TREGIM I SHKURTËR / Një histori me atentatorë, ëndrra dhe tapi me rigon…  

March 14, 2021 10:00

TREGIM I SHKURTËR / Një histori me atentatorë, ëndrra dhe tapi me rigon…   

TIRON, Rruga Durrsit – E zhytur brenda tufës së barishteve që mbante në dorë, pistoleta nuk dukej fare.

Në fillim shokët ishin të mendimit të mbante një tufë lulesh të çfarëdoshme, të bëhej një me turmën. Por çastin e fundit atij i shkrepi një ide: Më mirë një tufë rigoni të freskët.

Edhe xhandarët, shumica dërrmuese e të cilëve ishin fshatarë, do ta mirëkuptonin dëshirën e një djaloshi të thjeshtë shqiptar për t’i dhuruar mysafirit të shquar një tufë bimësh medicinale nga vendi i shqiponjave.

“Veç kësaj”, u tha ai shokëve, “edhe sikur pas të shtënave të dalë ndonjë fije tym nga tufa që do mbaj në dorë, xhandarët do kujtojnë se nuk është ndonjë gjë e madhe, thjesht pordhë me rigon”.

Mëngjesi ishte disi i freskët, por ama dita premtonte kthjelltësi dhe diell. Piu një kafe në bar “Çepani” dhe nisi të ecë për nga Rruga Durrsit. Prej andej do vinte autokolona pompoze, dhe rregjimi kishte përgatitur një pritje farfuritëse për drejtuesin e shquar.

Me fjalë të tjera, kishin nxjerrë ku me hir, e më shumë me pahir, buxhetorët e shkretë në të dyja anët e rrugës, kalamajtë e Strehës Vorfnore dhe vajzat e Institutit “Bleta Mbretëreshë” pak më sipër, të gjithë me pankarta e lule në duar.

Protokolli kishte parashikuar që populli të hidhte lule në drejtim të udhëheqësit, ndërsa ai në këmbim të flakte në ecje e sipër, çelësa shtëpish të reja, çertifikata pronësie dhe tapi.

“Ta tregoj unë mikpritjen ty, kulish i qënit,” tha me vete me aq mllef, saqë një çast u merakos se mos kishte folur me zë pa dashur.

Edhe pse nuk kishte mbushur as 43 pranvera, vendimin e kishte marrë me qetësi dhe mendje të mbushur. U kishte thënë shokëve:

“Nuk do doja të bënim debat, miqtë e mi. Ma lini mua. Kam disa hesape të vjetra për të larë. Toka jonë nuk i duron çibanët e gjatë. Siç dihet edhe nga statistikat, gjatësia mesatare e popullit tonë luhatet nga 1.70-175 cm. Ai duhet qëruar, stonon qamet, nuk durohet”.    

E kishin rrahur gjerë e gjatë organizimin e atentatit. E dinin edhe se si mund të reagonte rregjimi më pas. Do thoshin se atentatorin e kishte paguar greku, madje mund ta bënin edhe agjent grek me emrin e vërtetë Ilias Metopulos; ose spiun bullgar me emrin Lilo Metovski.

Po atij aq i bënte. E vërteta do dilte gjithsesi.

Turma filloi të ngjeshej. Xhandarët deri më aty indiferentë, po zgjoheshin nga topitja.

“Brohorisni, pak më fort, hë se po vjen i madhi, po afron autokolona”.

Ai vendosi se tashmë duhej vepruar. Filloi të bërtiste zellshëm: Rroftë Perandori ynë! Rroftë Emanuel Rama i Tretë që Baba Tomori i dhëntë ymëër!

Duke bërtitur dhe u afruar, ai u ndihmua edhe nga dy xhandarë që e morën me sy të mirë se tregonte entuziazëm. “Hapuni ju, lëreni të kalojë këtë djaloshin! Hajde dil para mo gjigand!”, e ftuan ata.

Autokolona dukej tashmë tutje në hyrje të rrugës. Jehona e entuziazmit të detyruar po afrohej gjithashtu. Ai u bë gati, shtrëngoi mirë gishtat dhe tufën e rigonit kundërmonjës në dorë. Edhe pak sekonda. Duhej gjakftohtësi…

Makina me udhëheqësin e urryer i kaloi ngjitur. Po ecte avash, dhe ai arriti të pikasë që nga makina kabriole, në drejtim të tij fluturuan dy objekte. Një palë çelësa dhe një kartë e mbledhur tub. Si në jerm, i thoshte vetes, “mos e humb toruan”, por duart bënë veprime të tjera nga çfarë urdhëronte mendja. Mori çelësat që i ranë para këmbëve: Ishin të një vile dykatëshe në Farkë. Hapi tubin prej karte të trashë, ishte një tapi toke prej katër hektarësh afër Divjakës…

Ngriti sytë për të fiksuar shënjestrën e tij, por sytë i ranë prapë tek çelësat dhe tapia. Katër hektarë? Pa shiko…! Po i merreshin mendtë. Era e rigonit me të cilën ishte rritur, befas po i  jepte një gjendje të fikëti…

***

Hapi sytë i bërë ujë në djersë. U çua ndenjur në krevat dhe bëri një sforcim të llahtarshëm për t’u kthyer në realitet. Ç’ishte kjo ëndërr kështu?

Piu pak ujë, pastaj tundi lehtë të shoqen. “Çohu grua, u gdhi. Çohu na bëj një kafe, se dua të më shohësh filxhanin patjetër. Kam parë një ëndërr që ç’të të them…”

Nuk mori përgjigje. U ngrit dhe lëvizi perden e dritares. Atëherë dëgjoi të shoqen që mërmëriti:

“Kafen bëje vetë. Më bëj dhe një mua. Kemi shumë punë sot. Kam për të pastruar ngjalat, qepët dhe karrotat për tavën e ngjalave. E vendose ça do bësh për zgjedhjet vitin tjetër? Në darkë do vijë Ai, apo harrove?”…  

…  Ishte një ditë maji e vitit 2012, në Zonën e Tretë të Krahut të Majtë të Perandorisë…

 

*****

SHËNIM / Gojët e Liga është rubrikë satirike atipike ortopedike 

 

March 14, 2021 10:00
Komento

18 Komente

  1. Shqip March 14, 10:27

    Bravo!
    Shkrim argetues .

    Reply to this comment
  2. Ali Babai i Leshelise me 40 hajdutet,president March 14, 10:42

    E bukur kjo! Like -Monika vetem per vila e per toka mendojne dhe jo per gje tjeter.Sa per kushtetuten qe e tundin lart e poshte si erashke e kane ne vend te…

    Reply to this comment
  3. Zigur Qarri,gënjeshtari patologjik Edvin D’Rama,filloi fushaten me moton, “Shqipëria buzëqesh nën efektin e kokainës” March 14, 10:59

    Xhandarët që mirëkuptuan dëshirën e djaloshit të thjeshtë shqiptar për t’i dhuruar mysafirit të shquar një tufë bimësh të freskë medicinale nga malet e Bolivisë,e sqaruan se Perandori Emanuel Rama nuk i përtyp gjethet e kokainës si banorët indigjenë të Amerikës,por vetëm të përpunuara.

    Mashtruesi ordiner Edvin D’Rama,është dënuar 2 herë në Francë për vjedhje ikonash.Nr i dosjes “AL.1961138/A”

    Reply to this comment
    • sopiqoti March 14, 11:28

      LLAPAQENERIA keshtu mendon dhe keshtu shprehet,o Zigo.

      Reply to this comment
      • Zigur Qarri,gënjeshtari patologjik Edvin D’Rama,filloi fushaten me moton, “Shqipëria buzëqesh nën efektin e kokainës” March 14, 16:02

        Ardi Veliu i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme për Policinë e Shtetit 25 kg drogë ,për të stërvitur qentë,pasi po humbin nuhatjen.Kjo është kërkesa e dytë pas asaj të bërë në Janar të 2020,për dy lloje të drogave,heroinë dhe kanabis çokollatë që i kanë marrë,por është e nevojshme që të ketë edhe të llojeve të tjera për të bërë të mundur trajnimin e qenve,duke u lutur për sigurimin e 5 kilogramëve vaj kanabisi,5 kilogramëve kanabis,5 ekstazi,6 kokainë dhe 4 kilogramë heroinë.Prokuroria i ka dhënë garanci se do të sigurojë sasinë e kërkuar të lëndëve narkotike përveç kokainës,sepse e gjithë sasia e kokainës afro 2000 kg,është maganizuar në Kryeministri me urdhër të Z.Rama,qe perdor gjithashtu qe mos te humbi nuhatjen.Prandaj ju lutemi merrni direkt kontakte me Kryeministrin për këtë problem,për sasinë e nevojshme të kokainës.

        Mashtruesi ordiner Edvin D’Rama,është dënuar 2 herë në Francë për vjedhje ikonash.Nr i dosjes “AL.1961138/A”

        Reply to this comment
    • Ok March 14, 14:44

      Trap Ziguri gjithnjw joobiektiv

      Reply to this comment
  4. Zjarr berati zjarr March 14, 11:00

    Djaloshi me koke te madhe gjithe rrudha si sultjash katundari me emrin iliro pellazgu,lufton diktaturen per r te sjell gruan e tij ne pushtet dhe te vendos demokracin.
    Ka filluar te aktivizoj edhe djalin e tij se e mbushi moshen e vjedhjes.

    Reply to this comment
  5. mirel March 14, 16:16

    Kjo eshte metamorfoza e burrit shqiptar nga Avni Rustemi, te Ilir Meta.
    Ne fakt ky krahasim midis Avni Rustemit dhe Ilir Metes nuk ka te beje aspak me satiren, por me shemtimin e burrit shqiptar, me shnderrimin e tij nga nje hero si Avniu, ne nje plere si Meta.
    Ky eshte pergjithesim. Nuk eshte Meta vetem fytyra e vetvetes, por dhe e Rames, e Bashes, e Gjiknurit, Ahmetes, Veliajt, e Berishes dhe e gjithe burrave shqiptare qe jane kthyer ne sherbetore, kacake e bandite te ketyre kermave.
    Autori qe mendon ta beje krahasimin vetem me Meten, fatkeqesisht eshte po aq i ndyre e i peshtire sa Meta.
    Eshte driteshkurter dhe po aq i lig, sepse po ta rrotullosh Meten 180 grade del fytyra e Rames

    Reply to this comment
    • gjermani i fundit March 14, 17:52

      ne fakt, krahasimi eshte bere me Vasil Laçin. Po Likes i doli huq atentati se Rama e kundersulmoi me 4 hektare te Divjakes dhe çelesat e shtepise se termetit. I futi edhe nje kafe me rigon per vete dhe gruan dhe qelbi kushtetuten me pordhet me rigon.

      Reply to this comment
      • mirel March 17, 15:21

        E drejte mono, por prape, Vasil Laci dhe Avni Rustemi jane ata burra qe perfaqesonin burrat e Shqiperise, ndersa tani Shqiperia perfaqesohet nga kermat Rama e Meta. Per kete ishte krahasimi.
        Shumica ketu e kane mendjen te kenaqen me shkrimin dhe te ndjehen te lumtur. U pelqen krahasimi…, per humor elektoral.

        Reply to this comment
  6. mirel March 14, 16:18

    Ah, per pak sa e humba detajin, qenka vertet goje e lige, (autori), dhe jo vetem, ( sic i peleqen Dites). teksa shkruan shkrimin, teksa Meta ben postimin, teksa ne zihej me grushta, teksa Rama ecte ne elbasan, e te tjera teksa si keto

    Reply to this comment
  7. mirel March 14, 16:21

    Jane argetuar debilet

    Reply to this comment
  8. Messi March 15, 00:47

    Kot qe s’shkoi te bari i Ilias, ta mireprisnin me ndonje automatik, se eshte bere per uje pusi brisk te ftohte Adi nga gjithe ato letra tub qe shperndan.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim