Tregu i sigurimeve rritet 21 për qind në 2015

January 27, 2016 09:10

Tregu i sigurimeve rritet 21 për qind në 2015

Tregu i sigurimeve e mbylli vitin 2015 me një rritje të primeve prej 21%, megjithatë struktura e tregut vijoi të anojë më shumë nga sigurimet e detyrueshme.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, kategoritë e sigurimit të detyrueshëm motorik arritën në 65% të totalit të tregut, nga 61% që zinin një vit më parë. Rritja e këtij viti u mbështet kryesisht te rritja e primit të sigurimit për sigurimin e brendshëm motorik.

Në fillim të vitit, kompanitë e kompensuan heqjen e TVSH-së me rritjen e primit mesatar, çka bëri që të siguruarit të paguanin afërsisht njëlloj, por kompanitë të përfitonin në shumë të ardhura.

Në fillim të këtij viti, hyri në fuqi rritja e tatimit mbi primin në 10%, nga 3% që ishte një vit më parë. Kjo pritet të sjellë rritje të çmimit të policave në sigurimet e jo-jetës, por, ndërkohë, këtë vit pritet edhe nisja e marrjes në sigurim mbështetur në sistemin bonus-malus. Për vitin 2015, sigurimet vullnetare në tërësi pësuan rënie të peshës specifike ndaj totalit të primeve.

Sigurimi ndaj zjarrit dhe forcave të natyrës zbriti në 11.8%, nga afro 13.8% që zinte një vit më parë. Edhe aktiviteti i jetës mbylli një vit praktikisht në stanjacion, duke bërë që pesha e tij ndaj totalit të tregut të bjerë në 7.3%, nga 8.8% që zinte një vit më parë. Përjashtim edhe këtë vit bëri sigurimi privat i shëndetit, ndër të paktët produkte vullnetare në rritje dhe që tashmë zë 4.2% të tregut.

Vlera e dëmeve të paguara për vitin 2015 regjistroi një rritje disi më të lehtë në raport me primet, me rreth 28%. Megjithatë, raport dëme-prime qëndroi në nivele mjaft të ulët krahasuar me standardet e tregjeve të tjera, me 25.8%.

January 27, 2016 09:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim