Tregtia e fshehtë / Viti 1973, ç’donte qymyri amerikan në Portin e Durrësit

Thanas Mustaqi November 11, 2015 14:00 Updated

Tregtia e fshehtë / Viti 1973, ç’donte  qymyri amerikan në Portin e Durrësit

Në vitet 1970-1980, në zhargonin e punonjësve të portit të Durrësit flitej për shkarkim anijesh me “qymyr të përtejoqeanit”. Kështu diktatori komunist Enver Hoxha, ndonëse mallkonte Amerikën dhe nuk pranonte të rivendoste marrëdhënie diplomatike me Uashingtonin, bënte fshehurazi tregti me superfuqinë kapitaliste në kulmin e spastrimeve të mëdha në ekonomi, kulturë dhe mbrojtje. Ky fakt konfirmohet në studimin amerikan të 18 gushtit 1982 mbi tregtinë Lindje-Perëndim, përgatitur për Komitetin e Bashkuar Ekonomik të Kongresit dhe Senatit, nga kemi shkëputur një fragment. Në dokumentin e mësipërm thuhet se më 4 prill 1973, Shtetet e Bashkuar të Amerikës i ofruan publikisht Shqipërisë një marrëveshje për miqësi. Në Ditarin e Enver Hoxhës ky fakt nuk preket drejtpërdrejt, por konfirmohet në një informacion nga NATO-ja, ku vlerësohet politika “as Lindje, as Perëndim” e Enver Hoxhës, që ishte në favor të Perëndimit, pasi nuk lejonte sovjetikët të bazoheshin në Mesdhe. Ndërkaq, një shkrim i së përditshmes së njohur amerikane “The Christian Science Monitor” më 19 qershor 1973, jepte mesazhe për ulje tensioni midis dy vendeve kur po ravijëzohej afrimi amerikan-kinez dhe çarja shqiptare-kineze. Në këtë artikull të kujdesshëm jepen dhe fakte interesante, që kanë të bëjnë me tregtinë “jozyrtare” dhe turizmin mes SHBA e Shqipërisë, ndërkohë që kjo nuk ndodhte me Bashkimin Sovjetik.

Dokumenti 1 / Nga studimi, 18 gusht 1982, për tregtinë Lindje-Perëndim, përgatitur për t’u përdorur nga Komiteti i Bashkuar Ekonomik i Kongresit dhe Senatit amerikan

Kthesa drejt Perëndimit nga regjimi i Hoxhës ka qenë e orkestruar në mënyrë të kujdesshme dhe përzgjedhëse. Tirana ka qenë veçanërisht e kujdesshme në zgjerimin e marrëdhënieve me SHBA-të, të cilën regjimi e ka etiketuar si “superfuqia e fundit imperialiste kapitaliste”. Kështu, disa oferta të SHBA-së gjatë viteve 1970 për të rifilluar marrëdhëniet diplomatike dhe kësisoj marrëdhëniet tregtare të ishin të qëndrueshme, u hodhën poshtë zyrtarisht [zëvendëssekretari i shtetit amerikan Keneth Rash (Kenneth Rush), më 4 prill 1973, përmblodhi politikën amerikane ndaj Shqipërisë, duke deklaruar: “Nëse dhe kur Shqipëria dëshiron të rifillojë marrëdhëniet diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të jemi të gatshëm për t’u përgjigjur”. Kjo ofertë u përsërit në administratat Ford dhe Karter]. Megjithatë tregtia mes dy vendeve ka qenë në rritje (shih tabelat poshtë në origjinalin anglisht). Ministrat pragmatistë të tregtisë së jashtme shqiptare realizuan të ardhurat nga importimi i qymyrit amerikan (për të kompensuar disa vite të këqija në prodhimit e brendshëm të qymyrit) në këmbim të ngarkesave me krom shqiptar. Në fillim të viteve 1970 Amerika importonte mbi 90 për qind të kromit që konsumonte, kryesisht nga Afrika e Jugut dhe Bashkimit Sovjetik, dhe po bënte çmos të diversifikonte burimet e saj të furnizimit. Kjo ishte baza për marrëdhënien tregtare amerikane-shqiptare, që u rrit nga nën 1 milion dollarë në vitin 1974 në gati 21milionë dollarë në vitin 1979. Kompanitë amerikane që operojnë nëpërmjet vendeve të treta lehtësuan lidhjet tregtare midis dy vendeve.

