Treni përplaset me kamionin, 2 të vdekur dhe 25 të plagosur në Itali

May 24, 2018 10:47

Treni përplaset me kamionin, 2 të vdekur dhe 25 të plagosur në Itali

 

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në linjën Torino- Ivrea, në Itali.

Treni 10027 është përplasur më një kamion të madh të ndaluar në binarë duke lënë të vdekur 2 persona dhe 25 të plagosur.

Përplasja e rëndë ka shkaktuar përmbysjen e disa vagonëve.

Të vdekur kanë mbetur drejtuesi i trenit, Rober Madau 61 vjeç dhe shoferi m rumun i kamionit Stefan Aureliana, 39 vjeç.

Menjëherë në vend ngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, kryqi i kuq dhe karabinierët. Ndërsa mësohet se është edhe një grua e cila po lufton mes jetës dhe vdekje.

Nga të pranishmit aludohet se arsyeja e aksidentit është mos komunikimi i drejtuesve të trenit dhe kamionit.

l.h/ dita

May 24, 2018 10:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim