Trishtim te Juventus, ylli i skuadrës mbyll sezonin pas dëmtimit në gju

January 13, 2020 13:43

Trishtim te Juventus, ylli i skuadrës mbyll sezonin pas dëmtimit në gju

Merih Demiral ishte duke zhvilluar një ndeshje perfekte kundër Romës ku zhbllokoi sfidën dhe kreu disa ndërhyrje fantastike.

Në minutën e 20 mbrojtësi i Juventusi pësoi një dëmtim në gjurin e majtë duke lënë fushën e blertë.

Pas ekzaminimeve të kryera, klubi bardhezi ka dalë në një komunikatë zyrtare, ku thuhet se lojtari do i nënshtrohet një operacioni në gjurin e tij të majtë.

Demiral ka pësuar një thyerje, dhe për këtë arsye ndërhyrja kirurgjikale është e pashmangshme.

Për Demiral ka pasur shumë oferta nga disa klube prestigjoze por drejtuesit e Juventusit nuk dëshirojnë ta humbasin talentin e tyre.

Si pasojë e kësaj mbrojtësi turk pritet të mungojë rreth 6 muaj, duke e mbyllur kështu sezonin me Juventusin dhe duke e bërë të pamundur pjesëmarrjen në “Euro 2020” me Turqinë.

j.l./ dita

January 13, 2020 13:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim