TRI POEZI

March 6, 2016 10:54

TRI POEZI

1. Do të doja…

Do të doja të lindja shurdh,
të mos dëgjoja,
mashtrimin shekullor të shtetit,
dhe klithmat e të mjerëve,
në vargjet e poetit.

Do të doja të lindja i verbër,
të mos shikoja,
rrudhat e thella të trishtimit,
dhe kodoshët zuzarë,
në kulmin e dëfrimit.

Do të doja të lindja memec,
që të mos vuaja,
nga fjalët e mia të hidhura,
prej prangave të zgjidhura.

02.01.2004

2. Buzët

Di të lexoj sytë e njeriut,
di te sytë ngjyrat t’i dalloj,
porse buzët veshur me mistere,
asnjëherë nuk munda t’i kuptoj.

Janë dy burime ëmbëlsie,
janë dy burime që burojnë,
mund të ndezin zjarre dashurie,
por si gjarpër dhe mund të kafshojnë.

Në dy buzë-një buzëqeshje e ngrirë,
një buzëqeshje që askujt s’i flet,
unë mundohem-por s’e kuptoj mirë,
në është false-apo e vërtetë!

Kur të puthin-ty të zgjatin jetën,
kur të puthin ty të mrekullojnë,
po kur bëhen dy shpata të mprehta,
thellë në zemër e në shpirt të shpojnë.

Herë është e hidhur si pelini,
herë më e ëmbël si nektari,
tek dy buzët veshur me mistere,
rrinë tok akulli dhe zjarri…

Tetor, 2003

3. More njerëz-more skllevër!

Kam dhjetë vjet-ju kam treguar,
gjithë zullumet e shtetit,
ju më thoni zëmëruar:
“Lëri përrallat e poetit!”

Kam dhjetë vjet-jam torturuar,
sytë t’ju hapja sadopak,
ju me shpirt kini mallkuar:
“Mos na nxirr nga ky batak!”

Kam dhjetë vjet-e ju kam dashur,
dhe pse ju s’më deshët kurrë,
dhe tani që u është trashur,
shuall e shkreta lëkurë.

Në zenith të ulërimës,
nuk ju thosha një gënjeshtër,
se pas shiut-suferinës,
do të binit në një breshër.

Kam dhjetë vjet duke bërtitur,
kreshpëruar porsi zjarri,
ju nga llumi s’jeni ngritur,
më të bindur se gomari.

Ju kanë shkelur-ju kanë tallur,
porsi mizat-more njerëz,
ju të vdekur-të pakallur,
zgjodhët që të vdisni skllevër.

Kot gjëmoj me zë të dredhur,
shkuan kot këngët e mia,
për fatin që kini zgjedhur,
s’ka ç’ju bën as Perëndia!

14.02.2004

March 6, 2016 10:54
Komento

6 Komente

  1. vertino March 6, 16:46

    Brilliant forever poeti A.Duka!!!!!!

    Reply to this comment
  2. Shahisti March 7, 00:34

    Per bejten e pare: Bejtexhi e ke shume kollaj, merr nje shtize e shpoi veshet qe te mos degjosh, po me ate shtize shpoi the syte qe te mos shikosh, merr pastaj nje pale gershere e preje gjuhen qe te mos kesh si ta perdredhesh me.

    Per bejten e dyte, cdo njeri di te masturboje e s’ka nevoje ta mesosh ti.

    Per bejten e trete, pah, ta kam thene me kohe, kjo bejte eshte nga ato qe te ben te duash te kesh dy prapanica, qe njeren ta mbash e tjetren ta çash. Mjaft na i shpife duke na dhene mend. Me ato mend qe jep ti nuk shkohet as deri ne……, eh mire e di vete ti.

    Reply to this comment
    • N.VJOSA March 7, 11:23

      @Shahist,
      Me kete lloj komenti me jep te kuptoj qe je nje injorant me diplome ne fushen e kritikes letrare dhe te Artit ne pergjithesi…
      O mjeran i qorruar nga politika e nje Nazisti Bajraktar,
      Nje Poet pergjithsisht dhe Arben Duka veçanrisht,tok me shoket etij me te mire poetë , jane Ajka e Shoqerise shqiptare.Ata jan Simboli i aspiratave te saj !
      Por ti or injorant, ke vene zyze politike si bythë kavanozi dhe te ka hyre vetja ne qef dhe mendon se bota rrotullohet rreth teje…
      Nje Poet i Vertete si Arben Duka eshte Zemra dhe truri i nje Populli, kuintesenca e aspiratave te tij!
      Nje Poet i jep Shoqerise shpirtin e vet, eshte nje lloj si aiQiriri i Naimit qe kerkon vetem tu beje njerzve pakëz drite, pakëz drite!…
      Por ku ka dritë qe te ndriçoje ty o funderrine e kesaj shoqerie…, mediokriteti yt bën muuu!…
      Meso or Derr me zile ta shohesh Boten ashtu siç eshte, ne pozitivitetin e saj ; njeriu vjen ne jete ta transformoje Boten dhe jo ta baltos.
      Virtytet dhe bukurit e saj, mevartin artin e fjales poetike ,
      Poeti e mbledh si Bleta nektarin ,
      per tua sjell Njerzve, ta kuptojne dhe transformojne Boten,
      te transofmoje dhe ty, o Qorr !…
      Ptyyyyyyy, Pis!…

      Reply to this comment
  3. N. March 7, 09:53

    Tri Poezi shume te bukura!
    Te treja percjellin nje mesazh te qarte me nje gjuhe poetike mjeshterore.
    Dy te parat , pa asnje medyshje , jane Perla te verteta, por dhe e treta, megjithese me nje dozë te lehte pesimizmi, perseri percjell nje mesazh te fuqishem.
    Keto lloj poezish nuk vdesin kurre sepse mesazhi i tyre eshte universal dhe aktual per te gjitha kohët…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*