 

Dokumenti 2 / Ofertë e SHBA për Shqipërinë

(Artikull në gazetën “The Christian Science Monitor”, 19 qershor 1973)  

Amerika ka futur një faktor të ri në marrëdhëniet e saj me Shqipërinë, aleaten e Kinës komuniste.

Më 4 prill [1973], zëvendës-sekretari i Departamentit të Shtetit Keneth Rash (Kenneth Rush) i bëri Shqipërisë një propozim publik miqësor. Ai tha se SHBA-ja është e gatshme të normalizojë marrëdhëniet me Tiranën. Uashingtoni nuk ka marrëdhënie diplomatike me Tiranën qysh në vitin 1939, kur Italia sulmoi dhe pushtoi Shqipërinë.

Çfarë e nxiti më shumë zotin Rash? Dhe cilat janë shanset për përmirësim në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane?

Kopertina e studimeve për komitetin e bashkuar ekonomik të Kongresit dhe Senatit amerikan, 18 gusht 1982 “Tregtia Lindje-Perëndim: Prospektet për vitin 1985”

Kopertina e studimeve për komitetin e bashkuar ekonomik të Kongresit dhe Senatit amerikan, 18 gusht 1982 “Tregtia Lindje-Perëndim: Prospektet për vitin 1985”

Deri më tani, Shqipëria nuk i është përgjigjur zyrtarisht ofertës amerikane.

Është pothuajse e sigurt se në interesin e ri të Uashingtonit për Shqipërinë kanë ndikuar marrëdhëniet e Amerikës me Kinën e Maos. Nëse do të jetë e mundur të shënohet sukses diplomatik me Pekinin, gjithashtu duhet të jetë e mundur të përmirësohen marrëdhëniet me aleatin ballkanik të Pekinit.

Përveç kësaj, që nga viti 1968 Shqipëria ka ndërmarrë hapa për të zgjeruar lidhjet e saj diplomatike, ekonomike dhe kulturore me Evropën Perëndimore. Ajo ka marrëdhënie normale me fqinjët – Greqinë, Jugosllavinë dhe Italinë – dhe shumicën e vendeve perëndimore. Me sa duket, zyrtarët amerikanë besojnë se Tirana mund të jetë gati tani të ndërmarrë një hap tjetër dhe të zgjerojë gjithashtu lidhjet me SHBA-në.

Shenjë inkurajuese është tregtia. Tregtia amerikane me Shqipërinë është zgjeruar në dekadën e fundit. Në vitin 1961, Amerika importoi mallra me vlerë 73.000 nga Shqipëria. Në vitin 1971 kjo shifër shkoi në rreth 280.000 dollarë – afër katër herë më shumë. Eksportet në drejtim të Shqipërisë kanë qenë dukshëm më të vogla. Më tepër rëndësi, megjithatë, ka fakti se shkëmbimi i mallrave ka vazhduar pa ndërprerje që nga viti 1963.

Nisma diplomatike e Uashingtonit ndaj Shqipërisë ka dhe një dimension tjetër. Ajo bazohet në një traditë të gjatë të miqësisë dhe bashkëpunimit midis popujve amerikan dhe shqiptar. Shqiptarët kujtojnë me mirënjohje përpjekjet e Presidentit Uillson [Woodrow Wilson (1856-1924)] për sovranitetin e Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore.

Në dhjetor të vitit 1942, Kordell Hall [Cordell Hull], atëherë Sekretar amerikan i Shtetit, premtoi për mbështetjen amerikane për rivendosjen e sovranitetit të Shqipërisë dhe të drejtën e saj për vetëvendosje pas humbjes së fuqive të Boshtit. Me një tjetër gjest miqësor, Presidenti Ajzenhauer) në vitin 1956 [në të vërtetë, në vitin 1955, më 4 mars] propozoi dërgimin në Shqipëri të produkteve ushqimore me vlerë rreth 1.000.000 dollarë, për të ndihmuar në zbutjen e mungesës serioze së ushqimeve në vend.

Cilat janë pengesat për rifillimin e marrëdhënieve diplomatike midis Amerikës dhe Shqipërisë – i vetmi vend haptas stalinist në Evropën Lindore?

Njëra është trashëgimia e hidhur e luftës së ftohtë. Udhëheqësve shqiptarë prej kohësh nuk u ka pëlqyer përkrahja që u ka dhënë Amerika grupeve anti-komuniste shqiptare në mërgim. Një pengesë tjetër serioze është çështja e traktateve të paraluftës të lidhura mes SHBA dhe të mbretit Zog. Regjimi i Hoxhës nuk njeh traktatet e Uashingtonit me monarkun e fundit shqiptar. Tirana deklaron se nuk është e detyruar të respektojë marrëveshjet që nuk i ka nënshkruar ajo vetë.

Përveç kësaj, ka dhe një postbllok ideologjik. Udhëheqësit militantë të Shqipërisë e shohin SHBA-në si një shtet, i cili, së bashku me Bashkimin Sovjetik, kërkon të sundojë botën. Për më shumë se një dekadë, ata kanë zhvilluar luftë të ashpër ideologjike kundër “imperializmit amerikan dhe revizionizmit sovjetik”.

Lufta e ftohtë është dobësuar. Lidershipi i Hoxhës nuk kërcënohet më ushtarakisht nga kundërshtarët e tij politikë në mërgim. Vazhdojnë të bien në sy përfitimet nga tregtia në rritje me Perëndimin.

Mbi të gjitha, afrimi në rritje i Kinës me Uashingtonin pashmangshmërisht do të ndikojë mbi qëndrimin e Shqipërisë ndaj SHBA-së. Kina ka zbutur tanimë polemikat e saj ideologjike ndaj Uashingtonit. Tirana ka të ngjarë të ndjekë me kalimin e kohës shembullin e tyre. Përndryshe, ajo do të vetizolohej nga aleati i saj, Pekini.

Në të vërtetë, mund të thuhet se ekziston tashmë një ulje e kufizuar e tensionit [a limited détente] mes Uashingtonit dhe Tiranës. Edhe pse udhëheqësit shqiptarë këmbëngulin se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik janë po aq të rrezikshëm për sigurinë e shteteve dhe paqen në botë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket të konsiderohen armik më i vogël. Tirana bën tregti të kufizuar, “jozyrtare” me Amerikën. Nga ana tjetër, nuk bën fare tregti me Bashkimin Sovjetik. Po ashtu, ka turizëm të kufizuar ndërmjet Amerikës dhe Shqipërisë. Nuk ka kurrfarë turizmi midis Shqipërisë dhe BRSS.

3Tensionet e brendshme sociale dhe ekonomike, plus zhvillimet ndërkombëtare, duket se po e lëvizin Shqipërinë nga armiqësia e hapur drejt një ujdie [accommodation] graduale me Uashingtonin. Është ende çështje e hapur sa shpejt do të ndodhë tranzicioni.

Ka pak gjasa për kthesë të vrullshme dramatike në të ardhmen e afërt në marrëdhëniet shqiptaro-amerikan. Por ekziston një prirje afatgjatë drejt uljes së tensionit.

 

Nga Ditari politik i Enver Hoxhës

4 qershor 1973. NATO-ja, në mbledhjen e fundit që mbajti në muajin maj në Bruksel [1973], paska diskutuar edhe për Shqipërinë…

Informata thotë: “Duke gjykuar pozitën dhe gjendjen e Shqipërisë, anëtarët e NATO-s kanë konkluduar se në Shqipëri situata është e qëndrueshme, atje ekziston unitet dhe ka përparime në ekonomi. Shqipëria ka një pozitë gjeografike të fortë në Mesdhe, por politika e saj në lidhje me këtë det është në favorin tonë. Ajo na kundërshton ne, por kundërshton edhe sovjetikët. Prandaj ne nuk duhet ta shqetësojmë Shqipërinë dhe t’i acarojmë punët me të, përkundrazi të bëjmë që t’i përmirësojmë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Anglia të përpiqen të lidhin marrëdhënie diplomatike me të, por pa i ngutur dhe pa i nxitur…”.

… Moska u lodh për të rivendosur marrëdhënie diplomatike me ne; Uashingtoni, dhe ky i pari bëri avanca po në këtë drejtim, dhe u ndoq pastaj nga Anglia. Ne bëjmë, me të drejtë, veshin e shurdhër.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk nguten dhe, në këtë drejtim… Sovjetikët nguten nga ana e tyre, pse duan të dalin në Adriatik dhe në Mesdhe, por ne e luftojmë me vendosmëri këtë synim… Kjo u vjen për hosh shteteve të NATO-s, prandaj, sipas informacionit, thonë se politika e Shqipërisë në Mesdhe është në favorin e tyre. Politika jonë është po aq kundër dhe e vendosur edhe kundër imperialistëve amerikanë në Mesdhe, por NATO-ja mendon se rreziku nuk i vjen nga Shqipëria, po nga sovjetikët…

Thanas Mustaqi November 11, 2015 14:00 Updated
Komento

14 Komente

  1. ben tironci November 11, 14:16

    Shqiptaret sja din per nder atij qe i ka pjell e jo Amerikes .

    Reply to this comment
  2. info analitike November 11, 14:17

    Po normal qe diktatori bente propagande brenda vendit dhe tregeti me armiqte ndaj te cileve leshonte be e e rrufe. Fatkeqesisht ka akoma njerez qe u besojne perrallave te diktatorit e mburren me bemat paranoike te tij. Do te ishte me interes te investigohej me thelle se ku u zhduk sasia e konsiderueshme e arit dhe e valutes me te cilat u kryen transaksione te dyshimta jashte vendit (kryesisht ne Zvicer dhe Austri) ne vitet ’90. Aty mund te gjejme pergjigjet se perse disa familje si ajo e djalit te Ramiz Alise qe nderroi edhe emrin na u bene sa hap e mbyll syte pronare bankash ashtu sic Zamir Mane qe u nis per perkthyes e na u kthye pas dy vjetesh biznesmen miljoner.

    Reply to this comment
  3. why ?... November 11, 14:30

    Ky artikull eshte per pensionista per te shtyre kohen.

    Ate qe beri I madherishmi Enver Hoxha ne 1961 qe deboi bazen ruse nga vlora..dhe daljen e traktatit te varsheves ne 1968….nuk u veprua me xhentilence nga amerikanet…

    por ajo qe eshte hidheruese sot eshte se

    enver hoxha deboi serbet ne 1948..duke shfrytezuar Stalinin……dhe serbet u futen ne 1992 me dhendrin e serbise te ndihmuar nga lobi serb I amerikes.

    por mall “amerikan” ka future dhe monstra berishe kur hante petullat e nexhmijes

    Kryemonstra Hale Berisha ka deklaruar dje se kontaktin e parë me kompjuterin e ka marrë në zyrën e Sokol Hoxhës, djalit e Enver Hoxhes. Madje e kishte përdorur emrin e tij për t’i shpëtuar problemeve e xhelozive që i kishte sjellë kompjuteri i parë që kishte pasur në zyrën e tij kur ishte mjek. Teksa mori pjesë në aktivitetin e iniciuar dhe organizuar nga Shoqata shqiptare e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (AITA), me tematikë “Rrëfim stafetë mbi zhvillimin e TIK në Shqipëri dhe ku është nderuar me “Mirënjohje për merita të dalluara” për Kristian Bukuroshi, kreu i qeverisë nuk i ka shpëtuar nostalgjive të asaj kohe.

