Tre shqiptarë të plagosur nga flakët në Athinë, 2 janë fëmijë

July 24, 2018 20:29

Tre shqiptarë të plagosur nga flakët në Athinë, 2 janë fëmijë

Ambasada shqiptare në Athinë bën me dije se si pasojë e zjarrit në Greqi janë plagosur tre shqiptarë, dy prej të cilëve janë fëmijë.

Gjithashtu ambasada thekson se pritet një konfirmim zyrtar nga autoritetet greke për identifikimin e viktimave të kësaj tragjedie.

Ambasada e RSh-së në Athinë njofton se pas verifikimeve të kryera në terren në të gjitha spitalet në zonën e Athinës, si dhe nga burimet zyrtare të Emergjencave Civile, rezulton se përveç rastit të qytetares shqiptare në spitalin Evangelismos për të cilën kemi njoftuar, janë dhe dy fëmijë nga e njëjta familje, të moshës 10 dhe 13 vjeç nga Fieri, të shtruar në spitalin pediatrik Agia Sofia, në gjendje të mirë shëndetësore.

Ditët në vijim pritet një konfirmim zyrtar nga autoritetet greke për identifikimin e viktimave të kësaj tragjedie. Ambasada është në ndjekje të situatës duke komunikuar në vijimësi me autoritetet kompetente”, njofton ambasada.

o.j/dita

July 24, 2018 20:29
Komento

1 Koment

  1. Zoti mbrofte shqiptaret ... July 24, 21:06

    Dashte Zoti si ndodh asgje e keqe shqiptareve te tjere
    e i ndihmon te shpetojne shqiptaret tane .
    Uroj sherim te shpejte gjithe shqiptareve te demtuar nga
    katastrofa ,zjarri ne greqi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim