Tritoli te farmacia e Tahirit, pushohet çështja ndaj Vladimir Gjutës dhe Baftjar Brukës

April 13, 2016 14:07

Tritoli te farmacia e Tahirit, pushohet çështja ndaj Vladimir Gjutës dhe Baftjar Brukës

Prokuroria ka pushuar dosjen e hetimit ndaj Vladimir Gjutës i arrestuar për tritolin tek farmacia e Bashkim Tahirit, babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Me anë të një letre drejtuar burgut të Elbasanit, prokuroria kërkon lirimin e menjëhershëm të Vladimir Gjutës.

Gjuta u arrestua në muajin qershor të vitit 2015 në një operacion të forcave speciale RENEA, ndërsa ministri i Brendshëm dhe policia shpesh herë janë shprehur se kishin shkatërruar një organizatë kriminale, por që pas hetimeve të zhvilluara nga prokuroria ka rezultuar se gjithçka ka qenë një bllof policor.

April 13, 2016 14:07