe muajt e fundit po shfaqet më e paqartë se asnjëherë më parë. Madje e dyzuar, e ngadaltë dhe krejt e papërgatitur për t’i menaxhuar këto flukse. Një paqartësi dhe papërgatitje të tillë, Europa nuk e shfaqi as në fillim të viteve 1990-të, kur flukset ishin masive, të befasishme dhe vështirësisht të kontrollueshme. Vendet kryesore pritëse europiane nuk kishin as kapacitetet thithëse të tregjeve të punës, as legjislacionin, as institucionet e nevojshme për t’i menaxhuar këto flukse. Por të gjitha këto mungesa u kompensuan nga solidariteti i qytetarëve europianë, i cili ka ardhur duke u venitur. Në disa raste, edhe pse ky solidaritet mbahet gjallë, ka mbetur i pashfrytëzuar. Gjermania ka marrë kohet e fundit lidershipin në menaxhimin e flukseve migratore në Europë. Por lidershipi gjerman nuk u kërkua nga Gjermania. Ajo kompensoi mungesën e lidershipit të Brukselit dhe institucioneve ndërqeveritare europiane. Në këtë mënyrë, krahas lidershipit ekonomik dhe politik, Gjermania, dashur pa dashur, u bë pritësi kryesor, madje disa herë edhe i vetëm i emigrantëve, dhe menaxheri kryesor i flukseve migratore në Europë. Pjesa tetër e Europës duket e lodhur, kontradiktore, refuzuese dhe refraktare.

Qëkur ka filluar, mendoni ju, kjo kthesë e Europës në qëndrimin ndaj emigrantëve?

Kjo kthesë filloi me atë që mund ta quajmë Europa pasfordiste. Gjatë periudhës 1960-1970, madje pjesërisht edhe gjatë viteve1980, Europa ishte në të ashtuquajturën fazë fordiste të zhvillimit. Tipar i kësaj faze ishte zhvillimi ekstensiv, i mbështetur në punën e kryer nga njerëzit. Për këtë arsye ekonomitë europiane hapën dyert për emigrantët, madje duke i joshur ata, ngaqë u kushtonin më lirë se punëtorët vendas. Gjate tre dekadave të fundit, puna e njerëzve po zëvendësohet nga puna e makinave. Europa nuk ka më nevojë për fuqi punëtore në tregun e punës sepse këtë mungesë e kompeson me makinat dhe teknologjinë. Emigrantët zakonisht zenë punët manuale, të vështira dhe të keqpaguara që refuzojnë vendasit. Europa, pra, nuk ka më nevoja ekonomike, por nevoja demografike. Emigrantët nuk i duhen më për të punuar në fabrikat me dhjetra-mijra punëtorë apo në plantacionet e pafund. I duhen për të frenuar plakjen e popullsisë. Por ndërsa nevojat për punëtorë rregulloheshin nga forcat e verbra të tregut dhe korporatat europiane u bënin presione qeverive “Hapni kufijtë për punëtorët e huaj se na kushtojnë më lirë!”, nevojat demografike plotësohen nga politikat qeveritare. Qeveritë jo se nuk e ndjejnë alarmin demografik, por nuk janë të lira sepse kufizohen nga nevojat për vota. Ky është konteksti historik i gabimeve të Europës në qëndrimin ndaj emigrantëve.

Cilat janë, sipas jush, gabimet që po bën Europa?

Për fat të keq, Europa po bën shumë gabime, por unë do të rendis tre prej tyre.

Që janë?

Gabimi i parë: Zhvendosja e fokusit nga emigrantët e punës te azilkërkuesit dhe refugjatët. Prej vitesh, Europa flet shumë pak për emigrantët ekonomikë. Fokusi i saj janë azilantët. Kjo e ka një shpjegim. Punëtorët e huaj janë shndërruar tashmë në punëtorë europianë. Instalimi i tyre është më shumë një çështje e tregut dhe më pak e qeverive. Punëtorët emigrantë janë tashmë sponsorë të sistemeve të mirëqenies në vendet europiane. Duke marrë frymë lirisht prej sistemimit të tyre, Europa e quajti punën të kryer dhe filloi të mbyllë kufijtë për emigrantët e rinj. Por vendet e Europës Juglindore dhe rajonet përreth prodhojnë ende flukse të mëdha emigrantësh. Ato nuk mund të ndalen. Ato duhet të menaxhohen. Me pak përjashtime, qeveritë europiane u prirën t’i bllokonin këto flukse në mënyrë mekanike dhe policore. Dhe u fokusuan te azilantët. Por emigrantët potencialë nga vendet kufitare me Europën, e kuptuan këtë manovër. “Azilantë do ti? Azilantë jemi ne!” Kjo i detyroi emigrantët e rinj, jo vetëm nga Shqipëria, të shpikin edhe termin “azilantë ekonomikë”. Natyrisht, shtimi i fluksit të azilantëve nuk erdhi vetëm si kundërpërgjigje ndaj këtij gabimi europian. Është edhe varfëria e europianëve të periferive të Europës. Janë edhe rrethanat që jetojnë popujt joeuropianë në kufijtë e kontinentit: luftrat, masakrat, pasiguritë, dëbimet. E ndodhur përballë këtyre flukseve, ripërsëris që u harruan emigrantët ekonomikë. Këtë vuri në dukje ish kancelari gjerman Shrëder, kur para pak ditësh kërkoi menaxhim më të mirë të emigracionit ekonomik drejt Europës. Shrëder ka qeverisur në një kohë që emigrantët ekonomikë ishin në qendër të politikave migratore europiane. Por tani nuk janë më.

Gabimi i dytë?

Gabimi i dytë rrjedh nga i pari. Duke pasur kryesisht në fokus azilantët, Europa i ka dhënë problemit të emigrimit një përmbajtje policore, sigurie dhe të rendit publik. Është e qartë që nëpër kanalet migratore kryhen mjaft veprime ilegale, trafiqe, dhunë etj. Por nuk janë këto thelbi i procesit migrator. Migrimi është në natyrën e vet një lëvizje pune, lëvizje e forcës së lirë të punës drejt tregjeve ku ka më shumë kërkesë dhe paga më të larta. Europa duket sikur e ka harruar këtë. Se e vlerëson migrimin si një çështje e sigurisë, prandaj ministrat kompetentë për emigrantët janë ministrat e brendshëm dhe jo ministrat e punës. Pse të shkojmë larg? Dy ndër ligjet më të fundit të Italisë për migracionin, ligji Turko-Napoletano i vitit 1998 dhe ligji Bossi-Fini i vitit 2002, u hartuan bashkërisht nga ministrat përgjegjës për punët e brendshme dhe mirëqenien. Por tashmë ato kohë nuk janë më. Emigrantët kanë rënë në duart e ministrave të brendshëm. Dhe ministrat e brendshëm kanë hallin e sigurisë, jo të mirëqenies. Normale, gjuha shkon ku dhemb dhëmbi. Deri para pak vitesh, ministrat e punës të Italisë (gjithashtu edhe Shqipërisë) kanë qenë “lojtarët” kryesorë në menaxhimin e çështjeve të emigrimit midis të dy vendeve. Tashmë nuk është më kështu. Ministrat e punës në vendet kryesore pritëse europiane, janë shndërruar nga “kapitenë” në “lojtarë rezervë” në çështjet e migrimit. Kjo optikë europiane ka shkaktuar të ashtuquajturin “demonizim” të emigrantëve. Europa nuk duhet të harrojë se emigrantët nuk janë sjellës të fatkeqësive, as të krimit. Ata janë taksapagues dhe kreditorë të sistemeve të mirëqenies, jo grabitës të tyre.

Gabimi i tretë?

Gabimi i tretë lidhet me faktin se Europa menaxhon kryesisht pasojat, jo shkaqet që i prodhojnë flukset migratore. Duan apo s’duan shtetarët europianë, kanalet Afrikë e Veriut, Lindje e Afërme, Lindje e Mesme dhe Europë Juglindore- BE do të mbeten edhe për dekada të tëra ndër kanalet kryesore të emigrimit në nivel global. Kjo do të ndodhë për aq kohë sa zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e këtyre rajoneve me Europën Perëndimore dhe Veriore do të jetë kaq asimetrike. Prandaj Europa nuk duhet të ruaj kufijtë e saj, duke ndërtuar mure që ngjajnë me klonet kufitare, siç bënte dikur Shqipëria Socialiste, por të hedhë vështrimin përtej tyre. Vendet prodhuese të flukseve migratore kanë nevojë për mbështetje për zhvillim. E kam thënë dhe po e përsëris: kostot e mureve dhe operacioneve policore nëpër kufijtë e Europës janë më të kushtueshëm sesa projektet e zhvillimit të vendeve që prodhojnë emigrantë. Kjo kërkon edhe një korrigjim të optikës së BE-së për vendet aspirante. Kërkesat ndaj tyre nuk duhet të synojnë plotësimin e standardeve vetëm politike apo të drejtat e njeriut, por standardet ekonomike dhe cilësinë e jetesës. Përveç kujdesit për minoritetet: Romët, të burgosurit apo pakicat e çfarëdollojshme, Europa duhet tu vendosë vendeve aspirante kritere të rrepta për shumicën e popullsisë: zhdukjen e enklavave të rrezikshme të varfërisë nëpërmjet projekteve zhvillimore. Nuk ka rrezik më të madh se varfëria. Edhe terroristët, pikërisht me varfërinë spekulojnë në rekrutimet e tyre. Europa duhet ta ketë të qartë se nuk mund të ketë të drejta të njeriut, pa të drejta ekonomike; nuk mund të ketë të drejta për pakicat, kur shumica mbetet e varfër; dhe se demokracia dhe varfëria nuk mund të bashkëjetojnë për një kohë të gjatë. Ky është edhe njëri prej mësimeve të Presidentit amerikan Franklin Delano Roosevelt. Këtë leksion duhet ta lexojë edhe disa vende europiane, në mënyrë që të gabojë sa më pak ndaj emigrantëve dhe të mos ia lenë barrën e tyre vetëm Gjermanisë.

Kosta Barjaba September 4, 2015 11:05
Komento

13 Komente

  1. Feniks September 4, 11:16

    Ik mer trap se su bone ti nje cop hajduti ordiner te analizoje veprimt e evropes!

    Reply to this comment
    • DIELLI mbi KORAB September 5, 11:48

      Analiza e Zotni Kostes eshte teper profesionale.
      Ai eshte nje njeri i pregaditur dhe intelktual.
      Nuk arri ta kuptoj komentin tuja.
      Ja po e marrim te mirqene se ai vodhi njeher ne nje Supermarket ne Amerik.
      Por kush eshte ai njeri qe nuk ka gabu ne jete??
      As ti more Feniks nuk besoj se je uje i kulluar.
      Perqendroju tek tema do te te keshilloja dhe mos e gjyko tjetrin vetem nga nje gabim i cili nuk eshte i vertetuar dhe personi nuk eshte denuar.
      Te kthehemi tek problemi qe po ballafaqohet Europa.
      Secili nga ne ka te drejte me keru nje jete ma te mire per vete dhe familjen,por dhe gjermanet duhen kuptu se ky fluks i madh i ardhjes se te huajve i ve ne pozita te veshtira.Shoqerite moderne kan rregulla te cilat duhen respektu dhe zbatu nga te gjithe qe kerkon te behet pjese e tyre.

