Tri të drejtat tona që duhet të përmbushë Greqia

March 10, 2018 03:35

Tri të drejtat tona që duhet të përmbushë Greqia

I nderuar Kryeredaktor

Popujt e dy vëndeve tona Greqi e Shqipëri tradicionalisht kanë qënë të miqësuar, të lidhur në zakone, në tradita, veshje, këngë, muzikë dhe tregti.

Janë qarqe të caktuara me tharm shovinist, brënda e jashtë Greqisë, që kanë ushqyer hera herës armiqësimin. Prapa tyre për fat të keq kanë qëndruar vazhdimisht edhe disa klerikë që njehsojnë fenë me kombësinë, duke shkelur kështu edhe mbi predikimet e tyre për udhën e perëndisë.

Në kohë të vështira, popujt e të dy vëndeve i jane gjendur njeri-tjetrit. Kujtojmë kontributin arvanitas për pavarësinë e shtetit grek, ndihmën e Shqipërisë jugore ndaj refugjatëve grekë të pas luftës së dytë botërore e të asaj civile. Theksojmë ndihmën e madhe të popullit grek dhënë refugjatëve shqiptarë të pas viteve ’90.

Popujt e të dy vëndeve, e ndjejnë nevojën e përmirësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërshtetërore.

Togfjaleshi, “Dy popuj miq – Dy shtete armiq’’, mund të kishte kuptim deri para viteve 1990, kur kufijtë e dy shteteve ruheshin rreptë me ushtarë, përforcoheshin me tela me gjëmba e me korent, dhe shkelësit e paguanin me jetë.

Shqiptarët nga Bilishti e Morava, Gramozi e Postenani, Melesini e Nemërçka, Bureto e Konispoli planizonin e zhvillonin stërvitje mbrojtëse. Ndërsa, në palën tjetër përballë ndodhte e kundërta.Projektoheshin synime e objektiva sulmuese, mësymëse për të ashtuquajturin ‘’Vorio Epir’’, dhe e detyruan Shqipërinë të qëndronte syçelur, në gjëndje lufte, për 47 vjet.

I vetmi deklarim, nëse do të quhej “kërcënues”, ishte kur E.Hoxha, i detyruar nga politika dhe kërcënimi i hapur i Greqisë në korrik 1967; deklaroi pak a shumë se “Nëse sulmohen kufijtë e Shqiperisë, zjarri ynë do të ndizet deri në Athinë”. Kam qenë dëshmitar 19 vjecar i asaj kohe. Kufijtë u përforcuan më tepër se kurrë. Ishte viti kur edhe një pjese të gjimnazistëve iu anulluan kërkesat për në universitete, për t’i dërguar në shkollën e oficerëve.

Por, edhe ai deklarim, ishte më tepër politik, emocional, i duhej Enverit për të forcuar më tej gadishmërinë luftarake sepse, një vit më vonë, Shqipëria do të deklaronte daljen nga Traktati i Varshavës.

Sot Shqipërisë i rri mbi kokë një ligj lufte krejt absurd dhe qesharak, i vendosur kur Shqipëria ishte shtet formal, një shtet pa shtet, pa mbret, pa qeveri e ushtri dhe qeverisej nën okupacion.

Që diskutimet dhe veprimet e sotme ndërshtetërore Shqipëri-Greqi, të vijojnë nga pozita të barabarta, me qetësi dhe trasparencë të besueshme për opinionin zyrtar e atë publik, Shqipëria duhet të kërkojë si para-kusht ezaurimin e tre problemeve me palën greke.

Së pari, të hiqet ky ‘’Ligji i Luftës’’. Është në të mirën e të dy shteteve e popujve qe ky akt të kryhet i veçantë në formën e një ceremonie zyrtare.

Së dyti, të kërkohet falje për barbaritë në Shqipërinë e Jugut dhe Çamëri.

Së treti, të deklarohet zyrtarisht heqja dorë nga pretendimet territoriale me të ashtuquajturin ‘’Vorio Epir’.

Pas kësaj për kërkesat e palës greke duhet të shprehen jo politikanët por fillimisht studiuesit dhe specialistët e mirëfilltë të fushave përkatëse.

Këto çështje të rëndësishme nuk duhen lënë në dorë të njerezve dredharakë, dy-fytyrsha, dopjorol, bisht-përdredhur e kurriz–përkulur.

Tomor Voda – NY. USA

March 10, 2018 03:35
Komento

9 Komente

  1. Perparim Halili March 10, 12:02

    Ja 25 pyetje, që i kam drejtuar Sali Berishes, në datën 17 janar 2013

    Cilët qarqe antishqiptare serbo-ruse, t’a imponuan desantimin në krye të PD, të agjentit serb Lulzim Basha

    Përparim HALILI

    Për Lulzim Bashën, “yllin” që u shfaq befasisht si “asteroid” në kupolën PD në marsin e vitit 2005, deri tani kanë dalë në dritë vetëm pak fakte të fshehura, në lidhje me veprimtarinë “bunker”, të personit që pasi hippi në 3 poste të rëndësishme ministrore dhe ne krye te Bashkisë së Tiranës, u bë trashëgimtari i postit tuaj në krye të PD. Konkretisht, nga investigimet e bëra, rezulton se Luli erdhi në PD, nëpërmjet COP-it të Argitës, vemjes që rezulton se ka një dosje për dënimin e drejtuesve të UÇK, me akses “pro” rehabilitimit të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës. Tashmë ekziston një dosje me prova të konfirmuara, për trafikun e sajuar të organeve njerëzore gjatë luftës së UÇK në “Shtëpinë e Verdhë” në Burrel dhe në Fushë-Krujë. Në pasuritë e tij të vendosura si me shkop magjik, figurojnë 12 apartamente luksoze në Tiranë, një kredi në Holandë dhe 7 pasaporta me shtetësi ndërkombëtare, me emrin “Lulzim Basha”. Këto të dhëna, nëse do të ndiqen gjurmë pas gjurme, mendojmë se do të zbulojnë “profilin” e vërtetë të personazhit Lulëzim Basha, të graduar befasisht 3 herë ministër i pushtet-familjes “Berisha” dhe kryetar i Bashkisë Tiranë. A duhet zbardhur profili i vërtetë i Lulzim Bashës, që shqiptarët të mësojnë se cili është në të vërtetë, se nga vjen dhe çfarë ka bërë, se çfarë misioni ka në vijim në Shqipëri dhe kupolën e shkrehur mafioze të PD-familjes “Berisha”?. Këtë detyrim, duhet ta përmbushin shërbimet përkatëse të drejtësisë e të sigurisë kombëtare shqiptare, me qëllim që “extra agjentit” serbo-rus, anti-shqiptarrit Lulzim Basha, t’i hiqet maska, për të parë se cili është “njeriu që qesh”, i cili qysh në mars të vitit 2005, u “desantua” në mënyrë të befasishme e të mistershme në kupolën e PD dhe të qeverisë, nga shërbëtori serbo-grek Sali Berisha. Shqiptarët duhet të mësojnë të vërtetën, se cili është njeriu që u bë 3 herë ministër dhe 1 herë kryetar bashkie i Tiranës, pa asnjë ditë kontribut në PD e në Shqiperi, por vetëm me veton diktuese të agjentit serb Sali Berisha. Shqiptarët duhet të mësojnë të vërtetën, se cili është personazhi “buzëqeshës”, që pas “damkosjes” në tre poste ministrore me vulën e tradhëtisë si copëtues i Shqipërisë, të korrupsionit në vjedhjen e 220 milionë eurove në aferën e ndërtimit të rrugës së kombit dhe të vrasjes së 4 demonstruesve me 21 janar 2011, u “desantua” po privatisht nga familja “Berisha”, për të uzurpuar me votë-vjedhje postin e kreut të Bashkisë Tiranë, pas një dueli partiak me Sokol Olldashin, i cili pas denoncimit të vjedhjes së votive për kreun e PD, “çuditërisht” u gjet I vrarë në mënyrë misterioze brenda makinës në rrëpirat e Kërrbës, ku u vodh floriri. Në vijim të zbardhjes së portretit të vërtetë të Lulzim Bashës, po i drejtojmë 25 pyetje kapobandës reale të PD serbo-rusit Sali Berisha:
    Ja 25 pyetjet…

