“Tre lëndë në gjashtë orë”/ Skema e detajuar e zhvillimit të mësimit

January 13, 2018 09:47

“Tre lëndë në gjashtë orë”/ Skema e detajuar e zhvillimit të mësimit

Pranvera Kola – DITA

Nisma më e fundit e ndërmarrë nga MAS për ndryshimin e orarit të lëndëve që do të zhvillojnë nxënësit e arsimit parauniversitar duke nisur nga data 1 shkurt nuk do të prekë maturat, nxënësit e të cilave do të vijojnë të punojnë me kurrikulën e vjetër.

Ndërsa për klasat e tjera, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë bën me dije se në një ditë nxënësit do të zhvillojnë mësimin vetëm në tre lëndë, të cilat do të zhvillohen me një orar më të zgjatur.

Kështu, brenda një dite mësimi, një lëndë do të zhvillohet në dy orë mësimore të njëpasnjëshme (45 minuta+45 minuta), me pesë minuta pushim në mes.

Pushimi i madh do të zhvillohet pas dy orëve të para. Ndërsa pas dy orëve të dyta, do të zhvillohet edhe një tjetër pushim 10 minutësh. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuar edhe modelin e përcaktuar nga dikasteri i arsimit se si do të zhvillohet mësimi gjatë një jave në klasat e treta, të teta, si dhe në klasat e dhjeta.

Sipas autoriteteve të arsimit ky ndryshim ishte i domosdoshëm, për shkak të faktit se zgjerimi i orarit të zhvillimit të një lëndë do t’i ndihmojë nxënësit jo vetëm që të marrin më shumë njohuri, por edhe të punojnë ushtrime, të bëjnë punë të pavarura, nëpërmjet të cilave të fitojnë më shumë aftësi, duke qenë më produktivë në mësime.

Kjo skemë sipas tyre do të ndihmojë edhe më shumë në vlerësimin e nxënësit, pasi ata do të kenë më shumë kohë që të aktivizohen, e rrjedhimisht edhe të vlerësohen më shumë nga mësuesit.

Sikundër ndodh në arsimin publik, edhe shkollat e arsimit parauniversitar jopublik janë udhëzuar që duke nisur nga kjo datë të fillojnë zbatimin e orarit të ri, sipas urdhrit “Tre lëndë në gjashtë orë”.

Aktualisht, drejtoritë e të gjitha shkollave kanë nisur punën për riorganizimin e orarit mësimor sipas urdhrit më të fundit të dikasterit të arsimit. Zbatimi i orarit të ri nuk do të shoqërohet me ndryshim të programeve në tekste.

 

January 13, 2018 09:47
Komento

3 Komente

  1. JKB January 13, 21:26

    Idiotesira!

    Reply to this comment
  2. info analitike January 13, 23:45

    Cmenduria e radhes ne arsim. Po shjaterroni gjithcka.

    Reply to this comment
  3. Çezarina June 17, 11:39

    Mendoj risia me e mire e mundeshme per nje mesimdhenie e mesimnxenie efektive , konkrete dhe plot alternativa qe interpretohen ne baze te kopetencave te nxenit
    ME SHUME IDE , BASHKEPUNIM DHE LIDHJE

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*