Si frymëzohet krimi

February 11, 2015 14:01

Si frymëzohet krimi

Redaksional

Pas shpërthimeve të djeshme ende pa gdhirë në kryeqytet, në adresë të pagabueshme të familjes së ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe një oficeri policie, ironia më e hidhur nuk ishte reagimi i Partisë Demokratike. Jo, shumëkush mund ta imagjinonte ose t’i afrohej hamendjes se pas atentateve paralajmëruese me tritol, PD do të dilte e deklaronte me fanfara se ky është sinjal që Tahiri dhe qeveria janë përzier me krimin. Sepse me logjikën e matrioshkave të Sali Berishës, kjo bën kuptim dhe jo e anasjellta: Që krimi kur preket, reagon.

Shkurt, ky arsyetim banal dhe vulgar pritej, sepse jemi mësuar prej çerek shekulli me të. E hidhura e historisë, përtej tronditjes për familjarët dhe vetë ministrin, është se ai dje paradite thirri menjëherë për konsultim… kryeprokurorin dhe kreun e Shërbimit Informativ, përkatësisht Adriatik Llallën dhe Visho Ajazin. Dy personazhe që (edhe) përmes faqeve të DITA janë etiketuar qartë dhe shkoqur si dy arsye të forta të dobësisë së kësaj qeverisjeje, të pamjaftueshmërisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, dy emërtesa të qeverisë së kaluar bashkë me presidentin e Republikës Nishani, përbëjnë trekëndëshin e Bermudës ku thithen e treten shumë iniciativa të kësaj qeverisjeje.

Sigurisht, Tahiri bëri detyrën dhe e kishte për detyrë t’i thërriste për këtë ngjarje të rëndë, si kreun e organit të akuzës, ashtu dhe shefin e shërbimit inteligjent; dhe këtu mbyllet “raporti” i tij me performancën e qeverisë si total. Por këtu fillon arsyeja e vërtetë e trimërimit të krimit, që është harrimi i shumë premtimeve që ka bërë kryeministri aktual dhe kjo mazhorancë, se do dërgojë para drejtësisë të gjitha ata drejtues e politikanë të qeverisjes së djeshme që kanë kryer krime, shkelje e korrupsion. Me të parin, padyshim Sali Berishën. Ta fiksojmë mirë, nëse e kemi harruar, se tek e fundit arsyeja pse qeveria e kaluar u rrëzua kaq turpshëm, arsyeja pse PD sot është shndërruar në një fantazmë politike që belbëzon, është pikërisht keqqeverisja skandaloze në 8 vjet; dhe motivimi i fuqishëm i votës popullore kundër Berishës, është premtimi i Ramës se më në fund, kush vrau do përgjigjet, kush vodhi do ta vjellë.

Kështu nuk ndodhi, dhe Berishës jo vetëm që s’i ka hyrë gjemb në këmbë, por ka gjithë hapësirën e nevojshme për të shantazhuar. “Ditët e ardhshme krimi do marrë rrugët, vendin po e kërcënon një 97-të tjetër”, tha pak a shumë ai vetëm pak kohë më parë. A ka më sfidë të hapur se kaq? Një valë tritoli që mbërtheu vendin ca muaj më parë, u qetësua pasi u arrestuan disa grupe kriminale. Madje një syresh, sipas përgjimeve ofronte tritolvënie kudo dhe për gjithçka, kundrejt vlerës përkatëse dhe korrektësisë në pagesë: “Shkolla, makina, shtylla tensioni të lartë”, tekstualisht kështu. Po sa grupe e individë të tillë ka, që janë të gatshëm të “kryejnë punë” kundrejt shpërblimit? Dhe kush ka paralajmëruar direkt dhe indirekt më shumë se një herë për një skenar të tillë?

Momenti është kritik. Nëse kjo qeveri e ka seriozisht ta çojë deri në fund misionin që ka shpallur se do marrë përsipër më 23 qershor, duhet të veprojë. Duke mos shkelur asnjë ligj, por duke shfrytëzuar votat parlamentare që ja ka dhënë zgjedhësi. Të largojë Llallën, Ajazin e këdo tjetër që nuk bën punën. Dhe t’i tregojë përmes një drejtësie të reformuar, cilitdo politikan të krimit dhe krimineli të politikës se ku e ka vendin. Në të kundërt, zgjidhjen e ka të lehtë: Le të bëjë një pakt paprekshmërie me kundërshtarët dhe t’i shtyjë edhe këto dy vjet, derisa ta thithë e ta tresë trekëndëshi bermudian i Berishës.

*****

Atentat me bombë familjarëve të Tahirit

Nga Artur Qoraj

Valë terrori me shpërthime eksplozivi në Tiranë dhe me shënjestër ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe Policisë së Shtetit. Dy bomba të telekomanduara hodhën në erë në distancë një orë nga njëra-tjetra, fillimisht farmacinë e prindërve të ministrit përballë Pediatrisë dhe më pas banesën e ish-shefit të Komisariatit nr. 3, Alfred Numani, vetëm 200 metra nga vendngjarja e parë. Shpërthimi i parë ka ndodhur në orën 02:55 dhe i dyti rreth orës 03:50, me dëme të shumta vetëm në materiale dhe panik. Por rreth orës 06:15, një qytetar që kalonte rrugën pranë urës së “Vasil Shantos”, tek stacioni i Unazës, në karexhatat e rrugës, dalloi një objekt të dyshimtë të mbështjellë me gazetë dhe njoftoi policinë. Forcat e RENEA-s Antiminë konstatuan se ishte një bombë me celular dhe ndodhej shumë pranë vendit ku babai i ministrit parkonte makinën dhe kishte shtëpinë. Të tri ngjarjet u cilësuan të lidhura me njëra-tjetrën dhe si akte të pastra terroriste, që kanë lidhje me detyrën e ministrit dhe të NUmanit, aktualisht shef i Krimeve të Rënda në Korçë.

farmaciaShpërthimi i parë

Policia dhe dëshmitarët thanë se shpërthimi i fuqishëm u dëgjua rreth orës 02:55 të mëngjesit të djeshëm. Një person që dyshohet se lëvizte me biçikletë, i maskuar me një xhup dimëror me kapuç, ka vendosur në fraksionin e një minutë dy kallëpe tritol të lidhura me një orë me kurdisje, me peshë rreth 400 gramë, në kondicionerin e farmacisë në pronësi të Bashkim Tahirit. Ngjarja ndodhi në rrugën “Kongresi i Manastirit”, shumë pranë spitalit nr. 5, përballë Pediatrisë. Nga shpërthimi, pati dëme të konsiderueshme materiale në farmacinë në pronësi të babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, por edhe në dyqanet përreth, një restorant dhe një fast-food. Mure të çara, xhama të thyer dhe dëmtime materiale e pajisjesh.

Shpërthimi i dytë

Ngjarja e dytë ka pasur një distancë me rreth një orë nga e para. Madje në momentin që grupi hetimor ka qenë në vendngjarje duke punuar dhe me prezencë të shumtë të patrullave policore. E për çudi, autorët, që dyshohet se janë të njëjtë, vetëm pak metra larg vendngjarjes së parë, kanë vendosur një bombë, këtë herë me fitil zjarrpërcjellës, ç’ka tregon se kanë dashur të tërheqin vëmendjen nga ngjarja e parë tek hetuesit. Burime policore thanë se kanë marrë disa dëshmi për 2 persona që janë larguar me vrap afër vendngjarjes. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:50, në rrugën “Arben Minga”, pallati 47/6, në katin e pestë, ku jeton edhe shefi i Krimeve të Rënda Korçë, Alfred Numani. Ky i fundit është bërë objekt sulmi edhe në 2013, kur i kanë vënë zjarrin banesës së tij gjatë kohës që mbante postin e shefit të Komisariatit nr. 3, por në momentin e ngjarjes ndodhej në SHBA. Nga shpërthimi janë dëmtuar muret e apartamenteve, një pjesë e tavanit, sheshpushimi i katit të pestë, në pronësi të zyrtarit të policisë dhe banorit E. F. Për fat të mirë nuk ka pasur dëme në njerëz.

Bomba e tretë

Grupi hetimor dyshon se edhe pakoja e tretë e bombës e mbështjellë me gazetë, është hedhur në distancë të afërt kohore me ngjarjen e dytë. Autorët, pasi kanë mbaruar punë me dy rastet e para, janë larguar dhe kur kanë mbërritur me mjetin e tyre pranë urës së “Vasil Shantos”, kanë lënë në karexhatën e rrugës kryesore, pranë stacionit të Unazës, pakon e bombës. Policia tha se mori njoftim nga një qytetar në orën 06:15, i cili e kishte parë rastësisht pakon mes luleve të mbjella. Pas verifikimit nga ekspertët rezultoi se ishin 2 pako tritoli të lidhura me tel dhe me një celular, gati për shpërthim. Nëpërmjet ekspertëve të Sektorit Antiminë në Repartin RENEA, për rreth një orë janë kryer procedurat, bllokuar valët e celularëve dhe me pushkë pneumatike është kryer shpërthimi i kontrolluar, duke ruajtur rrezen e sigurisë për qytetarët. Por sipas policisë, aty pranë banojnë edhe prindërit e ministrit Saimir Tahiri, si dhe parkon makinën babai i tij, ku 4 orë më herët i ishte hedhur në erë edhe farmacia.

30 të shoqëruar

Ky është numri i të shoqëruarve për të tri ngjarjet e ndodhura. Policia dhe Prokuroria nuk specifikuan numrin për secilën prej ngjarjeve, por bënë me dije se të shoqëruarit janë kryesisht kontigjentë të dyshuar të akteve me lëndë plasëse, që kanë pasur përplasje me oficerin e policisë, kanë qenë duke lëvizur në atë zonë, ose banorë të dy rrugëve ku ndodhën shpërthimet. Pas marrjes në pyetje dhe dhënies së alibive, ata janë lënë të gjithë të lirë. Deri në mbrëmje vonë nuk ka pasur persona të ndaluar.

Akte terroriste

Hetimet i ka marrë në dorë menjëherë Prokuroria e Krimeve të Rënda. Vepra është cilësuar si “akt me qëllime terroriste”. Shkak i sulmit detyra që mbajnë shënjestrat e grupit kriminal. Duke marrë parasysh faktin se bëhet fjalë për prindërit e ministrit të Brendshëm dhe një oficer të lartë të Policisë së Shtetit, besohet se edhe aktet kanë qenë një shenjë paralajmërimi i organizatave kriminale për shkak të operacioneve më të mëdha të kohëve të fundit.

Lloji i bombave

Grupi hetimor ka arritur të përcaktojë nëpërmjet ekspertëve xhenierë dhe njësisë antiminë edhe llojin e bombave dhe ndërtimin e tyre. Por ende nuk ka gjurmë apo prova konkrete për autorët e atentateve. Bomba e parë mësohet se ka qenë me kurdisje, e programuar për të shpërthyer pak minuta pasi autori të largohej. Bomba e dytë po e llojit tritol, dyshohet se ka qenë me fitil zjarrpërcjellës, pasi në trupin e saj nuk u gjet ndonjë pjesë celulari apo ore. Edhe eksplozivi i gjetur pranë urës “Vasil Shanto”, mësohet se ka qenë tritol, po me masën 400 gramë si në dy rastet e para, në dy kallëpe, por këtë herë i lidhur me një aparat celulari. Pasi janë marrë aparati dhe karta, po kryhen ekspertime për të gjetur numrin, abonentin që e ka pasur në pronësi dhe për të identifikuar autorin apo autorët.

2 thirrje celulari

Dy thirrje celulari janë identifikuar në bombën e tretë që nuk shpërtheu. Autorët kanë tentuar ta aktivizojnë pakon nga distanca, por rryma që ka prodhuar zilja në aparat nuk ka përfunduar tek lënda plasëse, pasi nuk prodhoi forcën e duhur për shpërthim. Policia po heton telefonin nga kanë ardhur këto thirrje, lokalizimin e zonës nga është telefonuar dhe poseduesin e të dy kartave. Gjithashtu policia është njoftuar dje për 2 makina të djegura në zonën e Kombinatit dhe po hetohet nëse kanë lidhje me 3 ngjarjet në fjalë.

Prokuroria: Ngjarjet të lidhura me njëra-tjetrën

Prokuroria e Krimeve të Rënda po i heton tre ngjarjet, dy atentate dhe njëri i mbetur në tentativë, si akte terroriste. Grupi hetimor përbëhet nga specialistë të Policisë së Shtetit te Krimet e Rënda, të Repartit RENEA, Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe inxhinierë të informatikës. “Ngjarjet besohet se janë të lidhura me njëra-tjetrën. Kjo për disa arsye të besueshme. Koha e afërt në të cilat kanë ndodhur dy shpërthimet dhe është gjetur bomba e tretë. Vendi ku kanë ndodhur ngjarjet dhe distanca mes tyre. Gjithashtu edhe objekti i shënjestrës, që besohet se kanë lidhje me njëra-tjetrën”, thanë burime nga organi i akuzës për gazetën “DITA”. Për këtë shkak të treja dosjet janë bashkuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe hetimet do kryhen paralelisht deri në zbardhjen e tyre. “Për momentin nuk ka të ndaluar, por ka shumë të shoqëruar. Po kryhen verifikime, marrje në pyetje, ekspertime si në vendngjarje, ashtu edhe për kamerat e sigurisë që kanë filmuar dhe pritet të dilet në një konkluzion. Motivi paraprakisht besohet se ka të bëjë me detyrën, por ende nuk mund të përcaktohet”, shtuan këto burime.

Dy shpërthimet, vetëm pak metra nga godina e SHISH

Dy shpërthimet e mëngjesit të djeshëm në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë kanë një detaj interesant. Përveç faktit se objektiv ishin biznesi i babait të ministrit të Brendshëm dhe një oficer i lartë i Policisë së Shtetit, vendngjarjet janë vetëm pak metra larg Drejtorisë së Shërbimit Informativ Shtetëror. Madje farmacia e familjes Tahiri ndodhet vetëm 200 metra larg. Por si duket nga ky institucion në vazhdimësi nuk ka pasur asnjë informacion për parandalim të akteve terroriste, por edhe të dy ngjarjeve në fjalë.

February 11, 2015 14:01
Komento

10 Komente

  1. Lul February 10, 10:06

    Jo keta jane te doktorit..jo terrori!!!

    Reply to this comment
  2. xhateli February 10, 10:09

    Po e perseris edhe nje here postimin tim te berepara disa ditesh per falangat e Lul Ba(ri)shes qe pengonin ndihmat e njeministri ne zonat e permbytura. Aty permendja se pas ketyre Berisha do te ngreje falangat kriminale me tritolin e vjedhur. Ja, nuk vonoi. Nw ate postim thosha: degjomani llafin, se plaku i Vicidolit, sic ka thene vete, do te ktheje 97-en. Ja ku e keni. Filloi. Akoma do te lihet ky te djege Shqiperine?
    Beni durim dhe lexojeni edhe njehere ate postim, qe po e sjell pa asnje ndryshim:

    Keta jane vetem pararoja, se neser PD-ja e Saliut dhe e Lulit te dritave te kuqe te Holandes do te ngreje paramilitaret qe i ka sugjeruar Saliut Arkani serb dhe duke i armatosur me tritolin e vjedhur, do te nise aktet vandale per destabilizimin e vendit, sic e ka pohuar vete per te kthyer vitin 1997.
    A do ta lwrw prokuroria te livadhise akoma kwtw ujk vicidolas te Lugines se Ujqve? Tredheni sa me pare qafirin, sa pa shkaktuar te tjera viktima, se neser do te jete vone.
    Degjomani llafin. Ai kerkon vetem karrige pushteti dhe per kete nuk i kursen pllangat e gjakut te ketij populli, tw cilit duhet t’i kthehen mendte se pwrse e mbajti mbi kurriz 20 e kusur vjet e t’i tregoje nje here e mire vendin. Saliu ka aq para, si ISIS-i ,qw tw paguaje pwrswri mercenare kalamaj te Forumit Rinor si ne vitin 97, qw i hipi nwpwr kamjona dhe i coi andej nga Tepelena dhe Vlona, ku mijera djem te rinj nenash malesore lane atje leshte dhe Sala u thote se kane shkue jashte shtetit per nje jete me te mire. Thuhet se ne vitin 97 u vranw 2000-3000 veta, Genjejnw, se jane vrarw, zhdukur dhe tretur neper tunelet e jugut 3 fishi i ketyre, qw u sulen nga veriu kunder jugut te ndwrsyer nga bisha monstruoze e kesaj toke, nga i paftyri shwrbwtor i deklaruar i UDB-se fashiste, Sali Ramw Berisha, me te cilen ai ka lidhur krushqi, dhe eshte vene ne sherbim te saj kunder vendut te tij,
    Deri kur do te lihet te lehe akoma ky qen i terbuar, qw nuk po e mbyll ate goje tw fwlliqur! Kjo kafshw e plagosur. edhe duke u perpelitur, egersohet edhe me shume qw tw zgjase jeten e saj, qw tw kafshoje e te mbjelle terbimin e vet ngado.
    Prandaj e ka shtuar egersine keto kohe Sala, se e ndien qe po i vjen ngordhja, dhe mundohet qe duke sulmuar te mbroje veten nga prangat qw po i tringellijne ne veshe. Drejtesia duhet te veproje sa me pare qw ai te mos perhape vrere te forumasit e genjyer dhe te mos munde te mobilizoje serish falangat e krimit kunder popullit si ne vitin e zi 97. T’i lidhen duart, t’i kerkohet llogari gjer ne nje per krimet qe ka kryer keto 25 vjet e ta paguaje me burg dwmin qw i ka shkaktuar ketij vendi, duke ururar te mos perfundoje ne litarin e Sadamit, qe po shitet ne ankand per miliona dollare, t’i kthejw ato para qe i ka grabitur ketij populli, tw marrw ndwshkimin e merituar e t’i dalin nga hundet milionat qw kanw vwnw Shkelzenwt, Argitat, mbesat e tij me gjak serbi, se ndryshe populli do te ngrihet nje dite e do ta beje te vjelle gjak tere kohen qw i ka mbetur drejt varrit, kesaj bishe qw nuk e di pse po mbrohet si nje monument diktature.
    Nje gjykate speciale te merret me tw, si ajo e Hages, se e ka mbushur kupen. Boll me. Ky popull u torturua nje cerek shekulli nga idiotizmat, vandalizmat, barbarizmat e ketij te paudhi, qw dreqi e di se kush na e hudhi ne kete toke te qe kishte vetem qetesi e begati.

    Reply to this comment
  3. Lleshi February 10, 12:08

    Rrini pa merak se do t’ju coje Vishua tek Salehu dhe tek serbi , ose dhe tek Ollga , t’i fusni nje teke dhe te kenaqeni !

    Shqiperise dhe shqiptareve , varini leshte , se u mesuan tani dhe 25 vjet , me bomba tek VEFA , me 1997-ta , me Gerdeca …… e sa te duash te tjera se nuk kam ndermend me u lodh dhe harxhu kohe me i permend te gjitha !

    Te gjithe e dime mire ku fle “qeni” , se lepuri eshte bere qen tani dhe ka shume te drejte ! Sikur ato 1000.000 shuplaka te ishin jo shuplaka , por perkeledhje , do te kishte ngordhur bisha serbe ! Por jooooo ……. nuk po ndodh !

    Reply to this comment
  4. Jimi February 10, 12:27

    Qeveria te mendohet mire! Pasi ta kete pjekur mire dhe vetem pasi te kene dhene OK ej prokuroret dhe gjyqtaret e korruptuar, vetem atehere ta bej rrefoformen!
    Krimi do te presi dhe vetem pasi qeveria te mbaroj rreformen , atehere do te godas!?

    Reply to this comment
  5. Lexuesi. February 10, 14:23

    Shkaterrimet me dinamit nuk mund te jene tjeter perveçse akte terrori. Mos u çorientoni nga ato qe thote “babai i terroristeve” qe di çdo vrime e skute ku hyjne e dalin çimka,pleshti e morri.Mos e degjoni ate ngerdheshesin e ashtuquajtur Saliberihorri ,qe shkruan ne Facebboc dhe pellet nga mikrofoni.Ai eshte vete organizatori, ai eshte shpifesi,hjduti, varsesi,kryekorruptori qe derdh helmin e gjarperit qekur fillon e nuk mbaron kurre se foluri.Eshte ai gjarperi i zi qe fshihet neper hithrat e ferrat qe ka oborri dhe kafshon e helmon pafajshmerine e ketij kombi.Ai jeton menderisht e shpirterisht ndermjet gjembave, ai merr jete nga gjithe pislliqet qe gjenden brenda ne grumbujt e plehrave,neper kanale, neper halera. Shpirti dhe mendja e tij cinike e nje paloprijesi rrahin tek terrorizmi qe ben ISIS sepse ky lloji paranojak psikopati, qe zbrti nga shpellat dhe hoqi tirqet e xhamadanin prej shajaku, çfaredo qe te thote e çfaredo qe te beje, e ka mendjen vetem tek Xhihadi.

    Reply to this comment
  6. shqiptari February 10, 14:49

    diku lexova qe amerika sprishete me shtetet e fuqisheme serbi greqi turqi itali pere shqiperine pase saje del perseri nje e vertet nga i nderuari dhe shqipatre i rralle kokalari qe tha nje te vertet qe e vuajteme shume keq qe nga 2005 ne 20013 dhe ketu mere funde shqiperia kure nuk vihete dore pere te ndaluare nje poshtersi pere kete vende sa keqe me vjen pere vendin time e kane zaptuare te poshterite

    Reply to this comment
  7. . February 10, 15:19

    T’a gezojme kete Shqiperi
    te krimineleve Verior me ne krye shpellarin sadist Sali Bisha …

    Sa te ljete gjalle kjo “Monster”
    Shqiperia kurre nuk do qetesohet.

    Paskan shpetuar gjithe ajo “inteligjence Tiranse e civilizuar”
    qe lane Tiranen, tashme ne dore te shtreses me te prapambetur
    dhe injoranteve-maloke veriore.

    Reply to this comment
  8. socialisti bythpambuk February 10, 15:25

    Sa te jete KM mashtruesi dhe frikacaku Edi Rama banda PD me Salehun ne krye , do te beje si ti doje qejfi .

    Reply to this comment
  9. Ladi February 11, 18:27

    Si frymezohet krimi? Kur perfaqesuesit e tij kriminele i sheh ne Parlament!

    Reply to this comment
  10. "Horri i Bulevardit" February 11, 19:29

    Shtaza, kur eshte e plagosur, gjithmone tenton te kafshoje.
    Ata qe e duan Rilindjen, por jane te pakenaqur, i them, duroni edhe pak, se keto levizjet e fundit te shtazes sali, tregojne se po i vjen fundi saliut dhe salesheve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*