    1. A kishte lidhje krijimi i COP-it me justifikimin për të “desantuar” Lulzim Bashën në PD e në qeveri dhe a ka lidhje me Beogradin ky “desantim”?
    2. Ku dhe nëpërmjet kujt jeni prezantuar për herë të parë me Lulzim Bashën dhe a është e vërtetë, që ju keni krijuar alibinë e “shoqërisë së tij me vajzën tuaj”, për të maskuar rekomanduesit e vërtetë serbo-grekë, të futjes në PD dhe qeveri të Lulzim Bashës?
    3. A ka ndikuar Lulzim Basha, në autoritetet zyrtare e ato të shërbimeve sekrete serbe, për të zhdukur dosjen tuaj si agjent i UDB-së dhe për pastruar dosjen tuaj të shkeljes prej jush, të embargos me kontrabandën e naftës në favor të Milosheviçit?
    4. A ka lidhje ndonjë “kontribut” i Lulzim Bashës, bërë nëpërmjet zyrtarëve serbë në favorin tuaj, lidhur me “konservimin” e disa incizimeve dhe filmimeve, gjatë bisedës tuaj me Milosheviçin dhe kryekriminelin serb Arkan?
    5. Ju keni në dorë një dosje “top sekret” të veprimtarisë së plotë të Lulzim Bashës për vitet 1995-2005, a mund të thoni se nga cilat shërbime të huaja ju është dhënë dhe cilat janë porositë për rastet e përdorimit të të dhënave të saj?
    6. A ka lidhje emërimi i Lulzim Bashës në postin e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, me të dhënat që ka dosja e tij “top sekret”?
    7. Përveç paktit detar në favor të Greqisë për faljen e territorit Shqiptar, a keni nënshkruar nëpërmjet Lulzim Bashës edhe 3 pakte të tjera të fshehta me Greqinë, që kanë lidhje me cënimin e sigurisë kombëtare shqiptare?
    8. A ekziston i nënshkruar prej Lulzim Bashës edhe me Malin e Zi, një pakt ujor sekret si me Greqinë dhe a ju është kërkuar “urgjent” dhe prej kujt, që ky pakt të aprovohet me ligj në parlamentin shqiptar brenda vitit 2010?
    9. Ku e keni bërë takimin e parë me palën greke për paktin detar dhe ku e ka marrë model-draftin e paktit Lulzim Basha, a ka lidhje Serbia me “trajtën përfundimtare” të projekt-paktit?
    10. A ka lidhje Lulzim Basha në njohjen dhe lidhjen tuaj “miqësore” me Damir Fazlliç dhe si ua prezantoi atë: Si “koleg shërbimi në UMNIK”, si “misionar i BE”, apo si “lobist anglez deklaratash vlerësuese për qeverinë”?
    11. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë, ka marrë pjesë Damir Fazlliç, me çfarë statusi dhe dokumentesh e ka prezantuar Lulzim Basha në këtë mbledhje: Si përfaqësues i Shtetit Anglez, apo Gjerman?
    12. A keni bërë ju dhe Lulzim Basha marrëveshje, për të prezantuar Damir Fazlliç, si “biznesmen”, me synim maskimin e misionit real që ai kryen në Shqipëri nën përkujdesjen tuaj?
    13. A ju ka ardhur në maj të vitit 2005, një “material special” prej ish-UÇK, në lidhje me “shërbimet speciale” që ka kryer Lulzim Basha në Kosovë e Serbi kundër figurave të UÇK dhe si e keni “mbyllur” këtë “problem”?
    14. A ka lidhje gjysma e 240 milionë eurove të “humbura” të tenderit të rrugës Rrëshen-Kalimash, me ndonjë “krijim dhe pagesë lobimi” nëpërmjet Lulëzim Bashës, për të “pastruar” një ndërkombëtarisht një “plagë” të pushtetit?
    15. A kanë lidhje kontratat koncensionare në energji, me “klientët diplomatikë” të Lulzim Bashës, po shitja e divizionit të shitjes në KESH (CEZ)?
    16. A keni një raport të SHISH në lidhje me “figurën” e Lulzim Bashës dhe me udhëtimet e tij me tre pasaporta gjatë shërbimeve qeveritare dhe a ka lidhje sulmi juaj ndaj kreut të SHISH me këtë raport?
    17. Çfarë porosie keni dhënë tek ish-ministri i Brendshëm Sokol Olldashi, kur jeni informuar nga “agjentët e tu”, se Lulzim Basha ka udhëtuar shpesh nga Rinasi, me pasaporta të trefishta në një hyrje-dalje udhëtimi privat?
    18. A jeni informuar nga Ambasada e SHBA, që Lulzim Basha ekspozohej në qarqet diplomatike ballkanike edhe si përfaqësues lobues i interesave të Shtetit Amerikan?
    19. A ka lidhje sulmi juaj ndaj ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku, me këmbënguljen e tij për të trajtuar ligjërisht e publikisht disa “informacione delikate” në lidhje me “veprimtarinë ndërkombëtare” të Lulzim Bashës?
    20. Çfarë biznesesh të përbashkëta familjare keni krijuar me Lulëzim Bashën dhe në cilat shtete shtrihen?
    21. A keni përgatitur “skenarin” për akt-trashëgiminë e drejtimit të PD në duart e Lulzim Bashës dhe kush ua ka kërkuar këtë akt nga jashtë Shqipërisë?
    22. A i kaloni dot projekt-ligjet në parlament pa konsulencën dhe aprovimin privat të Lulzim Bashës, veçanërisht ato që kanë lidhje me problemet kombëtare?
    23. A i keni kërkuar nëpërmjet “menaxherëve” tuaj presidentit Bamir Topi, që të dekretojë një dy-shtetësi fiktive-provizore për gruan e Lulzim Bashës dhe e ka lidhje mos pranimi i tij me rrëzimin e dekretit për akcizat?
    24. A ka qenë këmbëngulja e Lulëzim Bashës dhe a e ka sjellë ai të gatshëm, projekt-ligjin për legalizimin e homoseksualitetit dhe martesave gay?
    25. A ju ka futur në “thes” misionari juaj serbo-grek Lulzim Basha, dhe nga “tutor”, jeni kthyer ju, në misionar i tij?

