Tre kantieret e restaurimit që nisin në verë/ Kumbaro: Ca flasin, ca të tjerë punojnë

May 10, 2018 15:41

Tre kantieret e restaurimit që nisin në verë/ Kumbaro: Ca flasin, ca të tjerë punojnë

 

Memoriali i Skënderbeut në Lezhë, Muzeu i Kastriotëve në Sinë të Dibrës dhe Shtëpia e Vëllezërve Frashëri në Frashër të Përmetit janë tre kantieret e reja të restaurimit që do të nisin këtë verë.

Projektet për rijetëzimin e tyre janë miratuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila ndan në Facebook me ndjekësit e saj këtë lajm, thekson se teksa shumë flasin, të tjerët punojnë për rivitalizimin e vlerave të trashëgimisë sonë.

“Behari është kohë për turizëm, por edhe për restaurime. Ca flasin gjithë ditën e ca punojnë gjithë ditën, te këta të fundit bëjnë pjesë inxhinierët e Institutit të Monumenteve që kanë përgatitur projektet e restaurimit për 3 objektet e përfshira në kalendarin e restaurimeve të Vitit e Skënderbeut: – Memoriali i Skënderbeut në Lezhë, – Muzeu i Kastriotëve në Sinë të Dibrës – Shtëpia e Vëllezërve Frashëri në Frashër të Përmetit. Këshilli Kombëtar i Restaurimeve shqyrtoi e miratoi projektet dhe brenda verës fillon puna në të tre kantieret.

Është padyshim kënaqësi për mua të ndaj me ju këto projekte. Shtëpia e Vëllezërve Frashëri në një nga zonat më të bukura të Shqipërisë #MbajmePremtimet #TurizmiKulturor #RrugetEKujteses”, shkruan Kumbaro.

Muzeu i Kastriotëve ndodhet në fshatin Sinë të Njësisë Administrative Arras Bashkia Dibër.

Muzeu ka filluar të ndërtohet në vitin 1982 dhe për herë të parë është hapur për publikun në vitin 1985.

Mungesa e mirëmbajtjes së vazhdueshme si dhe shkaqet e agjentëve atmosferik përgjatë viteve kanë ndikuar në degradimin e objektit. Ndërhyrjet e parashikuara do të konsistojnë në hidroizolimin e tarracës, prishjen e degradimeve, pastrime, lyerje dhe riorganizim të ndriçimit.

Në Memorialin e Skënderbeut në Lezhë ndërhyrja e parashikuar nga IMK dhe Ministria e Kulturës konsiston në punimet restauruese në monument dhe muret e qytetit Antik, ne rikonstruksionin e mbuleses, konsolidimin dhe restaurimin e piktures murale dhe mozaikut.

Ndërsa për restaurimin e “Shtëpisë së Vëllezërve Frashëri”, janë parashikuar ndërhyrje në restaurimin e çatisë, dyerve dhe dritareve në përgjithësi, eleminimi i çarjeve në fasadë, restaurim të dyshemeve dhe riparime në suvatime.

Gjithashtu do të bëhet sistemimi i terrenit përreth.

a.s/dita

May 10, 2018 15:41
Komento

3 Komente

  1. Dhimiter M Xhoga.(Guri Naimit D.) May 10, 19:56

    Shkofte “rreja”ju degjofte,gjithsa shkruani u realizofte

    Kjo sidomos per ate FRASHERIN e “Vellezerve Frasheri” qe ka mbetur i shkrete ..(vite pas 90-97-tes), o zonja MINISTRE, ,sa shruani,na jepni nje “trinitrine” ,jo vetem ne DANGELLIOTEVE. Me 25 Maj ju presim ne krentimin e “DITES se Naimit” atje ne FRASHER(Merre dhe kolegen e arresimit)ne kete “550 vjetor te Heroit tone Kombetar” Gjer Kastrioti Skenderbe. Mireupafshim.(Une 82 vjecar,kaluar oqeane,).per te festuar ate dite.Shoqatat:”Velezerit Frasheri” dhe “PERMETI” “Feshnica” e tj,po bejne cmos, te nderohen ne kete dite,Patjeter DASHAmiresit sponsorizues,me TA do jene. MIRUPAFSHIM zonja MINISTRE sa faleminderit sa thoni….

    Tirane 10-05-2018 Dh Xhoga(Guri Naimit D)

    Reply to this comment
  2. Dhimiter M Xhoga.(Guri Naimit D.) May 10, 19:57

    Shkofte “rreja”ju degjofte,gjithsa shkruani u realizofte

    Kjo sidomos per ate FRASHERIN e “Vellezerve Frasheri” qe ka mbetur i shkrete ..(vite pas 90-97-tes), o zonja MINISTRE, ,sa shruani,na jepni nje “trinitrine” ,jo vetem ne DANGELLIOTEVE. Me 25 Maj ju presim ne krentimin e “DITES se Naimit” atje ne FRASHER(Merre dhe kolegen e arresimit)ne kete “550 vjetor te Heroit tone Kombetar” Gjer Kastrioti Skenderbe. Mireupafshim.(Une 82 vjecar,kaluar oqeane,).per te festuar ate dite.Shoqatat:”Velezerit Frasheri” dhe “PERMETI” “Feshnica” e tj,po bejne cmos, te nderohen ne kete dite,Patjeter DASHAmiresit sponsorizues,me TA do jene. MIRUPAFSHIM zonja MINISTRE sa faleminderit sa thoni….

    Tirane 10-05-2018 82 vjecari:Dh Xhoga(Guri Naimit D)

    Reply to this comment
  3. Lili May 11, 07:08

    Fjalor tipike e nje idiote qe as ate pune nuk di me vleresuar pa i fut helmin e saj..edhe pretendon se eshte e kulturuar….
    Nivel zero i kultures personale,edhe minimumi i minimumit per nje ministri te kultures eshte mirembatja e vlerave kombtare ,e kjo mburret me nje minimum..
    Quelle débile ,et fiére de sa connerie en plus.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*