Tre vatra zjarri në gjithë vendin, ja zonat problematike

July 3, 2017 17:39

Tre vatra zjarri në gjithë vendin, ja zonat problematike

Temperaturat e larta të ditëve të fundit, kanë sjellë edhe fenomenin e verës, zjarret. Përgjatë orëve të pasdites në të gjithë vendin ka pasur 3 vatra zjarri në pyjet e qarkut Fier dhe Elbasanit. Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të shuar flakët pavarësisht vështirësive të terrenit.

QARKU FIER
Në fshatin Lekaj, Njësia Administrative Hysgjokaj, Lushnje ka rënë zjarr në një masiv me pisha. Flakët të ndihmuara edhe nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi.

Në vendngjarje kanë mbërritur 4 mjete zjarrfikëse, 2 nga Bashkia Lushnjë, 1 nga Fieri dhe 1 nga Kavaja.
Si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe prej rreth 10 ha me shkurre dhe pisha. Aktualisht zjarri është izoluar dhe po punohet për shuarjen e tij.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.
Vatra tjetër e zjarrit në qarkun e Fierit ka rënë në një sipërfaqe me pisha në fshatin Gjorgos, Cakran, Fier.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset e Fierit dhe ato të Patosit për të shuar flakët.

QARKU ELBASAN
Në fshatin Hasmashaj, Njësia Administrative Gjocaj, Peqin ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra.

Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve flakët janë vendosur nën kontroll dhe zjarri është shkuar.
Si pasojë e zjarrit një sipërfaqe prej rreth 3 ha me shkurre është djegur.

 

July 3, 2017 17:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*