Tregimi i Çehovit dhe Reforma

July 21, 2016 14:15

Tregimi i Çehovit dhe Reforma

Esse

Kerkesat e vazhdueshme te opozites dhe pranimi i tyre pa kushte nga pozita, dmth, nga gjysmagjel i shumices, e ka vene kryetarin e PD-se dhe babain e tij shpirteror ne nje gjendje qesharake. Sepse ata shpiknin propozime te tilla, duke menduar qe mendermetheneshumica nuk do t’i pranonte, se ishin jashte cdo logjike dhe realiteti. Keshtu donin te dilnin te lare para nderkombetareve, iniciuesve te kesaj reforme.

“Ne e duam reformen, kemi bere dhe propozimin perkates, po PS-ja, me sakte, Edi Rama, nuk e pranoi”. Po, per fatin e tyre te keq, kreu i qeverise ishte dakord me kerkesen e pare te tyre, edhe me te dyten, te treten dhe radhazi, kjo edhe per hir te konsensusit, me sakte me detyrim e percaktim, si ne lojen e dames, nga aleati i koalicionit.

Bash per kete gatishmeri te Rames, kreret e opozites jane vene ne siklet te madh, aq sa u shenjestruan dhe nga nderkombetaret, te cilet ashpersuan gjuhen dhe zhveshen kostumet diplomatike. Preteks pas preteksi dhe me turfulllimin pse kryeministri i pranon te gjitha, dolen zbuluar, krejt si historia e dhendrit, personazh ne nje tregim te Cehovit.

Drejtuesi i nje institucioni ne Rusine e asaj kohe kishte tre vajza qe po u kalonte mosha dhe po i mbeteshin ne dere. Ai kishte nje vartes te ri e simpatik, qe e ftonte here pas here ne shtepi, me synimin se mos i ngecte vajzen e madhe. Nje dite i thote se kishin dale fjale se ai, nepunesi i tij, donte vajzen e madhe dhe hyrje-daljet ne ate shtepi dukeshin si te nje dhendri te ri. Djali mbeti i shtangur dhe nuk dinte si te dilte nga ky kurth dhe te kundershtonte martesen. Po dhe nuk mund te dilte hapur kunder drejtorit te tij.

U mendua ca dhe vendosi te sajoje per vete gjera te tilla, qe per te zotin e shtepise do ishin te papranueshme.

– Une nuk jam i denje per vajzen tuaj, se jam nje pijanec…

– S’eshte problem, te gjithe kthejme ndonje gote, – qesh shefi.

– Po une kam dhe dore, jam pak hajdut, -vijoi djali.

– Ne keto kohe, kush nuk vjedh, mire qe s’te kane kapur…

– Kam shpetuar se nderrova emrin, me nje dokument fallco…

– Me kete emer te rreme mund te vazhdosh te jetosh me vajzen time…Ne do te te therrasim me te dy emrat…

– Po une jam i cmendur, -gjeti nje preteks te ri ai. Iu kujtua ligji qe nuk lejonte martesen me nje te cmendur.

– E ku gjen njeri normal sot, pak te cmendur jemi te gjithe…

– Jo, jo, ndalohet me ligj, se une jam krejt i marre..

– Mire, -u dorezua kandidat vjehrri, – ma sill me shkrim nga mjeku.

U ngrit djali dhe e mbajti frymen te shtepia e nje miku te tij, mjek neurolog. E gjeti duke bere sherr me gruan e tij dhe hyri ne mes te kesaj grindjeje.

– Dua nje vertetim mjekesor, se jam i cmendur dhe nuk mund te martohem dot…

– C’thua mo, te cmendur jemi ne qe u martuam, jo ti qe s’do…

 

Orest Shurdhi

July 21, 2016 14:15
Komento

3 Komente

  1. H.LEKA July 21, 16:53

    NJE SHKRIM I PLOTE QE NUK I MUNGON ASGJE!

    Reply to this comment
  2. H.LEKA July 21, 22:24

    NJE SHKRIM I PLOTE NGA TE GJITHA PIKEPAMJET!Fatkeqesi e kthyen kete popull ne personazhe apo ‘shpirterat e vdekur’ te Gogolit apo Çehovit!

    Reply to this comment
  3. ELIOT May 3, 21:04

    Ha ha ha ;;;; e kam lexur kete shkrim te Anton Pavlovich CHEHOV ;;kur kisha 18 vjec ne SHqiperi ;;;ka 30 vjet ;;;; dhe e tregonja shpesh ne familje ;;;;;Por kishte 5 goca dhe jo 3 ;;;; dhe njera dashurohej me nje djale qe e morri vesh i gjithe fshati ;;;;;; Pastaj ky DJALI per tu larguar nga vjehrri dhe vajza ;;;se jetonte tek vjehrri ;;;;;fillon dhe i tregon perralla per ta larguar nga vajza e tije ;; Ne fillim i thote se skemi te njejtn karaktere ;;;; dhe VJEHRI i thote ;;po more bire ;;;;;Edhe kalldrami te vret kembet ne fillim ;;;por pastaj mesohesh ;;edhe ju ne fillim do te grindeni po pastaj do te ;;; shkoni mire ;;;;;;;;Per tu cuditur ;;KAM 30 vjet qe se kam treguar kete historie ;;;por kurre se kam harruar ;;;;megjithese ne frengjishte kurre sja kam treguar ndonjerit ;;;;;;po vetem nje hre me duket nje shoqe ;;;;;;;;me cuat ne rinine time ;;; merci ; PO DUA TJU THEM SE E KAM LEXUAR NJA 3 HERE ME DUKET …SE …TREGIMET E BUKURA I MESOJA PERMENDESH … DHE LIBRI GJENIU I TEODOR DRAIZER ….ESHTE FANTASTIKE …ME KA LEN GJITHE NATEN PA GJUME NE SHQIPERI …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*