Tre persona nga Durrësi kapen me 20 kg kanabis në Librazhd

April 20, 2017 18:12

Tre persona nga Durrësi kapen me 20 kg kanabis në Librazhd

Një sasi prej 20 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Librazhdit në kuadër të një operacioni të koduar “Parkingu”. Gjatë operacioni janë arrestuar në flagrancë tre persona, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër.

Në pranga përfunduan:

-Albert Terziu, 30 vjeç banues në Durrës

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë në bagazhin e mjetit tip “Renault” me targa AA648JO të parkuar pranë parkingut të spitalit të Librazhdit u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e mbështjellë me ngjitës natribani, e dyshuar “Cannabis Sativa”

-Xhimi Hoxha, 35 vjeç banues në Durrës

Ky shtetas dyshohet të ketë  drejtuar automjetin me targe AA 648 JO i cili  në pjesën e poshtme të tapicerisë në dysheme ishte modifikuar dhe përshtatur për fshehjen  e lëndës narkotike

-Sokol Hamataj, 37 vjeç banues në Durrës

Ky shtetas  duke drejtuar automjetin me targe AA 449 JG,  dyshohet të ketë shoqëruar  automjetin në të cilin ndodhej lënda narkotike nga  qyteti i Durrësit në drejtim të Librazhdit.

Gjithashtu  u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e  shtetasit:

A.L, 45 vjeç banues në Durrës

Grupi hetimor  sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

20 kg lëndë narkotike e dyshuar  “Cannabis Sativa”, si dhe 3 automjete.

Policia nuk sqaron se për ku ishte destinacioni i lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Droga e sekuestruar

Mjeti ku ishte fshehur droga

Droga e sekuestruar

April 20, 2017 18:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*