Tre “skifterë” në folenë e mafiozëve italianë/ Historiku i shqiptarëve të Kamorrës

May 5, 2016 10:21

Tre “skifterë” në folenë e mafiozëve italianë/ Historiku i shqiptarëve të Kamorrës

Karabinierët e Njësisë Operacionale në Santa Maria Capua Vetere (Napoli), gjatë orëve të fundit arrestuan 3 hajdutë shqiptarë. Policia italiane njoftoi se ata u arrestuan në flagrancë për vjedhje dhe rezistencë apo dëmtim ndaj zyrtarëve publikë.

Në pranga ra Alti Keshi, 39 vjeç, Emirjan Manga, 30 vjeç dhe Ergon Merdini, 21 vjeç. Tre qytetarët e nacionalitetit shqiptar u befasuan nga karabinierët, pasi po grabisnin pronarin e një restoranti, kur ai po mblidhte xhiron ditore.

Hajdutët, të armatosur me një thikë, u kanë rezistuar karabinierëve dhe njëri nga efektivët mori plagë të lehta.

Gjithçka zhvillohet në një zonë të Napolit, ku mbizotëron Camorra (një prej organizatave më famëkeqe mafioze në Itali). Kamorra numëron 900 të vrarë gabimisht gjatë atentateve dhe mendohet se në Shqipëri ka investuar në hotele dhe bar-restorante, ku Vlora del qyteti i përmendur në statistikat e antimafies. Me dhjetëra klane brenda Kamorrës, me kapitale dhjetëra miliardë euro, luftojnë për territor.

Ndërkaq, shkrimtari dhe publicisti Roverto Saviano, thekson se kamorristi Paolo Di Lauro lidhej me kartelet amerikano-jugore për të marrë kokainën, për të shpërndarë me kartelet shqiptare. Kokaina vjen nga Amerika e Jugut, arrin Spanjën dhe ose blihet aty ose kalon në Shqipëri, përmes tokës. Saviano përshkruan edhe rrugën e heroinës apo hashashit, por pazaret e kokainës shkaktojnë numrin më të madh të viktimave.

Më 11 shkurt të këtij viti, në Napoli, është arrestuar shqiptari Fatos Hasbajrami, pjesë e klanit “Mazzacane”, pasi bashkë me disa të tjerë kërcënuan karabinierët. Në Santa Maria Capua Vetere të Napolit, vendin ku banonte Salvatore Letiza para se majin e vitit të kaluar te Fakulteti i Shkencave të Natyrës në Tiranë të vriste Mentor Lufin dhe Gerti Goxhajn, në vitin 1997 ishte vrarë shqiptari 25-vjeçar, Artan Dervishi, pas një sherri me thika me disa shqiptarë të tjerë, rivalë të klanit të tij. Para dy vitesh në Kazerta të Napolit u arrestua shqiptari Klev Skënderi 27 vjeç, pasi vinte gjoba për llogari të klanit “Mazzacane”.

Zhvillimet nuk e përjashtojnë mundësinë që atentati i tjetër ndaj Lufit në Tiranë të jetë porositur nga “Quaqqaroni”, për disa kg kokainë dhe pas dështimit mund të ketë ardhur përgletiziajigjja e “Mazzacane”-s, duke vrarë Durim Sulkun në Holandë, më 6 prill nga nipat e Lufit, Markelian e Klejvi Doçi. Më tej “Quaqquaroni” mund ta ketë përfunduar punën, duke sjellë Letizian në Tiranë që bashkë me Besnik Sulkun, organizuan atentatin e 27 majit te Shkencat e Natyrës.

Një vrasës italian i Kamorrës është arrestuar korrikun e vitit 2013 në Durrës. 45-vjeçari Vincenzo Mango, u arrestua gjatë operacionit “Mango” dhe u përcoll në masa të rrepta sigurie. Para 13 vitesh, ai mori pjesë në një Vincenzo-Mango-atentat për llogari të Kamorrës e pastaj iku në Shqipëri, ku kishte nisur një jetë të re si një marangoz.

Qershorin e vitit të kaluar një gjykatë në Napoli dënoi me 45 vjet burg dy vrasësit e shqiptarit Ramiz Doda, ngjarje e cila ndodhi në vitin 2008 dhe u cilësua si vrasje mafioze. Në kohën kur u vra dibrani Doda ishte 25 vjeç. Me 30 vjet burg u dënua Salvatore Santoro, 28 vjeç, dhe me 15 vjet u dënua Giuseppe Guerra, pasi akuzohen se më 21 gusht të vitit 2008 kanë vrarë 25-vjeçarin Ramiz Doda. Ndërkaq, një i tretë, Giovanni Bartoluçi, 35 vjeç, u dënua me 12 vjet burg, për pjesëmarrje në të njëjtën organizatë mafioze.

Shtatorin e vitit të kaluar u arrestua 48-vjeçari i shpallur në kërkim Valter Vathaj, banues në Shkodër. Vathaj, ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma sepse Gjykata e Santa Maria Capua Vetere të Italisë, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhrin e arrestit, për kryerjen e veprës penale të trafikut të qenieve njerëzore dhe prostitucionit, pjesëmarrjes në organizatë kriminale dhe shkelje e ligjit mbi emigracionin”.

Tetorin e vitit të kaluar shqiptari Elton Bellova është zënë në befasi nga skuadra e karabinierëve në Komunën Caivano të Napolit. Ai ka rezultuar i dyshuar si anëtar i nëndegëve të Kamorrës./CITYNEWS

May 5, 2016 10:21
Komento

2 Komente

  1. Rrik Balsha Sr. May 5, 11:05

    Santa Maria Capua Vetere ne Siçili??

    Eshte ne periferine e Napolit te nderuar redaktore.

    Reply to this comment
  2. genci May 5, 16:01

    O loni ku e lexon siciline mer jaho, te qenka bere mendja sicili…..po napoli thote napoli

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*