Tregjet në “ngjyrë të kuqe”: Investitorët, të fokusuar te Katalonja dhe Brexit

October 19, 2017 15:15

Tregjet në “ngjyrë të kuqe”: Investitorët, të fokusuar te Katalonja dhe Brexit

 

Bursat europiane po realizojnë humbje në sesionin e sotëm, për shkak të paqartësive politike që kanë të bëjnë me krizën në Katalonja dhe të dhënave mikse të korporatave, për tremujorin e tretë të këtij viti.

Indeksi pan-European STOXX 600, është në rënie me rreth 0.75%, me shumicën e sektorëve në territor negativ.

Qeveria qendrore në Spanjë deklaroi se do të pezullojë autonominë e Katalonjës, pasi lideri rajonal Carles Puigdemont, dështoi të bëjë një kërkesë për pavarësi apo të japë më shumë qartësi mbi këtë çështje.

Për këtë arsye, bursa e Madridit realizon performancën më të dobët, në rënie përmbi 1%. Investitorët kanë qenë të fokusuar edhe tek të dhënat tremujore të korporatave, që rezultuan mikse.

Kompania e ndërtimit, Travis Perkins, është në rritje me rreth 2%, për shkak se raportoi fitime më të larta se parashikimet e analistëve. Edhe fitimet e Carrefour dhe Pernod Ricard rezultuan mbi pritshmëritë.

Investitorët do të jenë të fokusuar edhe te samiti i Bashkimit Europian dhe temat kryesore të diskutimeve do të jenë Katalonja dhe Brexit.

Në ditën e parë të samitit mendohet se do të diskutohet mbi mënyrën se si do të vazhdojnë negociatat e Brexit, që për momentin kanë ngecur.

October 19, 2017 15:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*