Tre kosovarët e arrestuar në Gjermani lirohen

March 23, 2016 19:09

Tre kosovarët e arrestuar në Gjermani lirohen

Tre kosovarët e arrestuar të martën me dyshimin se mund të kishin lidhje me terrorin islamik, janë liruar sot. Dyshimet fillestare për implikimin e tyre në veprime terrosiste nuk janë dëshmuar si të vërtet, shkruan br.de.

Pas një dëshmie anonime në një faqe interneti të policisë se Bavarisë ndaj tyre ishte inicuar një procedurë hetimore.

Presidenti i policisë së landit të Bavarisë, Wilhelm Schmidbauer nuk janë gjetur dëshmi për lidhjen e tyre me terrorizëm, përcjell albinfo.ch. Për këtë arsye prokuroria i ka liruar personat në fjalë.

Arrestimi i tyre ka ndodhur, sipas Bayerische Rundfunk, pasi që një njeri i panjohur natën e të hënës i kishte dhënë policisë së Bavarisë një informatë që fliste për planifikim të një akti terrorist. Janë përmendur personaliet e dy shqiptarëve të Kosovës të cilët po lëviznin me një veturë Mercedes ngjyrë argjendi.

Planet e ndërtimit të gjetura në makinën e tyre i takonin një kantieri që ata e mbikëqyrnin.

March 23, 2016 19:09
Komento

3 Komente

  1. Arben March 23, 19:21

    SHUME ZHURME PER ASGJE.

    Reply to this comment
  2. Vladimir March 23, 20:03

    Ka nje strategji me te vertet kriminale nga qarqe te caktuara antishqiptare, jo vetem ne Serbi, por edhe ne Itali, ShBA, Greqi e gjetke per te deligjitimuar Aktin me te madh mbas Luftes se dyte boterore te Nato per çlirimin e nje vendi 2 milionsh, Akt per te cilin mbare shqiptaret i detyrohen Aleances me shpirt dhe sjelljen e tyre perpiqen ta meritojne kete mbeshtetje.
    Nga ana tjeter vrehet nje tendence per ti paraqitur shqiptaret si mosmirenjohes, Republiken e Kosoves si te padenje e te tjera.
    Them qe shqiptaret kudo qe jane duhet te ndergjegjesohen per kete situate dhe te ruhen nga provokimet.
    Respekt per besimet dhe per besimtaret, por dielli yne len nga perendon.

    Reply to this comment
  3. Andi March 23, 20:42

    Turp i zotit i kishin kapur se nje anonim kishte shpifur tek faqja e policise. Qenkan bere policia gjerman matrapaz komplet, pa pike profesionalizmi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*