    Reply to this comment
    • Amir July 22, 01:53

      Z.Perparim, une jam nje nder lexuesit korrekt te shkrimeve tuaja. Me pelqejne mjaft shkrimet tuaja , i lexoj vazhdimisht. Jane shkrime me vlere qe qendrojne por keto kohet e fundit kuptoj qe nuk po pergatisni me shkrime.. Do deshiroja te dija se ne cilen gazete botoni shkrimet tuaja pasi dua te vazhdoj ti ndjek ato… Ju faleminderit!

      Reply to this comment
  2. Nje shqiptar March 10, 20:49

    Shume bukur e keni shkruar zoti Tomor kerkesat politike. Duhet te keni parasysh qe çamet dhe shqiptare te tjere kane ne Greqi pronat e shtepite e tyre qe duhet tu kthehen.

    Reply to this comment
  3. Patriot Mekembenetok March 11, 12:26

    Tomorr, para se t’i kerkohet Greqise heqja dorë nga pretendimet territoriale me të ashtuquajturin ‘’Vorio Epir’. ne duhet te kerkojme te drejtat e Shqiptareve an-e-kend Greqise, sidomos ne Epirin e Jugutsepse Epir = Arberi = Shqiperi.

    Reply to this comment
  4. Alban Dardani March 11, 18:37

    1—- LIGJI famekeq i LUFTES, te pakten duhet te ishte hequr njeheresh kur Greqia e hoqi me Italin. Mbajtja e ketij ligji ka qene qellim keq ne cdo kohe .

    Absurditeti me i madh eshte mbajtja e ketij ligji mbas viteve 90 , kur shqiperija ndryshoi sistemin. Dhe shkaterroi plotesisht arsenalet ushtarake te paea viteve 90
    PALA SHQIPTARE NUK DUHET TE ISHTE ULUR DHE NUK DUHET TE ULET NE BISEDIME TE RENDESISHME, NE VECANTI PER PROBLEMET E KUFIJVE DUKE PATUR NJE LIGJ LUTE MBI KOKE.

    2—– Vazdimi i bisedimev, lidhja e marveshjeve te tilla duke patur nje ligj lufte mbi kok [sado formal te duket ky ligj] eshte nje budallallek , eshte idjotsi, eshte perulje e ofendim per palen shqiptare. ..OR TUNXHA, KESHTU E MENDOJ UNE….!!!!

    3 —– KOMENYUSI ”nje shqiptar’ ‘ dhe ”patriot…..” … Te drejtat camerve dhe te drejtat e shqiptareve te tjere kudo qe ndodhen ne greqi jane te drejta legjitime
    SHTETI GREK duhete lere te lire te drejten e mesimit dhe shkollimit ne gjuhen Shqipe, gjithashtu te drejten e ushtrimit te cdo besimit fetar, te vendosjes te cdo emrit .ashtu sic kane te drjta grekerit ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  5. KOZi March 11, 22:06

    Nuk jam kompetent por mendoj se Ministri yne i Jashtem ben politike te brendshme! Ligji i Luftes vetem permendet per mediat por nuk besoj qe hiqet. Ai edhe po te shkoje ne Parlament do rrezohet.Edhe po te miratohet nga Parlamenti Presidenti grek nuk e dekreton.Pergjigja do jete humor- Presidenti i Greqise nuk ka kompetencat qe ka patur Mbreti i cili e ka shpallur- tung

    Reply to this comment
  6. anticensurë25642654 March 12, 11:24

    që të treja janë të drejtat,por më duket se ke harruar diçka të vogël tek pika e tretë!!
    ata në të vërtetë do ta heqin këtë pikë,si kunderpeshë për heqjen e çamërisë nga ne!!
    por ajo që do të ndodhë është se me zgjerimin e teritoreve minoritare,dhe kuotat në administratë ata fillojnë fazën e dytë të zbatimit të aneksimit të vorio epirit!
    heqja nga propaganda e termit “vorio epir”,nuk do të bëjë gjë tjetër veçse përgjumjen tonë dhe jo ndalimin e përpjekjeve greke për aneksim!!
    pastaj detyrimi që ata na bëjnë për të hequr nga propaganda termin “çështje çame”,rrëzon kërkesën tënde të dytë!!
    ata po të kërkojnë falje duhet ta njohin si problem,dhe që ta njohin duhet ta zgjidhin,po qe se kanë dëshirë ta zgjidhin nuk do të na kishin detyruar ta hiqnim nga përdorimi!!
    ne po tradhëtohemi nga qeveritë tona!!
    dje nga saliu sot nga rama!!
    dje ishte gjysma e popullit që e kundërshtoi!
    sot!?
    asnjë grusht njerëzish!!
    çfar po ndodh me shqipërinë??
    është bërë kryeqëndra e tradhëtisë??

    Reply to this comment
  7. Pellazgos March 12, 18:24

    Nuk eshte i ashtuquajturi Vorio Epir por nje zone historike dhe njohur qe ne Greqine e Lashte si Epir qe eshte ndare nga i interesat e Fuqive te Medha per nje shtet autonom myslimane,ne te jugut dhe ate te Veruut.
    Ne qofte se kjo zone eshte “shqipetare” atehere pse nuk kerkoni Epirin e Jugut ashtu sic quhej Prijesi i Saj i Epirit Kastriotis.
    Kur pranoni qe Greqia me “shqipetaret” me identitet arabe kane qene ne paqe,atehere cne ju me Italianet,turqit,amerikanet dhe me cdo shtet qe ju jep para.
    Per kete shtet luftoi Jeorgios Kastriotis te kthyer ne Albanistane?

    Reply to this comment
    • KOZi March 12, 22:50

      Greqia edhe ne lashtesi ,edhe ne veprat e Homerit eshte popullsi ishullore dhe bregdetare. Nuk ka qene asnjehere kontinentale. Ato fuqite e medha e dinin historine dhe gjeografine dhe ne 1830 miratuan pavaresine e Greqise me kufinjte veriore tek gjiri i Artes gjer prane Selanikut. Kjo eshte Greqia e vertete historike. Me kufinjte e sotem eshte Greqia politike. Ne vitin 1912 mori Camerine dhe Selanikun. Ne vitin 1918 mori gjithe bregun verior te Egjeut e arriti ne kufinj te Turqise…….tung

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*