Tre peshkatarë italianë “peshkojnë” 1.5 ton marijuanë në brigjet shqiptare

May 21, 2014 14:58

Tre peshkatarë italianë “peshkojnë” 1.5 ton marijuanë në brigjet shqiptare

Anija “Arizona” ishte kthyer në një transportues marijuane. Polica kapi 1.450 kg cannabis sativa në Katania dhe arrestoi 3 italianët, Giuseppe e Sebastian Costanco, respektivisht 51 dhe 52 vjeç  dhe Sandro Mirabella, 45 vjeç. Dy të parët janë përkatësisht, komandant dhe pronar i anijes 22 metra të gjatë që përdoret zyrtarisht për peshkimin e peshkut ton. Udhëtimi i gjatë në Shqipëri, siç raportohet nga hetuesit, u mundësua të premten e kaluar, ku është përfshirë zona e detit mes Shqipërisë dhe brigjeve të detit Jon. Siç raportojnë mediet italiane, helikopteri “Agusta 139” ka patrulluar zonën mes Capomulinit, Acitrezzas dhe Ognina. Droga u gjet e fshehur në disa pjesë metalike të vendosura në brendësi të motorit, ku u kapën në total 1118 pako në mbështjella me celofan. Vlera e drogës, nëse shitej në tre me shumicë, shkonte në një rreth 6 milionë euro, ndërsa me pakicë dyfishohet. Ky operacion është pjesë e një hetimi më të gjerë të policisë së Katanias, në lidhje me trafikimin e drogës përmes kanalit detar nga Evropa Lindore në Siçili.

COSTANZO-Giuseppe-63 COSTANZO-Sebastiano-cl-62 MIRABELLA-Sandro-cl-69

May 21, 2014 14:58
Komento

1 Koment

  1. Mark uk May 21, 16:05

    edhe kjo merit e riindjes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*