Tregtarët “pushtojnë” tatimet, protestë pas mbylljes së tregut në Lezhë

June 5, 2014 09:06

Tregtarët “pushtojnë” tatimet, protestë pas mbylljes së tregut në Lezhë

Ka nisur me tensione dita në qytetin e Lezhës pas mbylljes së tregut të lirë në këtë qytet. Mëngjesin e sotëm, një grup tregtarësh janë futur me forcë në Drejtorinë e Tatimeve të Lezhës, ku kanë kërkuar një takim urgjent me drejtorin Arjan Barbullushi.

Mospritja nga ky i fundit ka sjellë dhe irritimin e tyre, ku tregtartë janë konfliktuar me policinë dhe punonjësit e zyrës së tatim-taksave në Lezhë. Ata vijjonë të qëndrojnë aty prej rreth një ore.

Në vendgjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë që nuk lejojnë tregtarët të futen në zyrën e drejtorit të Tatimeve.

Ndërkaq, një pjesë tjetër e tregtarëve kanë bllokuar rrugën kryesore në hyrje të tregut. Kjo është dita e dytë që rreth 350 tregtarë në këtë qytet nuk lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre në tregun e lirë.

Kjo pasi tatimet kërkojnë licencimin e tyre me një vendim qeverie për t’i pajisur ma kasë fiskale. Një masë e tillë është kundërshtuar nga tregtarët, të cilët deklarojnë se paguajnë taksa pranë bashkisë së Lezhës dhe e kanë të pamundur të regjistrohen edhe tek tatimet për shkak se përfitimet që nxjerrin nga ky aktivitet janë shumë të vogla. / ORA

June 5, 2014 09:06
Komento

2 Komente

  1. Naci June 5, 09:12

    Po nuke behet shteti pa ligje o tru thare….tatimet duhen paguar ne te kundert mbylle biznesin nese nuke ke fitim..europa kjo eshte zbatim ligji!!!!

    Reply to this comment
  2. shefi June 5, 09:42

    ca te njerkes dhe ca te nenes? jam dakort qe shteti ka regulla te cilat duhen zbatuar, mirepo keto regulla duhen zbatuar nga te gjithe pa perjashtim gje qe nuk ndodh. nje fukara qe vjedh nje pule per buken e gojes perfundon ne burg, ne nje kohe qe vidhen miliona nga personalitete dhe figura publike dhe gjykatat edhe pse kane te gjitha faktet e duhura nuk marin asnje mase ose me mire te themi marin edhe ato pjesen e tyre dhe e mbyllin ceshtjen si pa gje te keq?/ e pra zoterinj ne qofte se keni pasqyra ne shtepi shikohuni dhe pastrohuni vete perpara sepse jeni jo pis por te llangosur nga llumi i korupsionit, pastaj u thoni te tjereve te pastrohen. zbatimi i ligjit fillon tek ju qe jeni koka pastaj kerkoni edhe nga njerezit qe ta zbatojne ate dhe jo ca te njerkes dhe ca te nenes????????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*