VIDEO: Atentatet ndaj ministrit Tahiri, kapet i maskuar me paruke Vladimir Gjuta

June 18, 2015 22:05

VIDEO: Atentatet ndaj ministrit Tahiri, kapet  i maskuar me paruke Vladimir Gjuta

UPDATE: Ka menduar se në rrëmujën e fushatës elektorale askush nuk do e zbulonte dhe se policia me shërbime të përforcuara do e kishte mendjen tjetërkund, por atentatori i dyshuar i familjes së ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, ka rënë në “kurthin” e bluve atëherë kur nuk mendohej dhe pritej.

Forcat speciale të RENEA-s, arrestuan rreth orës 18:00 të mbrëmjes të së enjtes në aksin Kalimash-Kukës, të shumëkërkuarin Vladimir Gjuta, i maskuar edhe me paruke të zezë, i cilësuar si organizatori i dy atentateve ndaj farmacisë dhe pranë shtëpisë së Bashkim Tahirit më 10 shkurt.

Gjuta ka qenë duke udhëtuar me një autoveturë tip “Opel”, me targa të Kosovës KS04540EP dhe bashkë me të ndodhej si shofer edhe një qytetar kosovar, Blerim Thaçi, 32 vjeç, nga Prizreni, që gjithashtu u arrestua. Dyshohet se me makinën “Benz”, me targa AA169JG i ndiqte edhe Indrit Ademi, 26 vjeç, nga Kukësi, që është shoqëruar.

Prej javësh Policia e Shtetit kishte informacione se i dyshuari lëvizte brenda vendit, kryesisht në zonën e Kukësit, ku është edhe vendlindja e tij.

Që prej ditës që ministri Tahiri mori një mesazh kërcënues: “Lëre rëhat familjen Gjuta, se ndryshe do e pësosh”, u dyshua se ai fshihej brenda vendit.

Janë urdhëruar shërbime të përforcuara për mbikëqyrje të bizneseve të Gjutës, banesave dhe përgjimi i telefonave.

Gjithashtu pati edhe përforcime në kufi.

Gjuta dyshohej se lëvizte në itinerarin Kosovë-Shqipëri, duke shfrytëzuar zonën kufitare pa kontroll, ndërsa dje u konfirmua se përdorte edhe maskim me paruke.

Por deri ditën e djeshme, policët nuk kishin rënë në gjurmët e tij për shkak të kamuflimit. Teksa po kthehej nga Tirana në drejtim të Kukësit me një makinë me targa kosovare dhe si pasagjer, i dyshuari është pikasur.

Sinjalizimi ka vënë në lëvizje edhe specialet e RENEA-s, pasi Gjuta cilësohej person me rrezikshmëri të lartë. Kur ka hyrë në zonën e Kalimashit, efektivët pritën sa të futej në tunel dhe më tej bllokuan hyrjen dhe daljen, që të mos arratisej.

Kur ka parë postblloqet brenda tunelit, i kërkuari ka kuptuar se ra në kurth, duke mos bërë asnjë rezistencë.

Pas arrestimit të 35-vjeçarit u prangos edhe kosovari Blerim Thaçi, si dhe u shoqërua Indrit Ademi, që dyshohet se është ndihmës i tyre.

Specialet bënë transportimin e tyre në mbrëmje drejt Tiranës, për izolim në paraburgim.

Gjatë momentit të futjes në Policinë e Tiranës, teksa specialet e mbanin nga krahët, u dallua se Gjuta mbante edhe paruke për maskim dhe ishte më i shëndetshëm nga momenti kur u shpall në kërkim.

Pritet që brenda dy ditëve të ardhshme ai të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda, për t’u njohur me masën e sigurisë së dhënë në mungesë, “arrest në burg”.

Kosovari dhe kuksiani hetohen për përkrahje të autorit të krimit.

 

Vladimir Gjutaj do kërcënonte edhe mbështetësit e kandidatit të majtë Hasan Halilaj

Burime të policisë thanë se Vladimir Gjutës i është gjetur me vete edhe një copë letër, ku kishte të shënuar disa emra. Dhe sipas verifikimeve të kryera rezultoi se personat ishin pjesë e stafit të kandidatit të majtë PS-LSI për bashkinë e Kukësit, Hasan Halilit.

Kjo listë dyshohet se mbahej për të kërcënuar mbështetësit e kandidatit të majtë për bashkinë në prag të ditës së zgjedhjeve dhe lëvizja e Vladimir Gjutës në rrugë, edhe pse me rrezik për arrestim, bëhej për këtë qëllim.

Gjithsesi do të jenë hetimet e mëtejshme që do të zbardhin nëse Gjuta do aktivizohej pikërisht me qëllim shantazhin për zgjedhjet lokale, në favor të opozitës./DITA

June 18, 2015 22:05
Komento

26 Komente

  1. lato June 18, 17:49

    Tani ngjitjani leshte me implikacion malokut gangster

    Reply to this comment
    • tarrasi June 18, 20:26

      Tani do haj kollodokun e dajes per mgjes drek dark dhe sodomos gjithe naten.

      Hajt mo se ju e keni vithet e forta mbani shume .. per hajer ju qofte.

      Reply to this comment
  2. Pilo Lala June 18, 17:50

    Edhe Gjutaj edhe Brecani kane dale ne foto, ose i ka bere foto ndonje grua.
    Keta qe i rrahin grate 5 here ne dite…..
    Tani do haje buke me sallam ne Burg, mbaroi kura me barishte ne Malet e Kukesit.

    Reply to this comment
  3. Toni June 18, 17:54

    vladimir gjutaj mik per koke i familjes flamur noka,kudo ne Kukes shikoje kete fytyre te degjenerume me anadollakun flamur noka..

    Reply to this comment
  4. ARGITA June 18, 17:56

    TAHIR ATA QE DO I KAP TI ????

    Reply to this comment
  5. malet June 18, 17:59

    DIKUR THONIN UN TE VRAS DHE SHKOJ NE MAL,, UN KAM MAL,TI KE MAL,,, NE FAKT NE DURRES DHE TIRAN NUK KA MALE SI ATO,,,,

    Reply to this comment
  6. labi June 18, 18:05

    koke raçka malok muti te kalbet ne burge ,

    Reply to this comment
  7. arben June 18, 18:19

    po arsyeja se pse e sulmoi familjen e ministrit dihet gje? Keta halabake duhet te kalben ne biruce.

    Reply to this comment
  8. fshatari. pafshat June 18, 18:33

    Si b.q. duket ne foto. Burgu do ta provoje.

    Reply to this comment
  9. Mark uk June 18, 18:56

    labi:o lab me gjys opinge se fyen verioret more idiot.

    Reply to this comment
    • Zhelefina June 18, 19:46

      Maloke ka Shqiperia,si ne Veri,ashtu edhe ne Jug,por je ti,qe po i fyen verioret, qofshin apo jo malesore,duke i bere te gjithe si veten tende , more Mark Ujku.

      Reply to this comment
    • Has tan June 18, 21:59

      Pse mor toç, ekskluzivitetin e maleve keni ju?? Keni 25 vjet na çani trapin nuk beni dot dallimin midis malesorit dhe malokut (korrakut)

      Reply to this comment
  10. I.Troplini June 18, 18:58

    Punet e mira, duan durim dhe vendosmeri. Vendosja e rendit dhe kontrolli i territorit, si detyrim kushtetues per qeverine, nuk mund te vinin sot per neser, pas gjithe atij bastardimi qe iu be kesaj Republike nga injorantet si Muli nga Shishtaveci.
    Edhe “cubat” e “trimat” e kontigjentit kriminal, e kane kuptuar tashme, se iku koha e grupit CIFTELIJA dhe e ndarjes se parase dhe plackes se vjedhur. Edhe ata e kane kuptuar, se iku koha e filmave me te forte dhe atyre qe trashin zerin dhe iu hapet rruga. Eshte koha e kthimit ne normalitet.
    E njejta vendosmeri, i duhet uruar vetvetes, kur vjen tek vrasjet dhe plagosjet per hakmarrje,,,tek ngujimi i turpshem i femijeve dhe drama sociale e familjeve te perfshira ne te.
    Nuk ka cuba e trima, kur shteti eshte ne lartesine e detyres. Ata qe nuk duan ta degjojne nje gje te tille,,,,,iu duhet ta ndjejne ne kurrizin e tyre, per te mesuar se SHTETI E KAP LEPURIN ME QERRE. Ata qe kane perjetuar kohen e monizmit, dine te tregojne se vendosja e rendit, nuk eshte nje gje e panjohur per shoqerine shqiptare.

    Reply to this comment
  11. Barist ne Vicitol June 18, 19:53

    Tani eshte rradha e Shkerdhenit dhe e babait te tij Adolf Bisha.

    Reply to this comment
  12. LABI June 18, 23:29

    Po per Bashen dhe Berishen, a do te jape Lu-ja urdherin suprem te “DEKRIMINALIZIMIT”?
    A thua te kete frike? Apo I ka miq te mikut amerikane????????

    Reply to this comment
  13. petrika June 18, 23:59

    Edhe radha e Shkerdhenit Arqites dhe Sali kriminelit do te vije shume shpejt mbas shtatorit me reformen ne drejtesi.

    Reply to this comment
  14. mushkonja June 19, 06:06

    ka ba qef ky kriminel ne kohen e flamur nokes ky ka qene keshilltari i tij per tritolin dhe bodigardi i saliut ne thojza hidh tritol se te paguaj une hahahahahahahah

    Reply to this comment
  15. Lul June 19, 07:17

    Ky eshte Kamorra i Mul Ndokes…po ti shterngohen hekurat mire do ta tregoj se nga kush erdhi ideja….

    Reply to this comment
  16. Lluka June 19, 07:37

    Shume zhurme per asgje !Vladimir Gjuta do te lirohet se shpejti si edhe kriminelet e tjere me pagese.Keta jane kaçaket e maleve qe rriti dhe edukoi partia me kryekrimin Sali Berisha ne krye.A thua te jete trajnuar jashte shtetit kjo fytyre ku perveç krimit nuk pasqyron asgje tjeter.Ndonje dite me diell do na komentoje si kolegu i tij Mark Ujku ketu ne kete faqe per krimet e lavdishme te udheheqesit te tyre shpirteror kryekrimit shqipetar Sali Rom Berisha!

    Reply to this comment
  17. ajka June 19, 08:23

    Bravo çuna.Bravo policia e shtetit .Bravo çunat e Tahirit.Bravo çunat e Shqipërisë

    Reply to this comment
  18. Mark uk June 19, 08:25

    zhelefene:Pse nuk perdor emrin tuaj.Se pa emer nuk ju kane lene kur ke lindur.Ju ndoshta nuk dini emrin e babajt tuaj e kjo nuk ju fajson ju.

    Reply to this comment
  19. astrit hoxha June 19, 09:27

    mark uk me mire te ma keshe .apo ta keme o klyshe serbi

    Reply to this comment
  20. emigranti June 19, 10:11

    Ministri Tahiri duhet dekoruar me titullin me te larte qe jep shteti Shqiptar dhe Policia shqiptare.mendoj se duhet te shperblehet per mundin dhe rrezikun qe kane keto aksione,
    Shqipria duhet njehere dhe pergjithmone te clirohet nga keto monstra.

    Reply to this comment
  21. mister June 19, 11:47

    po pse ve paruke cubi i maleve, na korrite burrat e malsise.

    Reply to this comment
  22. Kuksi June 21, 22:35

    Mos i shani Kuksin e Kuksianet….kush i shan kuksianet ja q… qeni motrat!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*