Tri shtete i “rebelohen” Trump-it, tërheqin ushtarët nga kufiri

June 19, 2018 18:33

Tri shtete i “rebelohen” Trump-it, tërheqin ushtarët nga kufiri

 

Ndarja e fëmijëve nga prindërit e tyre emigrantë ka shkaktuar reagime të forta në Amerikë.

Katër Zonjat e Para, përfshi edhe vetë Melania Trump, kanë dalë kundër mbajtjes së fëmijëve larg prindërve, në kampe të posaçme. Tani edhe tre shtete po mbyllin bashkëpunimin me Shtëpinë e Bardhë për të dërguar trupa në kufi me Meksikën.

Qeveritë e Nju Jorkut, Masaçusetisit dhe Kolorados refuzojnë të dërgojnë trupa nga garda shtetërore për të ruajtur kufirin me Meksikën, duke anuluar kështu një marrëveshje që kishin me Shtëpinë e Bardhë, nismë e presidentit Trump.

Vendimi vjen si kundërshtim ndaj politikave të ashpra të administratës kundër emigrantëve.

Andrew Cuomo, Guvernatori i Nju Jorkut, tha se nuk do të bëheshin kurrsesi pjesë e këtij trajtimi çnjerëzor të emigrantëve. Ai njoftoi tërheqjen e menjëhershme të trupave, vendime që u pasuan nga Kolorado dhe Masaçusets.

a.s/dita

June 19, 2018 18:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim