Tre Heronjtë e Shkodrës

June 18, 2017 11:52

Tre Heronjtë e Shkodrës

 

Vehbi Fishta*

Më 22 qershor 1942 në mëngjes herët, të trokiturat e forta në derën e shtëpisë së Jordan Misjes zgjuan tre trimat që ishin brenda bashkë me pjesëtarët e familjes së të zotit të shtëpisë në lagjen “Fushë-Firej”.  Shtëpia ishte e rrethuar me rreth 600 policë e milicë fashistë të armatosur mirë. Përgjigja ishte e prerë nga të rrethuarit: Luftëtarët e lirisë nuk dorëzohen! Të tre trimat vendosën të luftonin në radhë të parë për të çarë rrethimin dhe nëse nuk do të mundnin ta bënin këtë, do të luftonin me vetëmohim deri në fund. Si armatim ata kishin vetëm 3 revolverë, 1 pushkë të gjatë me 500 fishekë dhe 10 bomba dore. Para se të fillonin luftën, nxorën jashtë shtëpisë nënën, motrën dhe vëllanë e Jordanit. I pari provoi të çante rrethimin Branko Kadia, i cili lëshoi një bombë dore dhe me nagantin e tij në dorë, u hodh në oborrin e shtëpisë për të dalë në kopsht. Por plumbat e mitralozave dhe pushkëve të fashistëve të shumtë e shtrinë përdhe të vrarë.

Lufta filloi e ashpër, armiqtë nuk i kursenin fishekët, plumbat binin si breshër i vërtetë mbi dritaret dhe dyert e shtëpisë. Të dy trimat e mbetur, Perlati dhe Jordani, qëllonin me kursim dhe vetëm në shenjë mbi fashistët, të cilët nuk po e kuptonin si po qëndronin ashtu ata të dy. Për këtë dërguan nënën e Jordanit për t’u thënë edhe njëherë të dorëzoheshin. Nëna, pasi u kthye nga të dy trimat, i tha prefektit: “Ata nuk dorëzohen të gjallë!” Kjo i tërboi edhe më shumë armiqtë. Kapiteni italian i kuesturës i inatosur mori me vete 20 karabinierë e milicë dhe vendosi ta sulmonte shtëpinë, duke e mbuluar me zjarr të dendur të mitralozit e pushkëve. Mirëpo ky guxim kapitenit i kushtoi shtrenjtë, sepse sa vuri këmbën në oborr mbeti përdhe nga plumbat e luftëtarëve të lirisë.

Lufta që po zhvillohej në Fushë-Firej të Shkodrës mori dhenë. Ajo u bë edhe më e ashpër. Fatin e kapitenit të kuesturës e pësuan edhe shumë policë e milicë të tjerë që tentuan të futeshin në këtë kala trimash.

Kishin kaluar 3 orë luftimi të ashpër. Ambulanca vinte e shkonte pa pushim për të tërhequr të vrarët e të plagosurit fashistë. Tani fashistëve u erdhi në ndihmë edhe një aeroplan gjuajtës që sillej lart, duke fluturuar ulët mbi shtëpinë “Kala”. Ai kërkonte të mitralonte ose të bombardonte nga lart, por ishte e pamundur, sepse përreth shtëpisë ndodheshin fashistë të shumtë. Të tërbuar në këto çaste fashistët vendosën t’i vinin zjarrin shtëpisë, por para se ta bënin këtë, e detyruan edhe njëherë nënën e Jordanit të fliste me dy shokët që të dorëzoheshin. Ajo vajti përsëri dhe mbasi u kthye i solli prefektit të njëjtën përgjigje si herën e parë: Ata nuk dorëzohen të gjallë! Atëherë shtëpia filloi të digjej, por luftimi vazhdonte.

Fashistët me grupe përpiqeshin të hynin brenda, duke përfituar nga tymi e flakët. Përpjekjet e tyre të shumta shkonin kot, sepse ndonjëri vritej, të tjerë plagoseshin dhe ç’mbetej nga ai grup ktheheshin nga kishin ardhur. Zjarri që vinte duke u shtuar bëri punën e vetë, depërtonte thellë në dhomat e shtëpisë. Flakët kishin përfshirë edhe trupin e Jordanit dhe ai atëherë i mbuluar me flakë dhe gjak detyrohej të hidhej nga dritarja e të binte në pusin e shtëpisë. Në pus ashtu në agoni, pa lëvizur fare në ujë, e kapën fashistët.

Perlati i mbetur vetëm vazhdonte, duke luftuar sa nga njëra dhomë në tjetrën. Kjo qëndresë heroike e pashembullt që po vazhdonte prej mëse katër orësh, i kishte mbuluar me turp fashistët italianë e tradhtarët e vendit. Një hero i vetëm brenda një shtëpie që po digjej, rezistonte e nuk dorëzohej i gjallë. Nervozizmi i fashistëve kishte arritur kulmin. Ata i tmerronte pa masë kjo qëndresë, pasi ajo do të bëhej një burim i madh frymëzimi për të gjithë popullin e Shkodrës dhe mbarë shqiptarët në luftën për liri e pavarësi. Fashistët menduan se kësaj qëndrese i duhej dhënë fund. Kështu, një oficer fashist i shoqëruar nga një numër i madh karabinierësh e milicësh, hyri Brenda në shtëpi. Perlati qëlloi mbi të dhe e rrëzoi përdhe, por pa kaluar pak sekonda, breshëria e një arme fashisti godet edhe Perlatin, i cili bie heroikisht, duke mbetur një yll i pashuar i lirisë. Pak më vonë fashistët për të ngjallur frikë në popullin e Shkodrës, Jordanin me trupin tërë plagë e varën në qendër të qytetit. Qëndrimi i tij para litarit ishte shumë burrëror e heroik.

Kjo epope legjendare, si një nga ngjarjet më heroike të LANÇ, i dha zemër dhe ngriti peshë të gjithë luftëtarët e lirisë, popullin përparimtar e patriot shqiptar që luftonte për lirinë e pavarësinë e Atdheut. Gazeta “Zëri i popullit”, në numrin e datës 11-12 janar 1943, shkruante: “Kush pandehte dje se 3 heronj në Shkodër do të kapërcenin çdo imagjinatë, do të bënin të vërtetë në ditët tona edhe epopenë më legjendare të një “Osoje”, do t’i kapërcenin me krenari edhe disa nga heronjtë e Homerit vetë!”

*Kryetar i Komitetit të Veteranëve, Shkodër

 

 

 

June 18, 2017 11:52
Komento

19 Komente

  1. MH June 18, 13:12

    Miqet e fashistave e quajne lufte civile.
    Po historia asht kokeforte dhe nuk tundet nga jeniqeret fashista shqiptaresh.

    Reply to this comment
    • I poshtri te poshtron... June 20, 13:01

      O MH
      Ti je nje pusht, i asaj Ruthit a te kujtohet ndopak, se ishte e martuar e i shkoje te shpija…
      O ti komunisti qelbanik, se ka dhe komunist te ndershem…

      Reply to this comment
    • KOZi June 20, 14:23

      Kujto historinne e luftes ! Ne periudhen e tre deshmoreve ishte viti 1942 , Italia Fashiste . Ajo kapitulloi me 9 shtator 1943. Lufta civile filloi pas dates 18 Tetor 1943 ,pas Asamblese Kushtetuese te Tetorit 1943. e vashdoi gjer me 29 nentor 1944.

      Reply to this comment
  2. ShkoDrani June 18, 17:32

    Fotografia qe ilustron shkrimin eshte monumenti i pese herojve te Vigut dhe jo i tre herojve te Shkodres.

    Reply to this comment
  3. Musa June 18, 19:31

    Te nderuar zoterinje te redaksise ! Vehbi Fishta ne Shkoder ka 3 muaj qe ka vedekur. Mos shkrimin e keni marre nga nje liber i tij per deshmoret e Shkodres ? Kjo them se duhej saktesuar.

    Reply to this comment
  4. Besniku June 18, 22:51

    Lavdi Luftes N-Cl.

    Reply to this comment
  5. Besniku June 19, 11:11

    Lavdi vepres se tyre te pavdekshme.
    “I perjetshem kujtimi” dhe ashtu do te jete.
    Gjithmone e me shume po ndjehet nevoja per t’i njohur keta njeres, e per ti marre shembull, sa i forte ishte ideali i tyre qe nuk kursyen asgje, edhe jeten, per realizimin e tij!
    ” Me e dhene jeten , si me le, per liri e barazi shoqerore”. Ky ishte ideali i tyre.

    Reply to this comment
  6. ELIOT June 19, 12:30

    TE GJORET …. TE SHKRETET …. E LANE JETEN QE ENVERI DHE DISA TE KORRUPTUAR TE JETONIN SI PASHLLARE … DHE POPULLI … QE PER ATE E DHANE JETEN ….. VUANTE NGA DIKTATORET ..ENVERI MEHMETI …. KUSH E BERI LUFTEN KUSH E DHA JETEN ….DHE KUSH PERFITOI …PUSHTAT FRIKACAKET …TRADHETARET .. E POPULLIT …KUR JEAN MOULIN E DHA JETEN PER POPULLIN FRANCEZ …. POPULLI PERFITOI …FITOI LIBERTENE DEMOKRACINE DHE BARAZINE …PO POPULLI SHQIPTARE CFARE FITOI ….. ASGJE … ENVERI ME 5 VILA DHE FAMILJET E DESHMOREVE ME BICIKLETA KINEZE … CFARE FITOI FAMILJE E QEMAL STAFES MISTO MAMES SADIK STAVELECIT XHORXGI MARTINIT … DHE SHUME TE TJERE .. CFARE FITUAN ASGJE …PERKUNDRAZI NEXHMIJE HOXHA MERRTE 60 MIJE LEKE NE MUAJ DHE PASHAI ENVER I MERRTE GAZETAT NGA PARISI …NEXHMIJA ENVERI KISHIN VETURA PERSONALE .. A KISHTE FAMILJA E DEHMOREVE VETURA ??? .. PO FAMILJET E DESHMOREVE CFARE KISHIN MEDALJE ….. LAVDI DESHMOREVE POR JO TRADHETAREVE TE POULLIT .. ATO QE JA MORREN DINJITETIN … DHE E LANE NE VARFERI ..BONJOUR DE PARIS …

    Reply to this comment
  7. Selita e Bojzes June 19, 13:02

    A ka mundesi te bej nji pyetje ” A e ka ruajtur Shkodra kete shtepi te Jordanit si muze ashtu sic ka qene gjysem e djegur dhe e shkaterruar nga perleshja e armatosur me fashistat ? Kush e di le te me ktheje nji pergjigje.
    FLM

    Reply to this comment
    • ShkoDrani June 19, 19:34

      Shtepiau pat restauru e kthy ne muze e me pas eshte kyçur

      Reply to this comment
    • veterani June 20, 13:05

      Te lumte o zotni…
      Pallvrat e asaj qeverie qe vrau e preu per 47 vjet me rralle…
      E motra e Qemal Stafes me ka thene, vllain na e vrau Enver Hoxha…
      I vriste naten e i qante diten, sic beri me kunatin, sic beri me shoket e luftes….

      Reply to this comment
  8. Paul Tedeschini June 19, 19:40

    Kam linde dhe jam rrite 50 meter larg kesaj shpije. Asht rindertue dhe per do kohe ka qene muze derisa iu kethye te zotit si prone.

    Nga nji deshmitar i sigurte bile kojshi i Jordanit, i cili e ka njohte mire Jordanin dhe qe e ka pà ne momentet e fundit te tij:

    Kur e arrestuen Jordan Misjen e derguen ne Questure aty ku ma vone u ba shtepija e kultures. Jordanin e kan pas fute nen shkalle, qe hypej lart. E paten denue per varje. Mbas kesaj piktori Jordan Misja kishte ba aty nen shkalle, nji pikture: Fetyren e Jezu Krishtit.
    Duket se keto ishin mendimet e tij te fundit.

    Reply to this comment
    • KOZi June 20, 14:34

      _ shtese miqesore_ Autori kur jep se pjesetaret e familjes dolen nga shtepia nuk jep qe ishte edhe sherbetorja ,,,,,,, mbase se nuk e kuptonte qe mund te kishte sherbetore nje person qe luftonte fashizmin, ai ishte mesues dhe piktor.
      Nga flaket Jordani u detyrua te hidhej ne pus por aty arriten ta nxjerrin dhe e arrestuan te demtuar shume fizikisht. Nga burgu ka shkruar nje leter me nuanca fetare dhe mbase nga keto Branko dhe Perlati jane shpallur heronj ndersa Jordani vetem deshmore…..tung

      Reply to this comment
  9. sali Serbi June 20, 11:16

    Kush ishin spiunet e nazisteve qe treguan vendendodhjen e trimave shkodran,ku jane pinjollet e tyre sot? ketyre pyetjeve duhet ti pergjigjet çdo njeri.Te mos harrojme edhe aktin barbar te putanes se çobajve qe shkuli nga venbdi i nderit dhe i lavdise 5 hronjte e Vigut duke i degdisur prane plehrave.Ku fshihen klysht e tyre qe kane 27 vjet qe shkaterojne kombin dhe shkodren heroike te trimave te luftes Na-çl?

    Reply to this comment
  10. Mark uk June 20, 15:10

    Shikoni sa jan te sigurt ata qe e kan botuar ket rren komunistesh.Ai qe ka shkrue kto rrena ka koh qe ka ik te shumtit te shoket e tij veteran..Si ka mundesi te ket kryesi veteranesh kur nuk ka vetem 3-4 shurana te till.Ktu vertetohet se ishte luft civile..As edhe nje i huaj nuk mori pjes ne kete vllavrasje.

    Reply to this comment
  11. ELIOT June 20, 16:08

    SALI CORBA ….. SPIUNI NUMER 1 ISHTE KUNATI I DAJES TEND ENVER HOXHES … QE E NIHTE TIRONA MBARE SE RRINTE GJITHE DITEN ME FASHISTAT NE QENDER …. DHE ENVERI SE VRAU NE 44 JO POR MBAS LUFTE SEPSE E PERDORI PER PISELLIQET E VETA …PASTAJ KUR MBAROI PUNE HOP NJE PLUMB NE KOKE …JA HEROI JOT QE BERI L N C E KUPTON APO TA BEJ ME VIZATIME ……SI NE KOPESHT … SE JE PAK LLLLLLLLLLAALLLLLLE NGA CITRONI ….

    Reply to this comment
  12. MH June 21, 16:27

    I poshtri te poshtron…

    Une vetem te verteteat qe ekzistojne pertypi dhe ripertypi.Kujt t’mos i pelqejne nuk asht faji im.Domethenien ta gjejne tek historia.
    Kaq kish z.Pushti i sateme.

    Lexo ortakun tand nga fundi i komenteve te madhin Mark Uk cfare thote per luften.E quan lufte civile.

    Pra e shikon qe une them gjithmon te verteten.

    Reply to this comment
  13. Arben June 23, 18:09

    Kush ishte me i poshter fashizmi apo enveri! Ose me sakte kush vrau,persekutoi dhe perdhunoi me shume herojn komunista shqiptar te LANC -it, fashistat apo rregjimi i enverit! Po mos ti vrisnin fashistat ishte e sigurte qe do i vriste enveri.

    Reply to this comment
  14. uskania June 24, 21:34

    Jam kurioz:Branko, Jordani, apo Vasil Shanto, mos ishin malazes me prejardhje?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*