Tre orë, tre mesazhe / Vizita e Kerryt, takim vetëm me Ramën dhe Bashën

February 10, 2016 19:49

Tre orë, tre mesazhe / Vizita e Kerryt, takim vetëm me Ramën dhe Bashën

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry nuk do të qëndrojë shumë gjatë në Tiranë të dielën, por mesazhet e tij do të jenë shumë të rëndësishme. Zyrtarisht, shefi i diplomacisë amerikane vjen në Tiranë për të shënuar 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Dhe si në çdo festë, një falenderim nuk ka për të munguar nga aleati më i madh strategjik i Shqipërisë, i cili, si në rastin e ujgurëve, i është gjendur amerikanëve për të zgjidhur edhe një tjetër problem delikat të saj, strehimin e anëtarëve të opozitës iraniane, që gjenden nën mbrojtjen amerikane në kampin “Liria”, në Irak.

Çështja e muxhahedinëve iranianë është pika e parë e axhendës së sekretarit amerikan të Shtetit dhe mësohet se ai do të falenderojë qeveritë e Shqipërisë që, në të kaluarën dhe tani, kanë marrë përsipër të strehojnë anëtarët e opozitës iraniane.

Disa vjet më parë, qeveria e kryeministrit Berisha mori përsipër të strehojë mbi 200 muxhahedinë, ndërsa tani qeveria e kryeministrit Rama ka rënë dakord të marrë përsipër strehimin edhe të 1 mijë iranianëve të tjerë, nga rreth 2.800 që janë aktualisht në kampin “Liria” në Irak.

Kjo është një çështje që ka marrë paraprakisht edhe dakordësinë e opozitës në Shqipëri.

Dhe jo rastësisht, në axhendën e takimeve të sekretarit amerikan të Shtetit, të paktën deri tani, janë përfshirë vetëm dy persona, kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha. Por këta dy persona janë gjithashtu edhe dy personat më të lartë politikë në vend, ndaj me ta, John Kerry ka në axhendë të diskutojë edhe rëndësinë e reformës në drjetësi. Kjo është pika e dytë e rëndësishme e axhendës së Kerryt në Tiranë.

Burime diplomatike dhe politike konfirmuan për Top Channel se kjo pjesë e mesazheve që prek drejtpërsëdrejti politikën e brendshme në Tiranë është e detajuar dhe e mirëmenduar për mënyrën sesi do të artikulohen mesazhet.

Por Kerry ka edhe një pikë të tretë shumë të rëndësishme. Kosova do të jetë një nga temat që ai do të diskutojë me kryeministrin Edi Rama, duke i kërkuar një rol më aktiv të Shqipërisë, veçanërisht pas zhvillimeve shqetësuese në Kosovë, në prag të protestës së paralajmëruar të opozitës, në përvjetorin e tetë të pavarësisë dhe të zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

Burime të qeverisë i thanë Top Channel se me këtë ka lidhje edhe darka e së premtes në Tiranë mes kryeministrit Rama dhe ministrit të Jashtëm kosovar, Hashim Thaçi. Edi Rama e përmendi këtë fakt në një postim në Twitter po atë natë, gjatë darkës së mbajtur larg vëmendjes së mediave. Por, megjithëse disa ditë larg, efekti i vizitës së sekretarit Kerry u ndje që të mërkurën, kur me një shpejtësi të rrufeshme, projektligji i Byrosë së Hetimit, nga një mister, u kthye në një realitet konkret.

February 10, 2016 19:49
Komento

6 Komente

  1. Hani pak mos hani shume m.... February 10, 20:17

    Nga 2800 opozitare iraniane qe jane ne kampin me tela “Liria” ne Irak Shqiperia do te marre 1000 prej tyre, Amerika zero e me rradhe E kane gabim ne jemi shtet i “madh” vime pas Gjermanise dhe shesim pordhe, i bie me mire qekampin “Liria” nga Iraku t’a transferojne ne Shqiperi dhe keshtu mbyllet ky muhabet,. Kursehen vizitat dhe fitohet kohe, per te sjelle “Pranveren” arabe edhe ne Iran ashtu sic e bene me Irakun, Tunezine, Libine, Sirine etj, kjo eshte Demokraqi.

    Reply to this comment
  2. SHPRESEHUMBURI February 10, 21:00

    GOMARI THIRRET NE DASME VETEM PER TU NGARKUAR….,JO PER TA ULUR NE TRAPEZE. PSE CFAR PRISNI TRAJTIM TJETER, TE NA BEJE AMERIKA . ATA NUK E THANE NJE FJALE TE MIRE PER SHQIPERINE,AS ATEHERE KUR GREQIA KERKOI DHE AKOMA KERKON 350 km2 DET,NGA UJRAT TONA DETARE .

    Reply to this comment
  3. Azoret February 11, 05:32

    E cuditeshme eshte me ne.Si ka mundesi te degjojme te huajin,dhe midis njeri tjetrit nuk merremi vesh.

    Reply to this comment
  4. Une February 11, 07:31

    Po pse nuk keni mend ju, keshtu do vuaj gjithmon shqiperia?
    Po te ishte pranuar demolimi i armeve kimike, ajo qe u perfol per favoret amerikane do te ishte berte realitet. Per ca muhaxhedin saliu qendroi ne pushtet 8 vjet. Per 1000 apo 2000 Edi duhet te rije 12 vjete ne pushtet

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*