Tri viktima nga aksidenti tragjik në Kavajë, vdesin 2 të rinj dhe një grua

May 15, 2019 09:16

Tri viktima nga aksidenti tragjik në Kavajë, vdesin 2 të rinj dhe një grua

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën që lidh Kavajën me Rrogozhinën.

Një makinë tip Benz ka përplasur tri këmbësore nënën me dy vajzat e saj dhe më pas u përplas me një pikë karburanti.

Mëngjesin e sotëm, mësohet se ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i automjetit një  Vilson Cara, 24-vjeçar. Bashkë me të ka humbur jetën edhe një tjetër djalë i ri që ndodhej pasagjer në mjetin tip Benz, i identifikuar si Gentian Belba 23 vjeç. Këta të dy kishin dalë për të festuar ditëlindjen e 24-vjeçarit Cara.

Si pasojë e shpejtësisë së lartë, viktimë e aksidentit ka ngelur edhe 46-vjeçarja që po ecte në rrugë, Lumturie Demrozi.

Mbrëmjen e djeshme policia sqaroi se drejtuesi i mjetit ishte në spital, por duket se nuk ia ka dalë dot. Ndërkohë e plagosur ka mbetur njëra prej vajzave të viktimës, XH. D, 21 vjeç.

Makina qe ka shkaktuar aksidentin tip Benz me të cilën udhëtonin tre të rinj, ishte marrë me qira.

Mjeti ka dale nga rruga ka përplasur fillimisht gruan dhe vajzën e saj dhe për të evituar aksidentin ka devijuar edhe është përplasur me një reklame te një karburanti.

l.h/ dita

May 15, 2019 09:16
Komento

3 Komente

  1. ... May 15, 10:04

    ….mjeti ka dale nga rruga dhe ka perplasur fillimisht gruan dhe vajzen e saj dhe per te evituar aksidentin ka devijuar edhe eshte perplasur me nje reklame te ne karburanti.

    Analfabete funksionale !!!!!!

    Reply to this comment
  2. Kuq e zi May 15, 14:25

    Mjer ata qe iken por artikullin e krahasoj me barcaleten
    “O filan ku po shkon te gjuash per peshk?
    Jo jo po shkoj te gjuaj per peshk
    Aaaa kujtova se po shkoje te gjuash per peshk”

    Reply to this comment
  3. Ari May 15, 15:28

    Shoferi te kishte ngel sakat qe ta kuptonte cfare ben pija. Festo ditlindjen me makine????
    Llogjika zero
    Pse budallenj janë njerëzit qe marrin taxi.
    Gjynah kemsorja

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin