“Tring zilja”- dhe u mblodhëm pas gjysmë shekulli

July 3, 2016 13:51

“Tring zilja”- dhe u mblodhëm pas gjysmë shekulli

Nga Bashkim Koçi

 

Eshtë e vështirë, shumë emocionuese, të pasqyrosh takimin e një brezi, mësuesish dhe nxënësish, pas 50 vjetësh, pas një gjysmë shekulli. Janë çaste që të hutojnë, të krijojnë situata krejt të tjera, momente që të kthejnë prapa disa dhjetra vjeçarë, të bën të përjetosh si në një ëdërr vitet e fëminisë.

Ja, këtë “ëndërr” e bënë realitet ish nxënësit e gjimnazit 3 vjeçar të qytetit të Fierit, të cilët u mblodhën ashtu si në atë mot të largët të vitit 1966.  U mblodhën atje përpara, tek sheshi i shkollës së tyre të dashur. Dhe kjo fraza e bukur “shkollës së tyre të dashur” çka po them, është shumë e vockël, është fare-fare pa rëndësi përpara atij emocioni, përpara asaj ndjesie të rrallë që pushtoi shpirtin dhe zemrat e mbi njëqind ish gjimnazistëve të ardhur aty nga mbarë vendi.

I pashë të vinin një e nga një, por kryesisht grupe-grupe, të nisur ndoshta të organizuar nga rrethet që vinin. Ishin disi të hutuar, disi të kapur nga një stres, i cili ta jepte “si të shkruar në ballë” se ata, gati të gjithë, diçka i mundonte, diçka “i çarmatoste” sapo përballeshin me miq e shokë “të panjohur”.

-Sanije Myrtaj  është ajo gruaja atje? Apo e ngatërroj me ndonjë tjetër?!

Këtë pyetje ia bën Xhevdet Dule ish shokut të tij të bankës, Bashkim Çelës.

-Jam Vasili nga Lushnja. Po ti?

-Vasil Sema?! Uaaa, nuk të njoha fare! Unë jam Sotir Papa nga Saranda. Kemi ndryshuar shumë, more Vasil, mos jemi plakur?

-Mos e thaj atë fjalë! Nuk është “plakur” profesoreshë Liria, e jo më ne, nxënësit e saj. Minoritari Jorgo kish ardhur nga Grazhdani, nga fshati më jugor i vendit. Në sytë e tij shikoje mall, diça që e kish detyryar atë njeri të bënte qindra kilometra rrugë. Kishin ardhur bashkë, gati të gjithë ish nxënësit e Sarandës. Erdhën të gjithë, minoritarë e shqiptarë.E pritën mëngjesin e 25 Qershorit në oborrin e shkollës, aty ku kishin marrë maturën një gjysmë shekulli më parë. Sotir Papa kish kryer rolin e “Drejtorit të Drejtorisë Arsimore të rrethit” dhe, si me komandë, i solli të gjithë në këtë takim përkujtimor të pashembullt. Shumica minoritarë. Ndjehem i lumturuar kur përmend emrat e Spiro Naçit, Parashqevi Miços, Vasil Gjatës, Parashqevi Miços, Foto Nikës, Stavri Janit, Jorgo Papës, Petro Rakës, Mitro Dhimës e Dhimitrulla Gramozit. Kësaj të fundit i paskësh ngelur peng mosardhja në këtë btakim historik për shkak të një sëmundjeje që nuk e lejonte të bënte rrugë të gjatë.

Ky gjimnaz, disi “specifik”, ka shkolluar plot 406 nxënës, të gjithë të specializuar  në institutet 2-vjeçarë, në Tiranë e Shkodër, për mësues letërsie e matematike. Ata sot kanë dalë të gjithë në pension, por ndjehen të lumturuar kur kujtojnë punën që kanë kryer, nxjerrjen nga “duart e tyre” gjenerata të tëra nxënësish, të cilët tashmë mësojnë e punojnë në mbarë vendin. Madje bisedat e tyte në këtë takim ish-nxënësish rrotullohen rreth vendeve ku kanë shërbyer si mësues, për praktikat e seriozitetit që tregohet sot në shkolla për metodat e mësimdhënies. Anastasi Kola, Vesel Avdullai, Bashkim Muça, Shefqet Lika, Harillaq Vjerro, e Lefteri Beqiri paskan qenë në një klasë, në paralelin B, ndaj edhe nuk u ka fund biseda për çka flasin pas gjysmë shekulli. Diku veshi më kap emrin e shokut tim Muharrem Sanxhaku, i cili nuk erdhi në këtë takim të mezipritur për shkak të shëndetit.

-Unë prisja që të çmallesha më të – thotë Olimbi Bame, e cila ka ardhur posaçërisht nga Amerika ku ka vite që jeton atje familjarisht. Në kulmin e “njohjes”, të ambjentimit dhe të “gjetjes së fjalës” me njëri-tjetrin dëgjohet një tring-tring, tingëllimi i ziles së dikurshme, pas të cilës ish nxënësja Shqiponja Mehmeti dha “komandën” për t’u rreshtuar sipas klasave, si atëhere, pa as më të voglin gabim.

Moment shumë mbresëlënës, shumë emocionues. “Nxënësit”, ashtu  në rrjesht mbajnë sy e vesh andej nga vjen drejtimi për të ndjekur radhën e veprimeve, duke u mbetur si një sinjal pambarim tingëllima e ziles, simboli i nisjes të ngjarjeve të mëdha.

Aty, si në një ceremoni të sajuar me “skenar” të para 50 viteve, kishin ardhur edhe mësuesit. Kishin mbetur pak. Shumë pak nëse kemi parasysh “armatën”, atë këshill pedagogjik që punuan me këta nxënës disa dhjetra vjeçarë të shekullit që shkoi. Sidoqoftë, mësuesja Liri Sota e Mira Beqiri na “i sollën” të gjithë, edhe ata që tashmë janë larguar nga kjo Botë. Por, “të ikurit” nga jeta, mësuesit dhe edukatorët tanë të paharruar, na i sollën si të ishin aty, si të na përshëndesnin e të na qafosnin me mall, trashëgimtarët e tyre, djem e vajza të mrekullueshëm, të rritur e edukuar me dashurinë për punën dhe për njerëzit. Drejtoresha e konviktit, Ksanthipi Bufi, “e serta dhe korrektja”, siç e thërrisnim atëherë, dërgonte një mesazh përshëndetës nga SHBA-ja, duke na u drejtuar neve ish nxënësve të saj të dikurshëm më togfjalëshin më të ngrohtë: Të dashur fëmijët e mij! Sigurisht, në këtë takim festiv na u lëndua zemra kur morëm vesh për largimin nga jeta të Andon Bakos nga fshati Muzinë i Sarandës, të  Bahri Nelës e Ramiz Xhanit nga Tirana, të Kosta Koçit, Jançe Çapunit, Haxhi Tafës, Angjelina Raftit, Lekë Çukës, Fiqiri Bitrit, Thanas Kolekës, të plot 46 ish nxënës, shokë të dashur të asaj shkolle.

Jorgji Shundi, mësuesi “i rreptë” i fizikës, Gëzim Gradeci i matematikës, Liri Saraçi e letërsisë nuk mundën të ishin midis ish nxënësve për arsye që lidheshin me moshën, me problem që e bënë edhe keqardhës këtë takim mbresëlënës.

-Nuk dua të bëhem shkaktare për të prishur këtë gëzim të madh tuajin, paskësh thënë mësuesja e mirënjohur Melo Dodbiba, e cila për pak muaj mbush plot 90 vjeç.

Fjalosjet me njëri tjetrin gjejnë vend edhe për të njohur e diskutuar rreth stendave të mbushura me fotografi apo të një filmi të shkurtër dokumentar. Ato janë  të vendosura me shumë finesë në një ekspozitë interesante, të përgatitur nga dy bashkënxënës, Vullnet Skëndaj dhe Violeta Ameti, ata që u bënë edhe nismëtarë të realizimit të këtij takimi që na la të gjithë “pa gojë”.

Pastaj ikëm. Ikëm si të mos kishim qënë aty, si të paskësh qënë vetëm një ëndërr. Do mblidhemi herë tjetër u dëgjua një zë, i cili u duk sikur doli nga zemra e të gjithve?

-Do ta mendojmë, pastaj do vendosim. Por edhe sikur të mos mundim të realizojmë një takim si ky i sotmi, pas 50 vitesh, mos harroni se morët librin, një libër shumë të shtrenjtë për të gjithë ne,  “Kur ishim Gjimnazistë”. Aty, në ato kujtime të shkruara me shumë mall e dashuri, jemi të gjithë dhe mund të mos e harrojmë njëri-tjetrin kurrë, brez pas brezi.

 

Teki Sadiku

Mësuesi im, “Mësues i Popullit”

 

Nuk është se u kujtova tani që “jam i lirë” për t’iu kthyer viteve të fëminisë, për të sjellë në kujtesë njerëz të cilët më kanë lënë gjurmë në memorje e  më shumë se kaq, por mësuesi im Teki Sadiku më ka “shoqëruar” gjatë  gjithë  viteve të jetës, i kam patur si udhërrëfyes e si këshilltar, si një ikonë që nuk mund ta zëvendësonte kush.

Ai nuk jeton më, ndërroi jetë afro një dekadë më parë, në vitin 2005.  Kësisoj,  Teki Sadiku ka mbetur  “i gjallë” tek ne të gjallët, duke na lënë thesarë që nuk mund të ç’bëhen; breza të tërë kuadrosh e specialistësh të “kalibruar” nga mendja dhe zotësia e tij si edukator, si mësues.  Dhe tjetër?! Të “shkruarat” në libra dhe shtypin e kohës, të cilat, shkencëtarë që i përkasin brezit të tij,  detyrohen ta përcaktonë si “njeri që punoi më shpirt për arsimin, kulturën dhe  historinë e trevës ku punoi e jetoi, Mallakastrës”.

Mësues Tekiu nuk kërkonte nga të tjerët atë që nuk e kishte vetë. Kjo cilsi, ndër më të spikaturat në figurën e tij, e bëri që, edhe pse në moshën rreth 35 vjeç të mund të mbaronte universitetin e Tiranës në Fakultetin e Filologjisë. Dhe këtë “sakrificë”, nëse do ta quanim të tillë mbarimin e universitetit në moshë madhore, e bëri nga një thirrje “e brëndëshme”, e cila e shoqëroi gjatë gjithë jetës: secila fjalë që flet mësuesi, duhet të jetë mësim; secili hap që bën, duhet të jetë shëmbull i mirë. Ai nuk e harroi kurrë këtë këshillë  “të pashkruar” kund në kërkesat e   pedagogjisë, por nxjerrë nga përvoja e tij prej disa dekadash në fushën e arsimit. Të paktën nga kujtimet e mia si nxënës i një nga gjimnazet më në zë të qytetit të Fierit, ku ai ishte njëherësh mësues dhe drejtor për disa vjet, më duhet të jem i pakursyer në fjalët vlerësuese për të, më duhet të them që Teki Sadiku mbetet figurë e ndritur e arsimit shqipëtar.

Eshtë e pamundur që puna pasionante, veprimtaria dhjetravjeçare si mësues dhe drejtues, përpiekjet për të stdudjuar historinë e vendit tënd, të humbasë, të mos lërë gjurmë në ndërgjegjen e kombit. Teki Sadiku është një ndër ata intelektualë që meritoi të jetë elitë, të ishte dhe të mbetet “gur i rëndë”  në historinë e arsimit shqipëtar. Ai është dekoruar me Urdhëra e Medalje të ndryshme, por në vitin 1980 u vlerësua me titullin më të lartë, atë të “ Mësues i Popullit”.

Në rradhën e punëve njerëzore, gjithçka që të duket se qëndron më lart se të tjerat, mund të arrihet, mund të  shkosh tek ajo, por vetëm duke ecur në “monopate të vështirë”, që kërkojnë mundim, që këkojnë të sakrifikohesh. Mësuesi im Teki Sadiku “e kapi” ç’synonte, u bë siç e vlerësonin intelektualë të sferave të larta, të asaj dhe të kësaj kohe, “Mësues i Popullit”.

 

Nuk jemi plakur, ne jemi rritur

Jeta është si një LIBER  që kurrë nuk e di se ç’ndodh në faqen tjetër. Kjo nuk kish si të ndodhte ndryshe edhe me ne ish nxënësit e Gjimnazit 3 Vjeçar të qytetit të Fierit, me ne adolishentët e dikurshëm që, me “zemër në dorë” guxuam t’i sistemojmë ato kujtime të largëta tani, pas një gjysmë shekulli. Dhe kjo është një mrekulli, një flakërimë ndjenjash, pasionesh “të fjetura” brenda shpirtit,  të cilat  na e zgjoi mendimi për të argumentuar se ne jemi ata që ishim, për t’i dhënë jetë shprehjes së famëshme që “nuk ekzistojnë ndarje përfundimtare derisa ka një kujtim”.

Libri i rëndë që mbajmë ndër  duar  është, as më shumë e as pak, një grumbull ngjarjesh e mbresash të sistemuara ashtu si i gjetëm në “raftet me libra” të kujtesës, një urdhër a amanet i  viteve të jetës që lamë pas. Nuk di sesi mund të thuhen e tregohen më bukur copëzat e jetës fëminore, të cilat na bëjnë të ndjehemi mirë, krenarë, të ndjehemi me kokën lart, si sfidues të vështirësive  e për tu ngjitur këtu ku jemi sot, ngadhnjimtarë.

Për më shumë në këtë LIBËR shpaloset fryma sesi mund të “qafosësh” vitet njëri mbas tjetrit, sesi mund t’i jetosh ata me guxim e pasion. Sepse ne tashmë nuk jemi plakur, por jemi rritur.  Të rritesh do të thotë të shikosh prapa dhe të përjetosh të kaluarën duke buzëqeshur. Ne jemi rritur dhe nuk jemi plakur sepse dimë të dallojmë realitetin nga ëndrrat, sepse ne mund të rrëzohemi, por dimë si të ngrihemi.

Eshtë disi e veçantë, madje mbresëlënëse  kur  unë, ti, ne të gjithë shkruajtëm  me dëshrën  e pakthyeshe  që të mos humbasin, të mos  shkojnë dëm  motet kur bëmë “marrëzira” e që  “ankimimin”   për këto “marrëzira” e bëjmë sot, kur nuk kemi asnjë kompetencë për të dënuar a ndëshkuar.  Por çka është akoma më drithëruese  e që të bën të mblidhesh kruspull, që të vë  përballë  dilemës “kë të besoj”, është  fakti së në këtë libër mësuesit e sotëm shkruajnë për nxënësit e dikurshëm, apo mësuesit e djeshëm vihen në “bankën e të akuzuarit” nga nxënësit e djëshëm.  Pak e ngatërruar kjo punë!  Jam  në zemrën e sejcilit, të të gjidhve  që pasi e lexuan këtë libër kanë thënë: Bukur, mësuesit paskan  mbetur mësues e nxënësit, nxënës.

Kujtimet janë ura, që na lidhin me të kaluarën. Ne, ish nxënësit e Gjimnazit 3 Vjeçar të qytetit të Fierit e ndërtuam një URË. Jam plot shprësë se kjo URË  do t’i rezistojë kohës, rrebesheve  apo prurjeve që  vërshojnë rrëmbyeshëm për shkak të zhvillimeve të vrullëshme të jëtës. Por rezistenca do të vijë edhe për një arsye tjetër, të madhërishme: Këtë libër e kanë shkruar mësuesit.  Dhe flajët e thëna apo të shkruara nga ata  janë mësim, secili  hap që hedhin ata në jëtë, është shembull i mirë. Janë të vetmit në këtë Botë që konsumohen për t’au ndriçuar rrugën të tjerëve.

Qofshin të bekuar! Rrudhat e fytyrës tash në pleqëri le të kenë zëvendësuar  shenjat e qeshjes në rini!

July 3, 2016 13:51
Komento

2 Komente

  1. Dhimitwr M. Xhoga July 3, 17:22

    Me Ju jetojmw dhe tej O Q E A N I T…

    Faleminderit pwr kujteswn i nderuari Bashkim Koci, qw, teksa formuloja fjalinw pwrshwndetwse pwr Ju,mw fluturoj mwndia nw Shwnmwri tw malsisw Tiranws.
    …Ishte Mars i vitit 1964, unw emwruar atje MWSUES, ngarkuar me kulturw, (si ishtw ato vite,emwruar mwsuesi i atij fshati. Tw parin mbiemwr qw mwsova nga ia fshat ishte KOCI.
    Po jo thjesht kjo, atw e mbante njw nga mwsuesit e parw tw atij fshati, ndarw nga jeta po atw vit,unw emwruar, nw atw vwnd vakant… Dhimbia mw shoqwron. Muharrem Koci, mwsues i parw deri nw zonwn e martaneshit e tw asaj malwsie, ndarw nga jeta e lwnw tre djem engjej, mw i madhi 10 vjecar mos gaboj, Kujtimi, sot krijues letrar sa punonjws i nderuar nw Aeroportin e Rinasit i biri Kujtim Koci. E theksova kwtw djalin e madh tw tw mirws Nwnw Fatime, qw i rriti ata, sa u bwnw ato vite; “NWNW “e dy mwsueseve sapo emwruar aty, Ida dhe Lejla Vathi.Ndjesw pastw Ida Koka lwnw plot kujtime jo vetwm nw atw shkollw sa Lejla Vathi, pastw pleqwri tw mbarw, jetoj mes Tiranws saj..
    Me titulin e shkrimit “Tring ZILIA”, vwrtet mw tinwlloi zwmra, shpwnw nga vitet e fwmijnisw parg clirimit, nw Zavalanin e Dangwllisw Naimjane, me mwsuesit e parw(1944-48: Llukan L. Xhoga, Muharrem Skwnderi e Reshat Shehu(me nwnwn) ardhur nga Gjirokastra, mbetur tw pa harruar nw atw shkollw fshati,hapur pwr herw tw parw,tetor 1944 pas asaj lufte clirimtare.
    Nw shkrimin tuaj i nderuar bashkim, qw ju kam “model”, si amator me shtypin njw jetw unw amator,pos twrw asaj armate tw madhe mwsuesish e nxwnws, pwrmwndni dy emra, ish nxwnws nw atw shkollw, vijuar, mwsues tw nderuar ne Tiranw, tw ndierin Ramiz Xhani e Bari Nela,nw Tiranw dhe rrethin e saj, lanw emwr me punwn e tyre. Ramizi deri drejtor i Muzeut tw Arrwsimit Tiranw,(fatkeqwsisht sot mbyllur a mw mirw masakruar e humbur “vula),krim i organeve kopetente pwr kwtw),sa Bari Nela,arritur drejtor i Shkollws mesme tw bashkuar “Zall-Bastari” ndarw nga jeta para kohe, Emrin “Bari Nela”mban sot ajo shkollw e mesme, njw nga mw tw mirat nw fshatin e Tiranws.Pwrfitoj nga rasti tw pwrshwndes tw vwllait Doktor Azwm Nela, ndwruar deri njw shtwpi, rrwzw bieshit mal nw atw zonw nga ka vwndlindien ai fis i dwgjua NELA
    Ata mwsues e drejtues qw pwrmwndni ju nw atw shkollw tw nderuar tw Fierit, ku shkonim e mernim “MATHIMA mbrodhwsie”, i kam kontaktuar thuajse tw gjithw, nw vizitat nw atw shkollw (me nxwnws nga Tirana,( Zall- Dajti e Katundi Ri),sa ne FIER, me qwndren e lashtw “Apollonnw” sa gjigandin e pas clirimit ndwrtuar-Azotikun e Fierit”, krenarie e industrisw sonw e tj, qw hithte shtat ato vite.
    Ju faleminderit tw gjithwve pwr mikpritien, deri nw atw konviktin e tyre,pwr t’u marw shwmbull.
    Tw tjerat i keni thwnw ju, i nderuar Bashkim Koci,sa diskutanteve pjesmarrws nw atw aktivitet, pwr atw shkollw.Pwrshwndes, atw kolektiv mwsuesish dhe nxwnwsit, qw pas 50 vitesh, vinw e me veneracion, kujtojnw vite mbreswlwnws.
    Le ta ndjekin atw shwmbull mwsues sa shkolla tw ndryshme nw shqipwri,pwr tw kujtuar ato vite dhe ata pwrvjetore…
    Faleminderit qw mw jepni mundwsi,tu kujtoj ish nxwnwsve dhe mesuesve tw shkollws sw Zall-Dajtit, Tiranw, hapurmw 1967 pwr herw tw parw, me mwsues Bilal Kukwn, Abdulla Canin e Abaz Mucwn,Dhimitwr Xhoga, Drejtor i parw i asaj shkolle,ta kremtojnw si duhet se ka nxjerrw kuadro, sot i gjen nga do e tw suksesshwm.
    Mes mwsuesve tw asaj shkollw,(qw meritw ka, Asllan Hysa(ndjesw pastw), veterani arsimit nw rethin e Tiranws, sa mbwshtetur nw vite, kryetarwt e Tiranws, mw nw krye tw ndjerin Abdyl Kwllezi,Thoma Deliana , ministwr, me Seksionin e arwsimit, Drejtues Vedat Islami,emwruar Drejtor i parw i asj shkole, Dhimitwr Xhoga, Ai. lwnw gjurmw, si drejtues,me vazhdimwsi shkollw e mesme(1971)emwruar Drejtor ispektor Maksim Gumeni, qw do e mbwshtesnin mwsuesit e parw aty:Bilal Kuka, Abdulla Cani, Ali Zjani,Ylli Caci, Hasan Shehu,Vitore Cekani ( n/drejtoreshw.( zv/suar. Dh Xhogwn, trasferuar nw katund tw Ri Tiranw), Me ta Bukurie Rama,Liljana Nushi me Vera Kapa,Ibrahimi nga kwrcukaj i Ndroqit, me Abaz Mucwn,(vwndas), i muzikws mesues.e plot pasues nw vitw,kuadro nga qwndra me pwrvojw: Fredi Nasi, Fehmi Oshafi, ej,
    Pleqwri tw mbarw mwsuesve vetaranw tw nderuar tw Gjimnazit 3 vjecar nw Fier, pwrgatitur ata kuadro qw lanw gjurmw e sot lwnw AMANETE pwr VIJIMESI.
    Fakeminderit i nderuar Bashkim Koci, qw mw vjen keq nuk ju kliptoj dot foto, nga sa shkruaj, njw ekspozitw tw twrw ruajtur dhe kwtej nga tej oqeani,aktualisht, (detyruar dhimbia pwr pasardhwsit, lindur e rritue nw emigracion), mw bwn ti vizitoj,sa, 80 vjetorin me ta po kremtoj. Dhe kwtyre faleminderit sa emigrantwve tw tjerw, rreth tyre aktualisht. Nw Toronto.me 25 gusht kemi Festw. Kwtu,nw njw nga sheshet qwndrore tw Torontos gjithw nxwnws e mesues,shqiptarwt emigruar kwtu, festojnw,si tw ishin nw atdhe.traditw kjo bwrw vitet e pas 2000jws, bwrw jehonw, Tv “Pasqyra Shqiptare” me drejtues tw pasionuarin atdhetar Ilir lena me shokw e shoqe, sa kryesia e shoqatws “Shqiptaro kanadezw” me kryetar z. Ramazan kwllezi, ish kuadwr kulture sa arwsimi me Tiranw nw vite.
    Qofshi te bekuar si yhoni ju i nderuar Bashkim, dhe nga unw “FUTYRW RUDHURI” 80 vjecar.

    Gazetws Dita dhe stafit drejtues gjithw tw mirat, qw na jep kwtw mundwsi komunikimi. Ju pwrgwzoj.

    Toronto 02-07-2016 Dhimitwr M. Xhoga.
    Pwrshwndetie tw gjithwve e mw falni,shkrimi direkt,pa korektuar-
    Dhimitwr M Xhoga.

    Reply to this comment
  2. Kicua July 3, 19:30

    I pergezoj te gjithe, iu uroj jete te gjate e te lumtur.
    Nje vit me pare, edhe une me bashkeshoket e mij festuam 50 vjetorin e perfundimit te shkolles se mesme pedagogjike ne Korce, ishte mjaft emocionuese.
    Pershendetje te gjitheve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*