Tre hipoteza për riorganizimin e Lojrave Olimpike, Kanadaja dhe Australia: Nuk marrim pjesë nëse zhvillohen këtë vit

March 23, 2020 10:44

Tre hipoteza për riorganizimin e Lojrave Olimpike, Kanadaja dhe Australia: Nuk marrim pjesë nëse zhvillohen këtë vit

Lojrat Olimpike të Tokios, të përcaktuara për t’u zhvilluar këtë verë nga data 24 korrik deri më 9 gusht ishin muri i fundit që koronavirus ende nuk e kishte shembur në sport.

Gjithsesi edhe kjo pritet të ndodhë shumë shpejt, pasi në një mbledhje emergjente të zhvilluar të dielën Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka deklaruar për herë të parë se po shqyrton mundësinë e shtyerjes së Lojrave Olimpike.

Këta fakt e ka pranuar edhe presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, që gjithsesi është shprehur se në axhendë nuk është kurrsesi anullimi përfundimtar i Lojrave Olimpike, pasi sipas tij në fund të tunelit do të jetë flaka olimpike ajo që do të shkëlqejë.

Sakaq për herë të parë janë dorëzuar edhe autoritet japoneze, që më herët nuk kishin marrë në konsideratë as paralajmërimin e Organizatës Botërore të Shëndetit.

Vetë kryeministri japonez Shinzo Abe është shprehur se Lojrat Olimpike ka gjasa të shtyhen, pasi nuk mund të zhvillohen në kushte nomale. Vendimi përfundimtar është vendosur të meret brenda një afati kohor të 30 ditëve. Ndërkohë në mediat ndërkombëtare janë publikuar edhe tre opsionet se kur mund të mbahen.

Mundësia e parë është që të mbahen nga 25 gushti deri me 6 shtator, ndërsa opsioni i dytë është vjeshta, nga data 9-25 tetor. Në këtë rast ka edhe një fakt interesant, pasi Lojrat Olmpike të Tokios në vitin 1964 janë mbajtur pikërisht në vjeshtë.

Opsioni i fundit, që është edhe më i mundshmi dhe më i pranueshmi është zhvilllimi i Lojrave Olimpike në vitin 2021. Së fundmi Kanadaja dhe Australia kanë dalë hapur duke deklaruar se nuk do të marrin pjesë në rast se Lojrat Olimpike zhvillohen këtë vit.

Sipas tyre shëndeti sportistëve në këtë rast është në rrezik serioz, ndaj i kanë lajmëruar ata që të nisin përgatitjet për vitin e ardhshëm.

O.J/DITA

March 23, 2020 10:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim