FBI arreston tre shqiptarë, mes tyre një polic dhe vëllai i kunatit të Lulzim Berishës

New York Daily News December 5, 2013 11:23

FBI arreston tre shqiptarë, mes tyre një polic dhe vëllai i kunatit të Lulzim Berishës

FBI ka arrestuar tre shqiptarë, një prej të cilëve është vetë polic, një tjetër është një gangster i njohur sipas policisë dhe një të tretë të njohurin e tyre. Sipas autoriteteve federale, të tre ata i merrnin një “gjobë” të detyrueshme mujore një biznesmeni shqiptar në Queens në shkëmbim të “mbrojtjes nga keqbërësit”.

Sipas akuzës, polici Besnik Llakatura ishe bërë palë me gjobëvënësit, duke u hequr si mik me pronarin shqiptar të restorantit, të cilin e këshillonte më mirë të pagunte shumën e kërkuar sesa të hynte në telashe. Autoritetet federale thonë se viktima kishte paguar $24,000 në pesë muaj për një “mbrojtje” të cilën nuk e kishte kërkuar.
FBI ka përgjuar bisedat telefonike të policit shqiptaro-amerikan, që me shaka i quante këto “gjoba” si “taksa” për biznesin lokal, sipas tekstit të padisë të paraqitur në Gjykatën Federale në Brooklyn.

19Të paditur janë edhe Redinel Dervishaj, vellai i Plaurent Dervishaj i njohur ne Durres si kunati i Lulzim Berishes, i cili akuzohet se e ka paralajmëruar viktimën se duhej të paguante, si dhe Denis Nikolla, i cili akuzohet se e ka kërcënuar viktimën duke i drejtuar armën kur ky i fundit kishte refuzuar fillimisht. “Të akuzuarit hiqeshin sikur ofronin mbrojtje, por në realitet kanë përhapur vetëm frikë dhe tmerr nëpër komunitetin shqiptar”, tha Prokurorja Loretta Lynch.
Polici Llakatura, 34-vjeçar është pezulluar nga detyra në NYPD, ku shërbente prej shtatë vitesh, kryesisht në Staten Island. FBI e ka regjistruar në telefon kur i thoshte bashkëshortes së tij që të hiqte qafe armët që mbante të fshehura në dollap duke i hedhur në pyll. Ai është i pandehur edhe në një akuzë tjetër federale, sipas të cilës së bashku me katër policë të tjerë ka rrahur me grushe dhe i ka thyer krahun një motorist zezak.

redinel2Një nga të akuzuarit e tjerë për rryshfet, Redinel Dervishaj sapo ishte shpallur i pafajshëm nga një tjetër akuzë,  për vrasjen me thikë të Antonio Lacertosa, që po festonte fejesën e tij në restorantin ku punonte Redineli. Kamerat e sigurise provuan se ishte vetembrojtje. Sipas FBI-së, Dervishaj e ka përdorur këtë vrasje për të bindur pronarin e restorantit se nuk bën shaka kur e kërcënon. “Ma kontrollo emrin në internet”, i kishte thënë ai. Të tre ata rrezikojnë deri në 27 vite burg nëse dënohen.

New York Daily News December 5, 2013 11:23
Komento

8 Komente

  1. katarakti December 5, 13:10

    Si e kane ulur koken kriminelat. Te vjen keq per Zotin. 27 vjet burg?! Ata duhen varuar vetem per surratin qe kane, edhe sikur te mos kene bere asgje. Race e keqe qe paskemi qene. Sa filloi kjo shkerdhatokracia demokratikase shqiptaret u terbuan. Vidh, vrit, prit, merru me droge, me prostitucion, shkaterro vendin per tu pasuruar vete, prish hekurudhat qe te besh gardhin tend, vrit deri ne kusheririn e shtate sipas Kanunit etj etj. Paskan bere gabim Fuqite e Medha qe e krijuan kete vend. Me mire ta kishin ndare midis Serbise dhe Greqise.

    Reply to this comment
  2. Berlin December 5, 13:10

    gjakdhjera qe e krruajn vetem me shqiptar dhe nuk ja mban te krruhen me mafjoza te tjere
    rrace e poshter keta lul berishat

    Reply to this comment
  3. Michael December 5, 13:13

    Mos shkruani idiotizma.Vellai i kunatit..Krushku i krushkut.Lufte klasash si ne kohen e Enverit. Une nuk pergjigjem as per femijte e mi që i kam ne emigracion, jo për vellain e kunatit. Lajmi mund të vij si scoup për shqiptaret, por jo se ai ka lidhje me kreun e opozites..

    Reply to this comment
  4. mergimtari fv December 5, 14:59

    Rrace muti qe doni nje Enver te dyte tu beje nenen e te therrisni me ze te larte baba , keta Berishet e sorollopi i tyre malokeri jane per tu kthyer ne shpella nga kane nahijen se u ben dem qyteterimi , i deh suksesi edhe pse pa puksa dje e pa breke dhe sot , keto mostra na moren erzin edhe neve qe punojme me nder e shohim hallet tona familjare ,

    Reply to this comment
  5. enea December 5, 15:30

    Shumica e shqiptareve ne Ameike jane si keta, horra, ndyresira. U bene keta leshkot te vene gjoba. Ka faj amerika qe me llotarine ka sjelle ketu lloj lloj njerezish te ndyre, pa pike kontrolli.

    U bej thirrje Shqiptareve te civilizuar ne Amerike qe te qendrojne larg te tille njerezve, larg pasardhesve te ballistave.

    Reply to this comment
  6. Besmir Lika December 5, 17:12

    Po qe njeriu i Bashes nuk bene asnje dite burg njeriu me i madh dhe më me rendesi per Ameriken eshte zoti Lulzim Basha.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim