Tre vrasje të zbardhura në kohë rekord! Policia e Tiranës meriton përgëzime

April 27, 2018 14:17

Tre vrasje të zbardhura në kohë rekord! Policia e Tiranës meriton përgëzime

 

Autorët e tre vrasjeve të fundit në Tiranë janë zbuluar  në kohë rekord.

E para ishte ajo e biznesmenit Memli Begalla e ndodhur në 14 shkurt 2018 në zonën e ish-Bllokut.

E dyta ishte vrasja e të riut Mario Majollari në 10 prill për hakmarrje.

Dhe e treta ndodhi në zonën e Kamzës më 25 prill, ku Agim Buçi u qëllua për vdekje nga persona që tentuan ta grabisnin.

Ajo që bie në sy është fakti se autorët janë zbuluar në të tre rastet në kohë rekord.

Në rastin e parë policisë iu deshën vetëm pak ditë që të vinte në pranga dy autorët të cilët qëlluan ndaj Begallës për moskthimin e borxheve.

Në rastin e dytë u deshën vetëm disa orë që uniformat blu të Tiranës të publikojnë emrin dhe foton e autorit të dyshuar, i cili ishte Kastriot Gjuzi.

Ai u arrestua në Kosovë falë një bashkëpunimi të shpejtë mes dy policive.

Ditën e sotme policia arrestoi edhe autorët e ngjarjes së Kamzës, pjesë e Qarkut Tiranë, të cilët qëlluan ndaj dy bashkëshortëve, ku burri humbi jetën.

Nëse ka raste që policia meriton përgëzime, ekipi policor i Tiranës i meriton plotësisht.

*****

Në foto: Drejtori i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.

e.h. /dita

April 27, 2018 14:17
Komento

5 Komente

  1. Polici April 27, 14:56

    Poooo. O per tu vleresu puna hetimore, se ne kohe te sajes ju q.. nona, u bo si far west

    Reply to this comment
  2. Mark U.K April 27, 17:38

    Per rastin e dyte nuk mund te thuhet se e zbuluem po nejse dasht Zoti e u zbuloft.

    Reply to this comment
  3. Aliu nga Selenic April 27, 17:54

    Meriton vlersim maksimal per kepjen e tyre. Kjo tregon se te gjith at qe marrin kete rruge ket fat do te pesojne.
    C`fare te besh qe nuk ka ligj per ti varur ne Litar se keta e meritojen litarin mu aty ku u vra shitsi i varfer pa i pas asnje hak askujte.
    Prandaj Evropa na mori ne qafe se per raste te tilla denimi me vdekje eshte pake.!

    Reply to this comment
  4. Mark U.K April 27, 19:51

    O Ali:Per ta vlersuar ne maksimal duhet te kishin arrestur vrasesin e Artan Santos bankierit qe u vra ne sy te policis e cila vetem e shoqroj derisa e nxori jasht Tiranes.Te arresto Klement Balilin.Te arrestoj 120 polic te lidhur me prodhuesit e droges.Te arrestoj 23 kuadra te lart te policis te lidhur me trafikantet e droges.Te zbulojn dhjetra vrasje bisnesmenesh qe jan pa autor.Te arrestoj porositsit e 613kg heroinet qe shteti po e mshef me kujdes te madh,Per kto nesei ben duhet pergzue e e jo per dy vrasje krejt te thjeshta per tu zbuluar o militaruc me pages.

    Reply to this comment
  5. Aliu nga Selenic April 28, 02:00

    Behet fjal per ratin konkret.! Une e dije qe Mark Ukajte me zbrite kjo qeveri edhe diellin ne tok nuk jeni te kenaqure se rrjedhnje nje nje origji e inkriminuar ne breza. Tek ju kenaqesi eshte vetem kure behet keq ne shqiper ndersa aty ku behet mire.Aty per ju eshte vdekje.!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*