Tritol tek dera e shtëpisë, reagon n/kryetari i Bashkisë Kamëz: Konfliktin e kam me qeverinë
Nga Arkiva
Me të marrë njoftimin, ai u nis në Tiranë për të parë nga afër situatën. Ishin fqinjët ata që e kishin lajmëruar mbrëmë se në shtëpinë e tij kishte shpërthyer tritoli.
Banesa është e Vendim Demajt, nënkryetar i bashkisë së Kamzës, por policia tha se tritoli ishte vendosur “në katin e tretë të një pallati, në pjesën e derës së banesës së marrë me qera nga shtetasi P.Gj”.
Në një prononcim për Top Channel, zyrtari demokrat tha se nuk ka asnjë konflikt, përveç konfliktit politik me Qeverinë.
“Sipas telefonatave të komshinjve, ka qenë ora 23:30 (shpërthimi). Fatmirësisht as unë dhe as komshiu nuk kemi qenë në banesë, por me pushime. Janë thyer të gjitha xhamat e 5 kateve dhe janë shkatërruar dyert. Unë jam në konflikt të vazhdueshëm me qeverinë e këtij fashisti, Edi Rama, dhe cubat e Lleshajt. Asnjë konflikt nuk kam patur në 40 vite. I vetmi konflikt është me ‘Llesh kimikun’ dhe Edvin Ramën”, tha Demaj.
Ai tregoi se do të paraqitet në polici për të vijuar me procedurat, si dhe duke theksuar edhe njëherë se nuk ka asnjë konflikt personal.
e.t./dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento