Tre gjyqtarë në Kurbin pozitivë me COVID-19, karantinohet stafi. KLGJ dërgon 9 gjyqtarë nga Tirana për të zhvilluar seancat

September 15, 2020 16:29

Tre gjyqtarë në Kurbin pozitivë me COVID-19, karantinohet stafi. KLGJ dërgon 9 gjyqtarë nga Tirana për të zhvilluar seancat

Në Gjykatën e Kurbinit janë ndërprere proceset gjyqësore, ku përjashtim bëjnë vetëm rastet urgjente. Kjo pasi tre gjyqtarë të Gjykatës Kurbin kanë rezultuar të prekur nga COVID-19.

Kjo situatë vijon prej 1 javë dhe fillimisht u karantinua i gjithë personeli, përfshirë dhe Prokurorinë e cila ndodhet në të njëjtat ambiente.

Punonjësve ju është bërë testimi dhe kanë rezultuar negativ, duke bërë që pjesa më e madhe e tyre të rikthehen në pune e të tjerë pritet ende të marrin përgjigjen e tamponit.

Duke qenë se Gjykata e Kurbinit ka vetëm tre gjyqtarë, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar një listë të gjyqtarëve nga kryeqyteti të cilët për të shmangur kolapsin do të trajtojnë çështjet urgjence siç janë masat e sigurisë.

Lista e miratuar përfshin 9 gjyqtarë, të cilët përmes një grafiku të caktuar do të jenë në gadishmëri në Kurbin deri më datë 28 shtator.

Gjyqtarët që do shqyrtojnë masat e sigurisë të huazuar nga Tirana janë Shefkie Demiraj, Bedri Qori, Ardian Kalia, Besnik Hoxha, Artan Hajredinaj, Albert Mece, Elisabeta Gjoni, Gert Hoxha dhe Sokol Pasho.

Burime nga Njësia e Kujdesit Shëndetësor në Kurbin kanë bërë me dije se vatra e infeksionit në gjykatë është izoluar dhe se tre personat e infektuar po trajtohen në kushte shtëpie, pasi nuk kanë simptoma të rënda të sëmundjes.

j.l./ dita

September 15, 2020 16:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim