Tritoli te “Komuna e Parisit”, për hakmarrje

April 20, 2016 16:01

Tritoli te “Komuna e Parisit”, për hakmarrje

Vendosja e tritolit në dyqanin e dyerve të blinduara në kryeqytet mesnatën e së dielës, në Tirane, dyshohet se është bërë në shenjë hakmarrje ndaj një sherri mes djalit të pronarit, me një person me precedent të mëparshëm penale.

Burime nga grupi hetimor bëjne me dije se ky konflikt ka ndodhur disa javë përpara shpërthimit.

Sipas tyre, personi me të cilin është përplasur djali i pronarit të mobilierisë është pjesëtar i një grupi të njohur kriminal në vend.

Natën e shpërthimit ai ndodhej jashtë vendit. Por grupi hetimor dyshon se është ai, që e ka urdhëruar vendosjen e tritolit dhe është larguar jashtë për të patur alibi.

Tetë persona janë marrë në pyetje deri tani, por për asnjërin prej tyre nuk ka patur prova, që i implikojnë në këtë ngjarje.

Pjesa më e madhe e të shoqëruarve janë të njohur të dyshuarit kryesor, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimore.

Eksplozivi shpërtheu para dyqanit “Klamizo”, në rrugën “Emin Duraku”, në zonë e “Komunës së Parisit”, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, në makinën e bashkëpronares.

April 20, 2016 16:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*