Arben Duka: Tridhjetë vitet e historisë pas ’90-s në tridhjetë strofa

June 9, 2019 08:54

Arben Duka: Tridhjetë vitet e historisë pas ’90-s në tridhjetë strofa

Duke e filluar,

në vitet Nëntëdhjetë,

gati kam kaluar,

unë në çdo gazetë!

 

E duke lexuar,

këtë vjershërim,

del biografia,

e Atdheut tim!

 

Dhe sot realisht,

është vështirë vërtet,

të nxjerr në tridhjetë strofa,

tridhjetë vite jetë!

 

Asgjë për së largu,

nuk e kam vëzhguar,

po kam qenë në jetë,

tej i angazhuar!

 

Edhe fizikisht,

dhe vargjet e mia,

unë kam qenë aty,

ku bëhej historia!

 

Atëherë akoma,

jetoja në Fier,

pranë Petro Koçit,

isha shumë i vyer!

 

Ahere mjedisi,

nuk qe kaq i pistë,

kishte midis nesh,

plot idealistë!

 

Gjithë idealistët,

qenë tek socialistët,

dhe lidhje nuk kishin,

hiç me komunistët!

 

Në zgjedhjet e para,

që u bënë tek ne,

krejt u shkatërrua,

opozitë e re!

 

Ndaj u bënë të dytat,

pa shkuar një vjet,

pushtetin-Ramizi,

Salës ja la vetë!

 

Që ja fali vetë,

u duk ashiqare,

tri muaj më pas,

në zgjedhjet lokale!

 

Opozitë e re e ,

doli fare blozë,

70 për qind e Vendit,

u ngjye në rozë!

 

Ngriti Salë Berisha,

sistemin e dhunës,

kundër Socialistes,

jo Partisë së Punës!

 

Emri qe ndërruar,

dy vite më parë,

shoku Fatos Nano,

ishte kryetar!.

 

Kur e pa Saliu,

sa keq përfundoi,

pa menduar shumë,

Nanon arrestoi!.

 

K’tu u instalua,

Gestapo e Hitlerit,

saqë dukej lule,

pushteti i Enverit!

 

Sala që kish qenë,

komunist i vjetër,

mori pas lokaleve,

një goditje tjetër!.

 

I rrëzoi Saliut,

populli i vet,

atë Kushtetutë,

që e bënte Mbret!.

 

Sala u shndërrua,

në fashist i tëri,

shefa policie,

burgaxhinjtë i bëri!

 

Kohë e piramidave,

shumë shpejt ja mbriu,

në fushatë me Salën,

Sudja dhe Vehbiu!

 

Në ekstrem të dhunës,

Sala i fitoi,

po shtet e pushtet,

krejt i shkatërroi!

 

Ato po qenë vjedhje,

haqur-fare hapur,

jo këto përgjime,

që tani janë kapur!

 

Çdo kuti votimi,

shteti vetë e kapi,

pas rënie së Sudes,

Sala depot hapi!

 

Familjen e vet,

në Itali e çoi,

dhe Pandeli Majkua,

kokën ja pushtoi!

 

Veri edhe Jug,

u bë badërdi,

nga harta po fshihej,

emri Shqipëri!

 

Gjithë mediat e Botës,

na nxorrën barbarë,

pat 97-ta,

mbi dhjetmijë të vrarë!

 

Tani përsëri,

nga ekranet vjellin,

atë situatë,

duan prapë të sjellin!

 

Në burgim përjetë,

do qe xha Saliu,

po e shpëtoi paq,

Majko Pandeliu!

 

Majko Pandeliu,

dhe Mejdani vetë,

se të paduruar,

ishin për pushtet!

 

Berishë krimineli,

jo që s’u dënua,

por pak e nga pak,

u rehabilitua!

 

Në fund i dha frutet,

fara që vetë mbolli,

Xhuveli dhe  Meta,

në pushtet e solli!

 

Sërish kriminelin,

asnjë gjë s’e gjeti,

dhe pse për Azemin,

u bë një Grusht Shteti!

 

Iku Grushti i Shtetit,

Gërdeci në erë,

ku vrau Saliu,

27 të tjerë!

 

Treqind të plagosur,

hajde ç’badërdi,

s’shkuan Salë e Metë,

në prokurori!

 

Po vulën e krimit,

vrasjet e Janarit,

ja vunë të çeliktë,

Lulit dhe Shpellarit!

 

Kèta kriminelë,

gjak shqiposh kanë pirë,

tani ulërasin,

për votën e lirë!

 

Këtyre barbarëve,

që kanë vrarë e prerë,

asnjë qime floku,

s’ju prek asnjëherë!

 

Rama mund të mbetej,

dhe në histori,

po t’i sistemonte,

të gjithë në qeli!

 

Po në këtë pikë,

s’bëri gjë vërtetë,

se të zë në çark,

ai leku i shkretë!

 

BE-ja aq shumë,

s’na duhet tani,

po vetëm Reforma,

që pjell drejtësi!

 

Po vetëm Reforma,

që pjell drejtësi,

ku të sistemohen,

të gjithë në qeli!

 

Kur të sistemohen,

të djathtè e të majtë,

se të një sistemi,

janë gjithë djajtë!

 

A.DUKA

June 9, 2019 08:54
Komento

10 Komente

  1. LUANI June 9, 09:25

    ILIRI PREESIDENT SAKIST E NXORI LAKURIQ VETEM SIC ESHTE,ANTI RHTET,ANTI INTERERAVE RHQIPTARE,ANI AMERIKAN.DO KAOS QE TE SHPETOI VETEN E LANGOJT E RALIUT SI MAFIOZ QE JAN ME THEMELET QE NGRITEN QE NE 1991 NE QENDRIMIN NDAJ PRONES E PUNES.KONFLIKTET NDAJ PRONES VAZHDOJN.E KU IKEMI PAISJET USHTARAKE E FLORIRI? ! NA TAKONTE NGA 800 0 USD PER FRYME NGA ARMET QE I SHITEN.KUSH I MORI E KU VAJTEN KETO PARA? P! TE NA I THOTE SALIU E NANUA.LUANI I VLORES

    Reply to this comment
  2. li June 9, 09:56

    O Ben , Nanon e futi Gjinushi ne gijo. Je letrar, duhet te jesh pa pranga, Anti Neron. Nga prirja
    hiq cilesine e qenit Kolaq.

    Reply to this comment
  3. ETHEM LALAJ June 9, 10:21

    TE LUMT BEN DUKA,PENA “PUSHKE”TE BEHET.
    -PO QE SE SALISERBI DO LEXONTE POEZIT E TUA & ATO QE SHKRUAJNE GAZETARET E NDERUARE TE D I T E S..DO KISHTE VENE 5 LEK MEND.POR AI NUK LEXON E AS SHKRUAN VETE.SE NDRYSHE DO KISHTE BERE NDO NJE LIBER SI GJITHE TE TJERET ANE E KEND BOTES.AI NE “QYTETARIN DIXHITALB” THUR INTRIGA PER KEDO QE E PENGON NE RRUGEN E PUSHTETIT.
    -ISHTE FATI ME I ZI PER KOMBIN SHQIPETAR QE NE KRYE TE VENDIT RAMIZ ALIA EMROI SB,KU QE TE DY U DIKTUANE NGA QARQET RUSO-SERBE-GREKE.THEM ..KOMBIN..SE PRESIDENTI KOSOVAR PO NXJER SHUME ” XHEVAIRE” PER “PENICILINEN” & ” BISTURINE” E VITIT 1974.
    -SB & I.META JANE FATKEQSIA SHQIPETARE-KOMBETARE.KJO DUHET THENE TROÇ DHE PER DITE NGA BURRAT E MENÇEM TE KTIJ VENDI.
    -SB PUNON DITE-NATE SE SI TE DEMTOJ VENDIN QE TE MOS HAPI NEGOCIATAT PARA SERBIT TE CILIT I SHERBEN.QE TE PENGOI REFORMEN NE DREJTESI E CILA MUND TI GROPOSI PER SE GJALLI.DHE KTE KERKON TA BEJE ME RREZIMIN E KM RAMA QE PER KTE REFORME KA MBESHTETJEN E 100 % TE FAKTORIT ND/KOMBETAR.
    -RESPEKTE PER JU,KU EDHE UNE BASHK ME PETRO KOÇIN E V.SHEHUN U FUTEM NE BURG DHE NA QETHEN KOKAT HIENAT E SB NE 96 PER TE MARR VOTAT PA VOTUARE.
    -JAM DAKORT ME Luanin e Vlores.
    -NGA UNE ETHEM MALLAKASTRIOTI-FIR-Jo anonim.FLM JU,FLM D I T E S SONE QE NA JEP MUNDESINE TE KONTRIBUOJME PER KTE VEND QE ESHTE MWRR PENG NGA DISA POLITIKAN IDIOT PER 29 VJET.FLM.

    Reply to this comment
  4. Mark U.K June 9, 12:14

    Aq sa zgjati okupimi komunis aq do bej te zhduket era e keqe e tyre.Ne vitin 1992 duhet te kalonin ne site spiunet e komunizmit si puna e kti poetaruci partiak spiun e deges se mbrendshe.

    Reply to this comment
    • Tanguli June 9, 13:25

      Mark katunari, s’te pelqen e verteta!? Kujt i plasi trapi mor HALABAK!!!

      Reply to this comment
    • lexuesi June 9, 13:36

      Kar ngele gjith jeten mor shpellar! Ti ke votuar e voton per hafien e komunistin me te poshter te te gjthe kohrave, Sali Malok Berishen!

      Reply to this comment
    • xhemal June 9, 17:01

      shume qe shkruajne e japin opinone jane anonime ?pse ?sidroma e frikes nuk jane njerez te lire ose shkruajne genjeshtra ,ose e ndjejne se ofendojne dinjitetin e tjetrit

      Reply to this comment
    • NjeQytetarOptimist June 9, 19:25

      Ahh Mark, Mark qe ishe I vogel ne 92 e me tutje.. Xha Saliu nuk I futi ne site komunistet por I dha imunitet.. Pensjon u dha, dekorimet ja u njohu, futi per ca muaj ne burg ish byrone politike per ca kafe dhe qershia mbi torte.. RREFUZOJ LIGJIN E LEGJISLACJONIT.. Kurse socialisteve te rinj, Edi Rames, Erjon Braces etj etj rini socialiste I rrahu e I griu.. Rri urte Marku se pije qumesht ti ne ate kohe…

      Reply to this comment
  5. Shqupisti June 9, 15:15

    E mor mark uk, ty me mire te te kishte ngrene uku , se keshtu i gjalle si sherben askujt. Edhe djallit tja dhurosh , nuk ka cte do. Kur del ne ato bisedat si analist, ta shpif me gojen qe te mbahet e mendimet prej idjoti. , ndaj me mire qendro menjane, ha ate cap buke qe te dhurojne dhe kurseja vehtes talljet e te tjereve.

    Reply to this comment
  6. servet June 10, 09:43

    Eh more Mark Uku ,duhet i sherbesh rilindjes dhe Rames qe te quhesh njeri perndryshe je shpellar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim