Tre kriteret e përfitimit të bursave tek Shkencat e Natyrës

December 5, 2018 09:08

Tre kriteret e përfitimit të bursave tek Shkencat e Natyrës

Studentët që përmbushin kriteret ekonomike dhe ato joekonomike sipas kushteve të përcaktuara duhet që të fillojnë procedurat e përgatitjes së dokumenteve për përfitimin e bursës së studimeve për vitin akademik 2018-2019, dosja e të cilave duhet dorëzuar pranë departamenteve përkatëse të fakulteteve në afatet e vendosura.

Konkretisht, bëhet fjalë për studentët e regjistruar në programet e ciklit të parë të studimeve në programet e studimeve në institucionet e arsimit të lartë publik dhe që u përkasin shtresave sociale në nevojë, të cilëve u akordohen bursa kur ata plotësojnë kriteret për t’u konsideruar si studentë në nevojë. Masa e përfitimit të bursës mund të jetë e plotë ose e pjesshme.

Autoritetet e Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës bëjnë me dije se afati përfundimtar për dorëzimin e dokumentacionit të bursave për vitin e dytë dhe të tretë është data 15 dhjetor. Dokumentacioni dorëzohet pranë Zyrës së Financës deri në përfundim të afatit të përcaktuar. Drejtuesit e këtij fakulteti kanë detajuar edhe kategoritë e studentëve që kanë të drejtë të përfitojnë bursë sipas tre kritereve të përcaktuara.

Përfituesit sipas kriterit ekonomik

Sipas kriterit ekonomik përfitojnë studentët që ndjekin studimet në largësinë mbi 10 km nga vendbanimi i përhershëm i tyre, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike nga njësia e vetëqeverisjes vendore, si dhe secili nga studentët, i cili rezulton bashkëshort me fëmijë, dhe kur familja e tij trajtohet me ndihmë ekonomike nga njësia e vetëqeverisjes vendore.

Këto dy kategori duhet të paraqesin këto dokumente në afatet e caktuara: certifikatë familjare ku të vërtetohet lidhja e studentëve me kryefamiljarin, fotokopje e kartës së identitetit të student, vërtetimin e Ndihmës Ekonomike ku të jenë të përcaktuara (Numri i dosjes, masa e plotë, ose e pjesshme dhe shuma, si dhe vërtetim nga Drejtoria e Tatimeve që nuk ushtron aktivitet privat).

Ndërsa personat me aftësi të kufizuara të vërtetuar nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punës, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar duhet të paraqesin këto dokumente: fotokopjen e kartës së identitetit të studentit, dokumentin e statusit të aftësisë së kufizuar (librezën, si dhe Vërtetimin e KMCAP).

Jashtë kriterit ekonomik:

Jashtë kriterit ekonomik kanë të drejtë që të përfitojnë studentët jetimë, të cilët duhet të dorëzojnë brenda datës 15 dhjetor: fotokopjen e kartës së identitetit të studentit, librezën me statusin e jetimit, vërtetimin nga shoqata e jetimëve e fotokopjuar dhe e noterizuar, si dhe certifikatën e vdekjes të dy prindërve që merret pranë gjendjes civile.

Ndërsa studentët që kanë humbur përgjegjësinë prindërore, me vendim gjykate të formës së prerë duhet të paraqesin këto dokumente: fotokopje të  kartës së identitetit të studentit, dokumentin që ka humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë. Brenda këtij kriteri përfitojnë edhe studentët që janë identifikuar e trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe që kanë humbur kujdesin prindëror, të cilët duhet të dorëzojnë vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme e Antitrafikut që merret tek Ministria e Brendshme, si dhe dokumentin me vendim gjykate e formës së prerë, për humbjen e kujdestarisë prindërore.

Studentët që rezultojnë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës duhet të dorëzojnë fotokopjen e kartës së identitetit të student, si dhe vërtetimin nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Ministrinë e Mirëqenies Sociale  dhe Rinisë.

 

Sipas rezultateve të arritura.

Përjashtimisht për vitin akademik 2018-2019, përfitojnë bursa financiare edhe studentët e regjistruar në vitin e parë dhe në vitet pas të parit, në ciklin e parë të studimeve, në institucionet publike të arsimit të lartë, në programet e studimit në fushën e mësuesisë.

Studentët e regjistruar në vitin e parë duhet të përmbushin kriterin e notës mesatare 9 deri në 10, e përllogaritur si mesatare e notave të të gjitha viteve të arsimit të mesëm të lartë, përfshirë edhe rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore.

Studentët e regjistruar në vitet pas të parit, sipas përcaktimeve të kësaj pike, duhet të përmbushin kriterin e notës mesatare 9 deri në 10, e përllogaritur si mesatare e notave të të gjitha detyrimeve të parashikuara për programin përkatës të studimit dhe të shlyera për vitet pararendëse. Studentët, sipas përcaktimeve të kësaj pike, përfitojnë bursën vetëm për periudhën që ndjekin studimet në këto programe studimi dhe për kohëzgjatjen normale të programit të studimit.

Studentët e humbasin të drejtën e përfitimit të bursës, kur:

  • Janë ndarë nga trungu familjar.
  • Familjet e tyre ushtrojnë veprimtari private.
  • Vazhdojnë studimet në një program të dytë studimi.
  • Shpallen ngelës dhe humbasin vitin shkollor për arsye të rezultateve jokaluese.
  • Kur nuk frekuentojnë mësimin.
  • Nuk kanë përfunduar programin e studimit brenda kohëzgjatjes normale të tij, të përcaktuar.
  • Kohëzgjatja maksimale e studimeve në një program studimi nuk mund të jetë më shumë se dyfishi i kohëzgjatjes normale të studimeve që parashikon programi, pa marrë në konsideratë periudhën e kohës kur studenti i ka pezulluar studimet

DITA

 

December 5, 2018 09:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin