Treni del nga shinat, 10 të vdekur në Turqi

July 8, 2018 20:05

Treni del nga shinat, 10 të vdekur në Turqi

 

Dhjetë persona kanë vdekur dhe 73 të tjerë janë plagosur si pasojë e daljes nga shinat të një treni pasagjerësh në Turqi.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia turke e lajmeve “Anadolu Agency”, e cila citon burime të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas medias turke nga shinat dolën 6 prej vagonëve të trenit me 360 pasagjerë.

Aksidenti i rëndë hekurudhor ndodhi pasditen e së dielës në Tekirdag, teksa treni mësohet se udhëtonte nga Uzunköprü për në Stamboll.

Kryeministria turke tha se shkak për aksidentin ishte bërë dëmtimi i një ure si pasojë e rrëshqitjes së dheut pas shirave të dendur.

Dëmtimet e rënda në urë shihen qartë edhe në fotot e publikuara nga mediat turke.

l.h/ dita

July 8, 2018 20:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*