Trillimi i qenies nga hiçi

April 30, 2018 12:35

Trillimi i qenies nga hiçi

 

Bardhyl Hazizaj

Në librin klasik kinez për artin ushtarak Taktika e 7-të emërtohet -“Trillimi i qenies nga hiçi”.

Shprehja “Trillimi i qenies nga hiçi” ka ardhur nga “Libri i moralit”, vepër e filozofit kinez i lashtësisë Laoci, që është vepër klasike e taoizmit, një shkollë akademike dhe fe e Kinës së lashtë. Në këtë libër thuhet se “Çdo gjë në Tokë vjen nga qenia dhe çdo qenie vjen nga hiçi”. “Qenia” dhe “hiçi”, si kategori filozofike, sjellin në dritë ligjin e vartësisë reciproke dhe të ndryshimit reciprok të gjërave.

Nga kuptimi leksikor, “qenia” do të thotë ekzistencë dhe “hiçi” do të thotë asgjë. Ndërsa në taktikën “Trillimi i qenies nga hiçi”, “qenia” tregon gjënë e vërtetë dhe reale, kurse “hiçi” tregon gjënë e falsifikuar dhe të zbrazët. Kuptimi origjinal i taktikës “Trillimi i qenies nga hiçi” është falsifikimi i gjësë së paqenë për të mashtruar kundërshtarin, për të arritur qëllimin duke shfrytëzuar gabimin e kundërshtarit në gjykimin e situatës dhe në veprim. Zbatimi i kësaj taktike në fushën e betejës kërkon shumë kujdes.

Në shekullin e 8-të të erës sonë Linghu Çao, gjeneral i dinastisë Tang, u rebelua dhe filloi një luftë antiqeveritare. Një ditë, trupat rebele të komanduara prej tij rrethuan qytetin Yongqiu dhe u bënë gati të sulmonin. Gjenerali Zhang Xun kishte për të mbrojtur qytetin, po atij i mungonin armë, prandaj vuri në jetë taktikën e “Trillimi i qenies nga hiçi”. Me urdhrin e tij, ushtarët qeveritarë bënë 1000 njerëz falsë prej kashte, i veshën me uniforma të zeza dhe i lëshuan me litarë nga muri i qytetit.

Rebelët kujtuan se ushtarët qeveritarë filluan aksionin për të thyer rrethimin, prandaj sulmuan duke qëlluar me shigjeta. Në këtë mënyrë, gjenerali Zhang shtiu në dorë 100 mijë shigjeta. Më pas, ai lëshoi me litarë disa ushtarë nga muri i qytetit. Rebelët qeshën pasi panë, sepse kujtonin se gjenerali Zhang mashtronte përsëri. Kështu, ai zgjodhën 500 ushtarë trima, që zbritën natën me litarë nga muri i qytetit, sulmuan befasisht kazermën e rebelëve dhe dogjën çadrat e kazermës. Trupat rebele të gjetura në befasi ja mbathën me të katra dhe u tërhoqën disa kilometra larg.

Në përgjithësi, në taktikën “Trillimi i qenies nga hiçi”, “hiçi” është një dukuri e falsifikuar vetëm për të mashtruar kundërshtarin dhe “qenia” është qëllim i vërtetë i fshehur nën dukurinë e falsifikuar. Tani,politikanë ashtu si  edhe disa tregtarë përdorin shpesh herë këtë taktikë gjatë konkurrencës së ashpër në treg për të mashtruar kundërshtarin tregtar, në mënyrë që të arrijnë qëllimin e vet për të nxjerrë sa më shumë fitime. Por, po të themi nga këndvështrimi i moralit, përdorimi i kësaj taktike në tregti mund të sjellë dyshimin për konkurrencë të padrejtë.

Prandaj ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe të matur, kur përdorin këtë taktikë në politikë dhe tregti! Merreni me mend këtë taktikë që përdoret pambarimisht në pas rrëzimit të regjimeve komuniste, jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë Lindjen. Janë shumë dukuri që duhen analizuar e studiuar që të mos përsëriten fatkeqësitë. Shumëkush kupton lehtë sekush është qenia dhe kush hiçi…

April 30, 2018 12:35
Komento

3 Komente

  1. Plaku Xhuxhumaku April 30, 18:10

    Kjo qeka shume e thelle or taj.

    Reply to this comment
  2. shvejku April 30, 21:16

    Ja kete nuk e dinim ne shqiptaret dhe tani qe e mesuam as buke nuk do hame!
    Dua ta njoftoj publikun e gjere se se shpejti do nxjerr ne treg librin tim filozofik me titull
    – “Varferia e tejskajshme te ben te pasur”!
    Me pas do nxjerr ne shitje edhe librin tjeter filozofik me titull
    – “Mos u merzitni nga kjo jete,se jeta e vertete eshte ne boten tjeter”!
    Morali i fabules se ketyre dy librave eshte qe te kuptojme se shumica e njerezve e kane pranuar te rrojne te varfer ne kete bote se do jetojne te pasur ne boten tjeter!
    Vetem nje pakice njerezish nuk e kane kuptuar kete moral,per deri sa ne kete bote kane patur tahmaqarllkikun e te berit te pasur,sepse nuk kane duruar fundin e kesaj bote per t’u pasuruar ne boten tjeter!
    Ngutja do t’i coje keta njerez ne ferr!
    Prandaj te gjithe te varferit te gezohen se shume shpejt do kete lumturi te perjeteshme edhe per ata!

    Reply to this comment
  3. gjermani i fundit April 30, 22:22

    ne fakt demagogjia e klases sunduese ofron padiskutim kete metode, duke mos patur nje ideologji konkurruese. Psh, e djathta premton ulje taksash, punesim per te gjithe, hapje te kantiereve per punet publike dhe populli i shushatur e voton. Pasi merr votat e djathta i jep zhapen e bananes qe populli te vrase veten. E se mos ka ndonje iluzion qe e majta mund te beje diçka per te? Absolutisht edhe e majta aplikon te njejten metode, se koshit i kane mbaruar fiqte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim