Treni i harmonisë Tiranë-Shkodër! (Foto nga një udhëtim i pazakontë)

May 2, 2018 15:28

Treni i harmonisë Tiranë-Shkodër! (Foto nga një udhëtim i pazakontë)

Arlinda Çausholli

Për të tretin vit radhazi, treni i linjës Tiranë-Shkodër mori jetë dhe rrugë me udhëtarë jo të zakonshëm. Dashamirës të muzikës jazz, të finesës, elegancës – jo vetëm fizike – por edhe harmonisë njerëzore, hipën në vagona të vjetër, të lyer nga duar mjeshtrash, për të ecur prapa në kohë, në vitet 1940 – 1950.

Përtej veshjeve të atyre viteve, përtej njerëzve të bukur, përtej nismës të jashtëzakonshme që rrah zemrën e një vendi të vogël prej 45 metrash katrorë këtu në Tiranë që quhet “Hemingway”, ky ishte treni i harmonisë.

Në një maratonë muzike swing dhe kërcimi prej 12 orësh, rreth 400 veta ndenjën bashkë nën tingujt e muzikës të gëzueshme, ritmike dhe ironike.

Hapësirat janë të vogla nëpër vagonë, xhamat thuajse të thyer, copat e tyre janë kapur me ngjitëse transparente, është vapë, por buzëqeshjet dhe dashamirësia e të panjohurve ndaj njëri-tjetrit nuk u ndal.

Ky është mbase destinacioni i vërtetë i këtij treni. Njerëzit që e duan mirësinë dhe që vlerësojnë buzëqeshjen e një të panjohuri… t’i çojë aty ku u përket. Edhe pse për pak orë.

Tingujt dhe vallëzimet vazhduan nëpër rrugica e Shkodrës, në shesh te Kafja e Madhe, tek Muzeu i Diktaturës, në kujtim të gjithë atyre që u dënuan pse dashuruan muzikën e huaj, dhe e ulën siparin në Teatrin Migjeni.

Për ne që ishim pjesë e rrugëtimit “Andrra N’Tren”, ishte e prekshme, e dukshme, thelbësore, unike, e dlirtë për t’u parë dhe fantastike për t’u jetuar, që thjeshtësia njerëzore ishte ulur në sediljet më të bukura të Shqipërisë.

Mirënjohje për të gjithë ata që i dhanë jetë andrrës.

Marr nga Facebook-u i autores. e.r./dita

May 2, 2018 15:28
Komento

7 Komente

  1. Gimi May 2, 15:56

    Duke lexuar keto rrjeshta me erdhen ndermend djemte dhe vajzat e emancipuara per kohen (fillim vitet 60-te) te Shkodres qe sollen ne Tiranen studentore freskun e kercimeve moderne (jazz dhe swing) si Vitor Jubani, Rikard Ljarja, Tish Serreqi, Nikolin Kovaci, Nikoleta Holeja, Diana Pali, Adnan Beli, etj.

    Reply to this comment
  2. Bravo ..ju Lumte juve qe e shijuat May 2, 16:02

    Bukur …
    ne Shqiperi shpirti Jeton …

    Reply to this comment
  3. Tren May 3, 16:21

    Iu lumte!
    Shume bukur !!!
    Qytetari !!!
    Evropiane!!!!

    Reply to this comment
  4. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit e ligesise. May 3, 23:41

    Sa large jane keto pamje filmike te bukura e njerezore,ndaj nje realiteti antisocial, mashtrues,grabites e te dhunshem te politikave bastarde te Tiranes zyrtare ne dite e vite deri me sot.Do te ndjeheha vertet i lumtur dhe vertete krenare sikur keto pamje filmike vertet njerezore ti perjetonin te gjithe shqiptaret,brenda dhe jashte Shqiperise.Hej Shkodra Loke,gjithmone me humor i ke kaluar dhimjet e bera nga dora e ligesise se politikave ne vite deri me sot.Shpresojme qe Reforma ne Drejtesi,Vettingu dhe ligji i Dekriminalizmit dhe me besim tek Zoti ti ktheje popullit shqiptare mireqenjen,harmonine,e sigurine per jeten e pronen dhe njerzillekun e munguar tek politika shqiptare.

    Reply to this comment
    • enter"" May 4, 17:07

      Diku duhet filluar. Jane pikerisht te tilla iniciativa qe do arrijne te largojne shqiptaret nga realiteti antisocial qe ju permendni.

      Reply to this comment
  5. Stela May 4, 11:43

    Idiotsma ne vend qe ti kerkoni qeverise qe te beje nje linje moderne tirane shkoder ju na kuptoni vitet 70 jemi i vetmi vend pa hekurudha enveri mire osé keq te pakten funksononin

    Reply to this comment
    • enter"" May 4, 17:06

      Pse qenka idiotizem?
      Se pari keta po bejne maksimumin dhe po perpiqen te kenaqen edhe ne nje tren te tille.
      Madje ketu qendron edhe bukuria per temen qe ata kane zgjedhur.
      Mendoj se eshte e udhes qe te tilla iniciativa te pershendeten dhe te zhvillohen me tej sepse keshtu jepet edhe nje mesazh I qarte tek rinia qe jeta duhet shijuar edhe keshtu, qe e bukura triumfon mbi shemtiren, duke percjell nje mesazh sadopak sensibilizues. Kerkesa juaj ta dish fillon edhe me keto imazhe dhe iniciativa. Sa me shume te shikojne te bukuren dhe buzeqeshje aq me shume nje popull do ta kerkoje te bukuren dhe buzeqeshjen.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*