Tregu i sigurimeve, në janar rënia 14.4 %

February 27, 2016 09:23

Tregu i sigurimeve, në janar rënia 14.4 %

Fillimi i këtij viti rezultoi negativ për tregun e sigurimeve. Të dhënat e fundit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se tregu i Jo-Jetës shënoi rënie të primeve të shkruara bruto me rreth 14.4% duke llogaritur në total vlerën e rreth 928 milionë lekëve.

Kur qeveria shpalli vendimin për hapjen e procesit të privativit, INSIG, kompania e vetme e sigurimit me kapital shtetëror llogariste vetëm 5% të tregut. Por, që nga data 1 janar tregu i sigurimeve po përballet edhe me rritjen e taksës e cila arriti në 10%, nga rreth 3% që ishte vitin e kaluar.

AMF-ja pati parashikuar se rritja e këtij niveli do të jepte efekte në treg. Të dhënat e AMF-së tregojnë se primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar 2016 arritën rreth 610 milionë lekë ose 7.50% më pak se në muajin janar 2015.

Produkti TPL, në muajin janar 2016, pati një ulje prej 10.10% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një ulje të numrit të kontratave prej 9.36% krahasuar me muajin janar 2015. Sa i përket dëmeve të paguara nga shoqëritë që operojnë në këtë treg ato u rritën me rreth 22%.

 

February 27, 2016 09:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*