Tregu i fruta-perimeve monopol, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin

September 7, 2018 19:17

Tregu i fruta-perimeve monopol, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin

 

Magazinimi dhe tregtia me shumicë e produkteve agro-ushqimore në Tiranë është në një situatë monopol sipas Autoritetit të Konkurrencës. Ky institucion vlerëson se i vetmi treg është ai në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës i administruar nga kompania EKMA ALBANIA, e cila jep mjedise me qira për bizneset e tjera.

Nga hetimi rezulton se ndodhemi në një situatë urgjence për shkak të rrezikut të kryerjes së një dëmi të rëndë dhe të pariparueshëm për konkurrencën në këtë treg. Abuzimi vërehet në çmimet e qirasë që janë disa herë më të larta se çmimet e aplikuara në këtë zonë, ndërkohë që tregtarët nuk kanë alternativa të tjera për të marrë mjedise me qira.

Norma e fitimit, sipas raportit të Autoritetit të Konkurrencës është mjaft e lartë nga qiratë që aplikohen. Tjetër abuzim është ai me çmimet e energjisë dhe ujit që u faturohen tregtarëve, duke aplikuar tarifa më të larta se ato të vendosura nga Entet Rregulluese.

Autoriteti i konkurrencës ka vendosur që kompania pronarë e tregut të hartojë kontrata të reja qiraje duke përdorur kushte të barabarta mes palëve.

Po ashtu duhet të aplikojë çmime të arsyeshme të orientuara drejt kostos dhe çmimit mesatar të qirasë të zonës gjeografike dhe të ndalojë menjëherë faturimin e energjisë ujit më tarifa më të larta se çmimi ligjor i OSHEE dhe ujësjellësit të Tiranës.

Brenda 30 ditësh nga marrja në dijeni e vendimit kompania EKMA Albania duhet të paraqesë pranë Autoritetit të Konkurrencës Kontratën e rishikuar të qirasë, në zbatim të pikave të mësipërme. Në rast të kundërt Komisioni i Konkurrencës vendos gjoba periodike deri në 5 % të xhiros mesatare ditore të vitit financiar paraardhës, deri sa ndërmarrja të veprojë në përputhje me këtë vendim.

l.h/ dita

September 7, 2018 19:17
Komento

2 Komente

  1. Arben September 7, 21:08

    Gjithe koncesion edkokaina jane monopole, tani vajten e gjeten fruta perimet keta, qe nuk ndalohet asnje njeri te futet ne kete treg???!!!!

    Opo kete popull q….henii dhe rriheni qe tju thote baba.

    Rrofte populli shqipetar trim dhe heroik

    Rrofte partia me shoket edver dhe lalidhjer ne krye.

    Reply to this comment
  2. Dikur Shqiperia furnizonte Europen me fruta Bio ,sot ! September 8, 10:53

    Eshte Prone e Politikaneve ,
    jane Monopolet e Politikaneve e shkerdhatave ,
    qe qellimishte e shkaterruan gjithcka ne Shqiperi ,
    qe vazhdojne akoma sot ,te sabotojne produktet Shqiptare ,
    duke i afruar ne treg ,farera te prishura ,per te
    mbajtur nen kontroll gjithmon Tregun e
    afroje atij Produktet e Botes se huaj , qe jane padyshim te
    Kontaminuara ,qe nga frutat ,gruri /mielli ;

    mishi (qe mbasi eshte mbajtur mbi 20-vjet ne frigoriferet
    e rezervave ose te luftes ne X Magazine diku ne nji
    kend te larget te ksaj Bote ,
    i dale totalisht jashte cdo vlere ushqimore ,
    ku zhvillohen vetem gjallesa/qelita kanceroze

    ja afrojne popullit shqiptare .
    Mos te flasim pastaj per pijet ,vajrat ,
    etj etj etj
    pra gjithcka .
    Cdo artikull i konsumushem nga shqipttaret ,
    permban dicka jashte Normave te Lejuara ,per ushqim
    ne ate vend .
    Shqiptaret u mashtruan jovetem me te ashtuquajturen Demokraci ;
    nga Mafiozet e ksaj Bote ,
    por kane 29-vjet qe bombardohen nga cdo drejtim ,
    si me kulture dekadente ,degjenruese ,
    me retorika politikanesh (kjo bakterie kanceroze )
    radikalizimi e perrleshje, konflikti te perheshem )
    me injorance e budalleqe qe i sherbejne busallepsjes
    se trurit shqiptare ,
    por edhe me ushqime te prishura ,te lejushme te konsumohen
    as per kafshe .
    Dhe mjafton ti referohesh semundjeve te shumta qe vuajn sot shqiptaret dhe verteton lehtesishte
    kte masaker Demokratike qe i behet shqiptareve naive ,
    qe vazhdojne te vdesin ngadale .

    Pra gjithcka qe i afrohet Botes Shqiptarre sot ,

    gjithcka qe perben jeten e shqiptareve eshte thjeshte

    Helm Toxik ,qe shpejt a vone ,do coj ne zhdukjen

    e shqiptareve si popull .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*