Tritoli te “Ekuador”, pranga autorit, zbulohet porositësi

July 8, 2015 09:35

Tritoli te “Ekuador”, pranga  autorit, zbulohet porositësi

Pas dy vitesh hetime, policia e Sarandës arrestoi personin e dyshuar që kishte vendosur tritol në diskon Ekuador, teksa është zbuluar edhe emri i porositësit.

Aleksandër Seferi, 23-vjeç, nga Qafë-Gjashta, është arrestuar si autor i shpërthimit në diskon “Ekuador”. Ngjarja ndodhi në shtator të vitit 2013 dhe fatmirësisht pa viktima.

I riu ka pranuar ngjarjen dhe ka rrëfyer emrin e porositësit të sulmit, që sipas tij është Edmond Abazi, 26 vjeç, nga Saranda.

Ky i fundit është arrestuar në Tirane për armëmbajtje pa leje, 6 ditë pas shpërthimit, ndërsa ka disa precedentë penalë për plagosje, armëmbajtje dhe eksploziv dhe po vuan dënimin me rreth 5 vite burg nga gjykata.

July 8, 2015 09:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin