Tre shkencëtarë fitojnë Çmimin Nobel në Kimi

October 5, 2016 13:41

Tre shkencëtarë fitojnë Çmimin Nobel në Kimi

Tre shkencëtarë kanë fituar çmimin Nobel për kimi për vitin 2016, për “disenjimin dhe sintezat e makinave molekulare”.

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave sot ka shpallur se fitues janë shkencëtarët: Jean-Pierre Sauvage nga Franca, J. Fraser Stoddart nga Britania dhe Bernar Feringa, nga Holanda, të cilët “kanë minimizuar makinat dhe e kanë ccuar kiminë në një dimension të ri”.

Këta laureatë, me seli në Francë, Shtetet e Bashkuara dhe Holandë, kanë zhvilluar molekula me lëvizje të kontrolluara, që mund të kryejnë ndonjë detyrë nëse u jepet energji, ka thënë akademia suedeze.

Po ashtu, theksohet se makinat malekulare “me gjasë do të mund të përdoren në zhvillimin e gjërave siç janë materialet e reja, sensorët dhe sistemet për depozitim të energjisë”.

Vlera e çmimit Nobel është 930 mijë dollarë amerikanë.

October 5, 2016 13:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*