Tregu i gazit, qeveria po bën gati planin për konsumatorët

May 14, 2017 20:23

Tregu i gazit, qeveria po bën gati planin për konsumatorët

Qeveria shqiptare nuk ka prenotuar ende sasinë e gazit që do të përfitojë nga gazsjellësi TAP, duke e argumentuar këtë me mungesën aktuale të infrastrukturës në të cilën do të kalojnë tubacionet. Por po krijon të gjitha kushtet për funksionimin e tregut të gazit, duke i paraprirë deri edhe administrimit të infrastrukturës në raste krizash.

“Janë situatat ekstreme të motit, si ky dimër me temperatura ekstreme të ftohta, situatat politike dhe ekonomike, por mund të jenë edhe fatkeqësi natyrore, siç mund të jetë për shembull një tërmet, u shpreh Stavri Dhima, ministria e Energjisë.

Plani përcakton se cilët janë konsumatorët që kanë prioritet furnizimi në këto kushte.

“I garantojmë furnizim familjarëve, sektorit rezidencial kopshteve spitaleve shkollave çerdheve dhe konsumatorëve të tjerë të rëndësishëm, siç mund të jetë prodhimi i energjisë elektrike, sipas mundësive edhe konsumatorëve të tjerë”, thotë Dhima.

Por mbi të gjitha duket se i jep zgjidhje problemit që i druhet Ministria e Energjisë, humbjeve kur sasia e gazit të prenotuar do të jetë më e lartë se ajo që do të përdoret në realitet.

“Kur në verë, për shembull, mund të konsumojnë më pak dhe kur vjen një sasi e caktuar e gazit nga tubacioni, kjo sasi depozitohet në këtë vend dhe në një periudhë të veçantë, sidomos në temperatura ekstreme këto vihen në përdorim këto depozita. Ose mund të vëmë në funksionim depozitat e vendeve të tjera”, shprehet Stavri Dhima.

Në masterplanin e gazit parashikohet ndërtimi i dy depozitave nëntokësore të gazit, një në Dumre dhe një tjetër në Divjakë. Gazi i parë do të transportohet përmes tubacionit të TAP nga Azerbaxhani drejt Europës në 2020-n.

May 14, 2017 20:23
Komento

1 Koment

  1. A May 14, 21:30

    I kemi shikuar keto 27 vjet strategjite politike, ekonomike dhe sociale te tre partive kryesore qe kane patur pushtetin PD + LSI + PS sa kane menduar per zhvillimin, begatine dhe mireqenien e popullit. Vetem pisllikun dhe maskarallikun kane patur parim duke ngritur tatimet, taksat dhe cmimet e gjithckaje. Keshtu ne rajon i kemi me te larta.
    Ja rasti i cmimit te gazit nga 370 – 440 lek qe ishte litri me vendim qeverie u rrit 80 lek te vjetra, por edhe ky cmim nuk u zbatua se cmimi i gazit ne shume pika si tek Kompania “Kastrati” ka arritur 750 lek te vjetra litri.
    Ku eshte kontrolli qeverise aktuale me barbonin EDI RASMA ne krye per kete problem hic gje kundi. Pra brockulla dhe kodra mbas bregut.
    Shqiperia nxjerr, prodhon nafte por cmimin e kemi me te larte pothuajse ne bote, por ky asortiment tek ne prej viteshj del me humbje.
    Pra, ne kete menyre do te veprohet edhe me tubacionet e gazit, gaz sa te duash, por cmimi do te jete ne stratosfere.
    Me politikane, qeveritare te kallepit mafioz te tipit SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA shkohet duke u bere si e gjithe Afrika, ne mjerim dhe ne varferi. Tung.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*