    “Dua të them sot dy fjalë për zotin Kristian Bukuroshi. Unë e kam njohur atë që në vitet e jetës sime universitare. Unë kam njohur tek ai një akademik të përkushtuar, një akademik vizionar, një akademik, i cili së bashku me profesor Frashërin, me Gudarin, pra një grup i vogël, por që hodhi baza solide të kësaj dege”, deklaroi dje Berisha. Për të cilin këta profesionistë kanë kapërcyer vështirësi të jashtëzakonshme. Berisha tha se ata kishin një institut në një periudhë që vetë ai kishte vetëm një kompjuter e imagjinohen vështirësitë e e tyre. “Kompjuteri im, në atë kohë, solli në zyrë ministrin, i cili erdhi i nxirë tek unë. Ishte një burrë shumë i mirë, profesor, kirurg, i cili më tha-“Sali ç’e deshe këtë?”. Kjo, sepse në darkë Byroja Politike kishte diskutuar se si e mora unë këtë kompjuter. Dhe tani t’u tregoj sesi e kapërceva këtë problem”, tha Berisha. I cili nënvizoi se kishte pyetur ministrin se kush e kishte thënë këtë duke marrë përgjigjen se ishte zv.kryeministri, për të cilin i kishte kërkuar një takim, gjë të cilën ai e kishte pranuar menjëherë. “Kur shkoj të takoj zv/kryeministrin ai më pyeti si e gjete ti këtë (kompjuterin)? Unë i përgjigjem-në katalog. Ai më thotë, por ai është mall amerikan dhe është i ndaluar. Atëherë unë i them se nuk ishte i ndaluar me ligjin shqiptar. Po nga re në gjurmët e tij?- më pyet ai. Atëherë unë i them se e gjeta në zyrën e Sokol Hoxhës, i cili ishte Drejtor i Albtelekomit dhe ai atëherë e mbylli gojën”, tha Berisha.

    Duke nënvizuar faktin se ai kishte treguar të vërtetën pasi kishte parë në zyrën e Sokol Hoxhës një kompjuter Apple 2 që ishin atëherë të vetmit kompjuter personal. Duke e cilësuar atë kohë si shumë të vështirë për profesionistët, Berisha është shprehur është vetë dëshmitar se ata kanë nxitur, kanë ndihmuar në çdo post, në çdo institucion që mund të sigurohej një kompjuter.

    e kuptoni cfare monster na pruri lobi serbo-amerikan ne 1992 ?

    Reply to this comment
  4. Darius November 11, 14:43

    Dita ka dokumente qe po te kerkoni do gjeni me shumice,pavaresisht se ato nuk lejohen te shiten apo publikohen ne Shqiperi,sepse KUBEJA i ka ushtaret vigjilente si Sala,rama,meta te Cilet Komandohen nga KUBEJA per te mos lejuar publikimin e asnje lloj dokumenti te dyshimte.

    Amerika dhe Anglia kolonine e tyre me Kukullen Enver,e perdornin dhe e perdorin si u do Trapi.Per kukullat e legenosura sala,rama,meta nuk jane vec gure shahu qe ndrohen,te cilet duhet te punojne pa rreshtur si ushtare besnike te Kubese.
    Enveri dhe 3 klanet e tjera,jane si Rothshild Family,te cilet komandijne fijet e prapaskenes.

    Ne librin e ndaluar te Agim Hamitit te ndaluar per shitje nga KUBEJA,ODISEJA E NJE DETEKTIVI dhe HERRONJTE E KOTESISE,ka fakte dhe personazhe te cilet kane jetuar e jetojne akoma.
    POR KUBEJA ose PARIA E TIRANES,sic thote Shenasi Rama,e di qe ka nen hyqem nje popull nen nivelin mesatar te intiligjences dhe vazhdon lojen e saj,duke perdorur rendom,gazeta e televizione.

    Reply to this comment
  5. SS November 11, 15:00

    Info perse shkon kaq larg ku pasuria e shtetit iken sot qe e shikon dhe vete dhe me indiferentizem te mos shkruash as nje fjale per kasapanen 25 vjecare qe ka mbetur ne histori qe nga shpallja e shtetit shqipetar Dinim qe ruhen hallatet por jo bythet duke thyer rekordin Ginnes

    Reply to this comment
  6. demo November 11, 16:47

    E ngordhi popullin minotauri! Per te gjithe ate qe nuk e njohen Enver Hoxhen,ky dokument eshte prova se si diktatori dogji te gjitha shanset qe ju ofruan Shqiperise se varfer nga super shtetet si SHBA dhe Gjermania.Kjo eshte e verteta,jo perrallat me bllokade te eger kapitalisto-revizioniste,qe i paskerka bere SHBA Shqiperise!!! .Akoma ka Shqiptare qe besojne tek diktatori.Ky lango-xagar i Miladinit e zhyti popullin ne varferi extrme dhe nje opression te papare.Ju mbush mendja mediokrrit Enver,qe ishte fanar ndricues ne bote,ishte klasiku i peste i marx-len.Prandaj me mire ta ngordhte popullin,se te pranonte ndihma dhe investime falas nga amerikanet,

    Reply to this comment
    • Toni November 11, 18:13

      Me siguri e ke fjalen per ato “ndihma” e “investime “qe kemi pare keto 25 vjetet e fundit duke filluar me “çekun e bardhe” te gagaçit Moi (Gramoz ) Pashko qe e mori me vehte ne fund te detit Adriatik.

      Reply to this comment
    • aty November 11, 23:07

      O DEMO, po qetesohu pak, mendo 7 here e prit nje here.Enveri 50 vjet qe ndenje beri dicka kurse keta tani kane 25 vjet dhe asgje.Gjithe pasurite e vendit i moren per vete dhe popullit dajak si gomari.

      Reply to this comment
  7. ! ! ! November 11, 17:12

    Cfar ka per t’u çuditur ketu,z.Mustaqi ? Enveri e u rrente dhe luftonte me shpirt Titon e Jugosllavise,por as nje here ,nuk e nderpreu tregetine me te .Ishin pikerisht amerikanet,qe i bene bllokade totale Shqiperise,jashte çdo norme te marredhenieve midis shteteve,vetem per t’i imponuar politiken e tyre koloniale,siç po e “gezojme” sot . Kurse ti jargosesh nga kenaqësia,se paske zbuluar per here te dyte Ameriken ,pas K.Kolombos .

    Reply to this comment
  8. fteri November 11, 17:23

    *****SHqiperija kishte nje udheheqje te organizuar dhe nje ekonomi te qendrueshme ne rritje ne vitet 70 e mbrapa dhe nje ngritje te ekonomise dhe te qendrushmerise te nje shteti te forte ne ballkan,me kufije shteror te sigurte dhe integritet te pa prekur .Kjo theksohet dhe ne keto dokumenta te politikes amerikane te kohes.Shqiperija ishte shume e lakmuar nga amerikanet per vete pozicionin strategjik NDERKOMTAR ,por edhe nga Ruset ,kur situata politike nderkomtare ne ato vite ishte shume e eger midise ketyre forcave imperjaliste ku ndesheshin e perlasheshin per hegjemoni ,tregje ekonomike dhe zona influence nga njera ane eshte Rusia, dhe ana tjetr- SH.B.A-ja .Situata te mbarsura me rreziqe TE MDHA NE KETE LUFTE TE FTOHTE te mdhe kunder lirise dhe sovranitetit popujve,siç ishte edhe SHqiperia socialiste qe ndertonte atdheun e vet me forcat e saj .Shkembimet tregtare ekonomike ne ato vite nuk pecaktonin vijne idologjike politike te saje.SHqiperia kishte nje udheheqje te organizuar politike me nje stratege te madhe si E.Hoxhen ne krye qe ndiqte me kujdes planet dhe ofertat e superfuqive imperjaliste duke kombinuar mardhanjet konjuktorale e tregtine e jashteme me nevojat e brendeshme te shqiperise duke bere kerekesa shume te studjara per eksporete te ekonomise per importet dhe blerjet me valute.duke u kshilluar me ministrite perkatse te ekonomise dhe gjithe ekspertve me te mire te vendit , kshillohej merrte mendime dhe disa i miratonte propozimet e tyre per ta perdorur tregtine qofte edhe te fshehte ne interes te vendit ,te ndertimit dhe mbrojtjes se shqiperise .Strategjija e E.Hoxhes ne mardhanjet tregtare ishte strategji gjithmon ne interes te kombit ,jo te gjepit te tije ,apo kunder interesave te saje.Kjo taktike ishte origjinale dhe bazohej ne ndertimin e shqiperise socialiste ,mbrojtjen ME ÇDO kusht te pamvarsise kombit shqiptar.Forcat amerikane apo socialimperjalizmi sovjetik te kohes i bashkonte objektivi i vetem strategjik qe ishte lufta kunder socializmit ,komunizmit, revulicionit e çlirimit popujve.Ndertimi i shqiperise kishte per baza parimin mbeshtetjen ne forcat e veta.Strategjija e E.Hoxhes ishte te ndertonte bazat ekonomike te vendit ,por pa prekur idologjine e pamvarsine e Atdheut . Ne keto kushte kur shqiperija ishte nje shtet i vogel por ne pozicion strategjik qe lakmohej nga superfuqite per interesa te tyre ne arenen nderkomtare ,me nje pozite dominuese ne arenen nderkomtare midise udhekryqeve te lindjes dhe perendimit ,europes,dhe azise dhe afrikes dhe fuqive te tjera imperjaliste te kapitalizmit botrore,kishte interes te madhe ,prandaj ajo mbahej nene vezhgimin amerikan.Lidhjen tregtare me SH.B.A-ne ,italine ose ndonje vend tjetr shqiperija e kishte konjekturale ,vetem per te ngritur ekononomin e vendit pa prekur strategjin ushtarake e politike.Populli yne asnjeher nuk i ka leshuar armet nga duart per mbrojtjen e atdheut ,ajo nuk e mbeshteti mbrojtjen e atdheut tek te huajt sado te fuqishem qe ishin .Kjo ka qene filozofja e politikes besnike te E.Hoxhes ndaj atdheut .Bashkepunimi me imperjalistet ne fushen ekonomike ishte konjekturale me interesa dypalshe ,por asnjehere ne pozita nenshtruese ,por te barabart ne interes te kombit.Kjo mbetet faqja me e lavdishme per liri dhe pamvarsi ne histori te popullit tone .Kurse sot tregtija behet duke shitur pasurite e vendit si malle pa zot te huajve,dhe per te mbushur gjepat politikanet tane te babzitur,dhe ushtrine tone e kan shkatrruar.Mbrojtjen e vendit e kane lene ne dore te huajve.????~~~#

    Reply to this comment
  9. john November 11, 19:51

    KA AKOMA SHQIPTARE QE SE KUPTUAN QE ENVERI THONTE …////BENI SI THEM UNE ….POR MOS BEN SIC BEJ UNE …..KA AKOMA ????? ENVERI JA MORI SHTEPITE SHQIPTAREVE QE I BENE ME DJERSE … DHE VETE KISHTE VILA NE VLORE NE DAJT .. NE SHENGJIN JETONTE SI PASHA .. MEGJITHES THONTE SE JEMI TE BARABARTE …. POPULLIN NUK E LEJONTE TE SHIKONTE TELE TE HUAJA … VETE I KOMANDONTE GAZETAT NGA PARISI …. VRISTE SHQIPTARE NE KUFIJ SE DONIN LIBERTENE … DHE FEMIJET E VET SHETISNIN NE PARISN NE MILANO NE BOTE …… A E KUPTON NJERI KETE TIP …. DHE VAZHDOJE KESHU GJITHE NATEN ..

    Reply to this comment
  10. petrika November 11, 21:00

    Fteri,ato qe ke komentuar,nuk i luan as topi.Te lumte .Enveri kishte edhe shume te meta,por kishte edhe gjith ato te mira qe permendet ju.Se shpejti ka per tu bere edhe rivleresimi i figures se Enver Hoxhes,Ahmet Zogut dhe te shume pisave qe jane vleresuar padrejtesisht

    Reply to this comment
  11. demo November 11, 23:56

    Zoti Agim Hamiti,kam nja tre vjet qe shoh ne komente ankesen tuaj per liber te ndaluar.Pas 90 nuk ka libra te ndaluar ne rrumpallhane,por ka libra te palexuar,se nuk ja ka ngene mileti te merren me lloj lloj delirantesh idjote,qe botojne libra.Edhe Mark-uku ka vendosur t`i permbledhe komentet ne nje liber.Eshte nje dibran nga golloborda qe shet libra me tezga tek Tajvani,tek ura Lanes dhe tek stacioni trenit.Per cmimin bini dakord,;sa per brendine,per qeverine,per Saline,per Nexhmine,per Edvine, mos u merakos fare se e rregullon Gollo ate pune,vetem mos kete ndonje C4,dinamit,LHL Gollobordak.Edhe Kadareja tek Gollobordaku po i shet librat tani,se nuk i shiten me ne librari.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*