      Reply to this comment
  2. "Horri i Bulevardit" September 4, 11:22

    Terroristet e IS-is, disa here kane deklaruar per pushtimin e Europes, ku Roma dhe Ballkani, jane kercenuar seriozisht.
    Biles terroristet e kane treguar edhe planin e pushtimit, me ane te dyndjes se refugjateve, ku brenda atyre njerezve te vuajtur nga terrori xhihadist, do te futen me mijra terroriste qe do te bejne politikanet europiane, te shohin gabimin fatal qe po bejne, duke u hapur dyert, refugjateve nga vendet arabe.
    Europa shef shqiptaret si delja e zeze, shqiptaret qe kudo ku jane strehuar, kane punuar dhe jane integruar me shpejtesi, ne vendet mikpritese, perkundrazi ndodh me arabet, qe kurre nuk jane integruar ne shoqerine europiane, por qe jo vetem grate qe nuk diskutohet qe te punojne, por edhe burrat, jane vetem frekuentues caji, tavlle dhe nargjilese.
    Nga gjithe keto ane negative te botes arabe, ne Europe, tani eshte edhe frika e terrorizmit, terror qe eshte shume afer ne Europe.
    Disa vertet mendojne se duke treguar keto foto te dhimbshme, mundohet te tregohet human, por cfare do te thone keta njerez “humane”, neser kur terroristet qe tashme po u jepet strehim, te fillojne kamikazin ne mes te Europes, ku viktimat do te jene njerez te pafajshem.
    Te besh humanin sot, eshte e thjeshte, por te fusesh Europen ne nje qorrsokak te pakthyeshem, kjo eshte nje pergjegjesi e madhe e politikes europiane, qe duhet te shohin realitetin.

    Reply to this comment
  3. Benoni September 4, 12:04

    Ja e verteta e hidhur : BE nuk ruan dot kufinjte e vet, integritetin territorial. Klandestinet afro-aziatike jane sot si barbaret per Perandorine Romake, rrenuesit pushtues. Merkel e Co. po e hane kete mut e po thone se i pelqen. Vetem shprishja e kesaj BE mbase shpeton vendet Europiane nga murtaja e zeze afro-aziatike. Vendet liberale nuk kane te ardhme para ketij invadimi te ISIS.

    Reply to this comment
  4. Mollosi September 4, 12:18

    Eshte e sigurte qe keta emigrante afro-aziatike do ta shkaterrojne Evropen.

    Reply to this comment
  5. Darius September 4, 12:45

    Mos u beni naive.
    Lufta,rrefugjatet,isis,al-qaeda…..jane plane qe zbatohen me perpikmeri,kur duhet dhe si duhet.

    Cdo gje eshte e planifikuar,kjo Pranvera Arabe me usa,gjermanine,francen,angline etj keto jane pasojat.

    Reply to this comment
  6. dorela September 4, 13:33

    Mos me me kete foton e femijes se mbytur se na keputet shpirtin!
    Europa qe nuk eshte aq e bukur dhe drejtesi berese sa duket, le ti gjeje ata qe kerkcenojne sigurine e saj se paguan qindr amijera burokrate per kete q enga parlamenti eurpian e deri tek polici i thjeshte ne rruge, e jo te fus ne nje thes gjithe njerezit qe ikin nga lufta dhe tmerri.
    Eshte turp qe etiketoni gjithe boten arabe apo afrikanet me isis, na cane koken gazetat per nje luanin cecil, dhe heshtin e reagojne ne menyre antihumane per njerez qe po mbyten perdite. Pyesni pak ata qe kane humbur te afermit ne detit adriatik duke emigruar per ne itali dikur, para se flisni brrockulla e ti hidhni benzine zjarrit. Sidomos shqiptaret sduhet te flasin me tone antihumane per rrefugjatet e luftes se kane emgiruar vete.
    Europa vepron me 7 lloje standartesh dhe racizmin e sofistikon bukur.
    Si ka mundesi qe po na dalin pjetare te isist persona qe qenkan rritur edukuar ne europa, a mos valle isisi ka qene ketu me kohe?

    Reply to this comment
  7. gjermani i fundit September 4, 15:09

    emigrant dhe azilant jane statuse te ndryshme. Vendet evropiane pranojne azilante pa pa kushte, pasi hyn ne sferen e te drejtes themelore te njeriut per te mbijetuar; i denuar politikisht apo i shperngulur nga lufta. Biles shteti prites akordon kushte dhe pagese mujore. Emigranti, qe shtyhet nga shkaqe kryesisht ekonomike shihet ne fokusin e tregut te punes. Per aq sa kuptoj une Evropa trashegon problematiken e menaxhimit te perbashket, ky problem po diskutohet. Dhe frika tjeter eshte sasior. Po hamendesoj se baseni afrikaner plus ai i Lindjes se Mesme shkon ne 250 milion, sikur 10% te emigrojne i bie qe ne EU te dynden 25 milione.Professorit po i kujtoj se shqiptaret emigruan mbi 30% te popullsise dhe po tu japesh mundesine e kalojne 45%. Thuajini Evropes te behen gati per te pritur 30% te 250 milioneve, besoj e keni idene sesi do reagojne.

    Reply to this comment
  8. katarakti September 4, 18:30

    Une nuk e kuptoj se çfare duan keta myslimanet ne nje kontinent te krishtere?! Parardhesit e tyre, qe jetojne ne Europe tash e 50 vjet, e kane treguar me fjale dhe vepra se nuk e pranojne dhe nuk e duan kulturen europiane. Ndryshe ata duan te imponojne ne kete kontinent zakonet e tyre. Prandaj une jam shume dakort me Orban-in dhe vendet e ish Europes Lindore qe nuk duan te pranojne refugjate nga vendet arabe. Dhe çudia me e madhe?! Perse keta refugjate nuk shkojne te vellezerit e tyre te nje gjaku, kulture dhe feje?! Pra ne Arabine Suadite, Iran, Jordani etj. etj por i jane sulur Europes?!

    Reply to this comment
  9. mira September 4, 20:30

    Komenti i kataraktit qendron, vertet perse nuk shkojne ne vendet muslimane ku kane te njejten kulture dhe qe jane po aq mire ekonomikisht sa vendet europiane??!!

    Reply to this comment
  10. Autonom September 6, 08:49

    Katarakti, pyetje e drejte : PSE KLANDESTINET NUK SHKOJNE NE VENDET PRANE TYRE QE JANE MYSLIMANE? Pergjigja besoj eshte : SEPSE ISIS I SHTYN DREJT EUROPES KU DO TI PERDORE PASTAJ SI KAMIKAZ. Koha do tregoje fatalitetin per Europen qe do kete ky zbarkim afro-aziatik!

    Reply to this comment
  11. beni September 6, 09:00

    Kapitalizmi gjithnje kerkon taksapagues te rinj e prioritar ne tregjet e reja qe do te hapen me vendosjen e qetsis ne siri e irak!
    Si fillim futen spekullantet e me von fillon e uji fillon te rjedhe lirshem kur behet fjale se ktej ja u japim me nje dorre e nga ana tjetr me te dyja duart ja u mbledhim!
    Nje linje avjoni ne fillim,nje telekom e me von treg i mbeturinave te perendimit qe akoma nuk e kan humbur vleren e keshtu vazhdon deri sa te vijm tek e reja por si fillim te fitojn republikanet ne usa qe te ver drejtesin ndaj isis se ndryshe e hengri russia e ajde e mbaje putinin ku te gjith luftojn per tregje?

    Reply to this comment
  12. No Global September 6, 09:14

    Lufta ne Siri, Libi, Irak e gjetke nuk ndalet kurre. Se nuk dijne te jetojne, dijne vetem te luftojne. Pastaj kujton njeri se pas lufte do kthehet kush ne ato vende nga keta klandestine? Kurre, shikoni si terhiqen zvarre per te hyre ne Europe! Zvarre do ta marrin Europen ne llumin e tyre te injorances. Ta gezoje Merkel kete murtaje te zeze qe po i fut Europes ne gji.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*